Juventus nuk po kalon një moment të mirë në kampionat.
Megjithatë një rast i paprecedentë ka ndodhur në ndeshjen e fundit që bardhezinjtë zhvilluan ndaj skuadrës veroneze.
Drejtori sportiv i klubit, Fabio Paratici, ka zbritur nga tribunat për në dhomat e arbitrave në përfundimin e pjesës së parë. Sipas Gjykatës Sportive, drejtori i klubit i është drejtuar arbitrit me një gjuhë kërcënuese.
Në këtë pikë, gjykatësi sportiv e ka parë të arsyeshme ta ndëshkojë financiarisht Paraticin me një gjobë prej 150.000 eurosh.