Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kërkesa e PS për shkarkim, Klement Zguri: Lojën politike ta zhvendosin gjetkë!

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Kërkesa e PS për shkarkim, Klement Zguri: Lojën politike ta zhvendosin gjetkë!

Partia Socialiste kërkoi sot shkarkimin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri pas debatit të javës së shkuar, ku PS kërkoi shkarkimin e kreut të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj.

Pas kësaj kërkese të bërë publike nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ardhur edhe reagimi i Zgurit.

Ky i fundit, në një prononcim për ‘Panorama’,  tha se e vërteta është e kundërta e asaj që pretendohet:

“Puna e KQZ-së për fat të mirë është në dritën e diellit. Nuk ka vetëm kronika lajmesh, por ka mbledhje, procesverbale, akte dhe vendime. Të gjitha publike. Të gjitha mund të konsultohen në çdo kohë nga çdo njeri. KQZ-ja nuk fsheh. KQZ-ja vetëm zbardh. Kështu që edhe në rastin konkret, e vërteta është krejt tjetër, është e kundërta e asaj që pretendohet. Por, në respekt të funksionit zyrtar që mbuloj, unë e kam të ndaluar të përfshihem në beteja, apo lojëra politike, ndaj nuk bëhem dot pjesë e debatit. Përgjigja ime mund të jetë vetëm zyrtare dhe vetëm drejtuar organit të emërtesës, sapo ai ta kërkojë këtë.

Nga ana tjetër, më duhet të tërheq vëmendjen publikisht: Sulmet ndaj KQZ-së, sidomos kur janë haptazi abuzive, në kundërshtim të plotë me ligjin dhe të motivuara nga interesa politike të palidhura me KQZ-në dhe zgjedhjet, dëmtojnë rëndë autoritetin dhe pavarësinë e KQZ-së, mbjellin frikë dhe pasiguri tek institucionet, cenojnë shtetin ligjor. Këto janë ankorat që mbajnë KQZ-së përballë tallazeve. Nuk ka parti politike që njeh dhe pranon rregullat e lojës, zgjedhjet e ndershme dhe shtetin ligjor, që mund të ketë vullnetin t’i këpusë këto ankora. Ndaj unë u bëj thirrje të gjitha palëve që lojën politike ta zhvendosin diku gjetkë, në ndonjë fushë ku interesit publik i bëjnë më pak dëm” tha kryetari i KQZ-së, Klement Zguri.

Tags: gjetkeKlement Zguriloja politiketa zhvendosinTaulant Balla

TË LIDHURA

Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Aksident fatal në aksin Bajram Curri–Bujan, humb jetën drejtuesi i automjetit
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Bajram Curri–Bujan, humb jetën drejtuesi i automjetit

21:03 | 23/02/2026
Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth
Aktualitet

Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth

20:28 | 23/02/2026
Next Post
Mësuesit në Radomirë punojnë me klasa kolektive, marrin mbështetjen e ministres Nikolla

Mësuesit në Radomirë punojnë me klasa kolektive, marrin mbështetjen e ministres Nikolla

Ventura: Të luajmë me zemër dhe do t’ia dalim

Ventura: Të luajmë me zemër dhe do t’ia dalim

Firmat e modës/Fitojnë miliarda duke skllavëruar gratë e Ballkanit

Firmat e modës/Fitojnë miliarda duke skllavëruar gratë e Ballkanit







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

by mirseda
22:49 | 23/02/2026
0

Një avion transporti mjekësor me shtatë persona në bord është rrëzuar në lindje të Indisë. Sipas raportimeve...

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com