Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kërkesa për shkarkim/Koni sfidon Nikollën: Po përgatitem për mandatin e dytë!

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Kërkesa për shkarkim/Koni sfidon Nikollën: Po përgatitem për mandatin e dytë!

Katër dekanë të fakulteteve të Tiranës, konkretisht Artur Sula, Edmond Rapti, Artan Hoxha, dhe Dhori Kule kanë kërkuar në një konferencë për shtyp shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Ky i fundit ka reaguar një ditë pas kësaj kërkese, duke iu drejtuar ministres së Arsimit me një letër të hapur, ku rreshton arsyet përse kjo kërkesë është e pavlefshme.

Jo vetëm kaq, por në mbyllje, Koni sfidon Nikollën dhe dekanët teksa shkruan se do jetë në detyrë deri në fund të mandatit të tij, ndërsa shton se po përgatitet për mandatin e dytë.

LETRA E HAPUR

U njoha nëpërmjet mediave, me letrën e 4(katër) dekanëve të katër fakulteteve të Universitetit të Tiranës, drejtuar Ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, znj.Lindita Nikolla, “Për fillimin e proçedurës disiplinore të shkarkimit të Rektorit të Universitetit të Tiranës”, dërguar që në datën 16 Tetor 2017.

Së pari, do të doja të isha njohur mbi këtë letër nëpërmjet Ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sportit, për më tepër që ajo paska disa muaj që i është dërguar. Dhe kështu do të kuptoja më mirë edhe arsyet se përse nga MASR-i vinin njëri pas tjetrit në Rektoratin e UT-së grupet e inspektimit, në mënyrën më të paligjshme, më arrogante, më shantazhuese dhe më intimiduese.

U përpoqa të gjeja midis paragrafëve të kësaj letre ndonjë gjë të vërtetë, por, fatmirësisht për mua, nuk kishte asgjë të tillë…. Kurse publikut të gjerë që e ka dëgjuar dhe që dëshirojnë të sjellin fëmijët e tyre për të studiuar në Universitetin e Tiranës, i them me bindje të plotë,… mos i dëgjoni… se asgjë nuk është e vërtetë.

Flasin kolegët e mi të nderuar për “përpjekjet e tyre të shumta, diskutimet e gjata apo edhe për një mori shkresash pafund”, me Rektorin e UT-së……sikur Rektori të zgjidhej prej tyre. Por jo të nderuar kolegë, …..Rektorin e zgjedhin pedagogët dhe studentët.

Flasin dekanët e nderuar “për konstatimin e shkeljeve të rënda dhe të vazhdueshme ligjore në veprimtarinë e Rektorit të UT”….por asgjë nuk është e vërtetë dhe asnjëri prej tyre nuk di të thotë se cilin ligj Rektori ka shkelur dhe cilin nen apo gërmë të tyre nuk ka zbatuar ashtu siç duhet Rektori.

A mundet ndonjëri prej tyre të tregojë konkretisht se cilën kompetencë që i jep ligji dhe të kujt autoriteti apo organi drejtues në institucion Rektori ka penguar për t’u zbatuar?

Flasin dekanët e nderuar për proçesin e akreditimit të institucionit…..

Po le t’i tregojmë opinionin publik se mbi cilën periudhë u akreditua Universiteti i Tiranës dhe cilët janë këta 4 dekanë të nderuar që sot kërkojnë shkarkimin e Rektorit:

Në fakt ata janë të gjithë ish-drejtuesit e Universitetit të Tiranës për periudhën që UT u akreditua. Konkretisht ata janë: ish-rektori i UT sot Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, ish-zv.Rektori i UT sot Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale, ish-zv.Rektori tjetër i UT sot zv.Ministër i Arsimit, ish-Drejtori Juridik në Rektorat, sot Dekan i Fakultetit të Drejtësisë.

Kjo tregon qartazi lidhjet dhe shpjegon arsyet se përse mbështesin kaq fort njëri- tjetrin.

Do të doja t’i drejtohesha me disa pyetje kolegëve të mi të nderuar:

Ku ishit ju kur ju informoja se ish-kancelari i UT po përdorte në shkresa zyrtare një vulë të paligjshme dhe jo me protokoll të institucionit?…por ju përkundrazi, i pranonit dhe i zbatonit ato shkresa.

Ku ishit ju kur pagat e punonjësve u kaluan në Thesarin e Shtetit me vulë të paligjshme?

Ku ishit ju kur në mënyrë të vazhdueshme ju kam bërë me dije për të gjitha shkeljet ligjore të ish-kancelarit dhe gjithashtu sot të administratorit të institucionit ?..përkundrazi i mbështesni ato.

Ku ishit ju kur ju kam kërkuar bashkëpunim dhe bashkërendim të punëve në institucion? …..përkundrazi, në mënyrën më arrogante i keni refuzuar ato.

Ku jeni ju kur ju njoftoj për mbledhje të Rektoratit dhe të Senatit Akademik? ….i bojkotoni ato dhe gjithmonë të gjithë bashkë…..

Të nderuar kolegë,

Edhe ju e dini shumë mirë se nuk është Rektori ai që ka bllokuar databazën e të dhënava të pedagogëve dhe të studentëve; nuk është Rektori arsyeja që prej gati një viti vonohet marrja e pagave në institucion; nuk është Rektori arsyeja që nuk ka sistem ngrohje -ftohje fakulteti i Drejtësisë; që nuk ka letër apo bojë kompjuteri, etj etj…që për herë të parë në historinë e institucionit, nuk u realizua buxheti i vitit 2017.

Të gjitha këto kanë vetëm një arsye, të mbrojnë ish-kancelarin, të mbrojnë sot administratorin dhe sigurisht, Bordin e Administrimit të institucionit dhe ta drejtojnë atë.

Por në fakt, ju të nderuar Dekanë nuk mbroni as ato, ju mbroni vetëm veten tuaj, mbroheni nga ato çfarë janë bërë në institucion në kohën kur ju e drejtonit atë.

Edhe ju e dini shumë mirë se unë nuk kam bërë asnjë gjë gabim, se unë nuk kam shkelur asnjë nen dhe asnjë gërmë të ligjit. Në rast të kundërt, sot nuk do të isha akoma Rektor i Universitetit të Tiranës.

Ju siguroj se do të vazhdoj të kërkoj nga organi i akuzës që të shqyrtoj çdo çështje për të cilën unë i jam drejtuar, në mënyrë që çdo kush që ka shkelur ligjin të dënohet dhe e drejta dhe ligji të triumfojë.

Ju siguroj se do të vazhdoj të jem Rektor i UT-së deri në përfundimin e mandatit tim të parë duke u përgatitur për mandatin tim të dytë.

Gjithashtu, ju siguroj se askush dhe për asnjë arsye nuk më ndal në rrugën time të së drejtës, sepse me vete kam ligjin dhe Zotin!

Tags: e dytëkërkesaKoniNikollënpër mandatinpër shkarkimPo përgatitemsfidon

TË LIDHURA

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet
Aktualitet

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

22:13 | 04/06/2025
Fituesit për vilat qeveritare: Vlora luksoze, Velipoja me traditë
Aktualitet

Fituesit për vilat qeveritare: Vlora luksoze, Velipoja me traditë

21:33 | 04/06/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ KAS vendos nesër për Kukësin
Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ KAS vendos nesër për Kukësin

21:29 | 04/06/2025
Next Post
Konfliktet/Greqia jep informacion: Me Shqipërinë i vëmë kapakun në Prill

Konfliktet/Greqia jep informacion: Me Shqipërinë i vëmë kapakun në Prill

FSHF thyen heshtjen, qëndrim zyrtar mbi çështjen “Skënderbeu”

FSHF thyen heshtjen, qëndrim zyrtar mbi çështjen “Skënderbeu”

Skualifikohet Suela Mëhilli, shkak një gabim…

Skualifikohet Suela Mëhilli, shkak një gabim...

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë
Bota

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë

by mirseda
23:00 | 04/06/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një...

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

22:56 | 04/06/2025
Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

22:34 | 04/06/2025
Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

22:32 | 04/06/2025
Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

22:13 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com