Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kërcënimi i dyfishtë me të cilin përballet Perëndimi

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kërcënimi i dyfishtë me të cilin përballet Perëndimi

Nga Renaud Girard “Le Figaro”

Paris – Nga pikëpamja Perëndimore, muaji gusht 2017, do të mbahet mend për një valë të re të sulmeve terroriste në Evropë (në Spanjë dhe Finlandë), si dhe ringjalljen e problemit racor në Shtetet e Bashkuara. Ngjarjet e përgjakshme në Barcelonë, Turku dhe Charlottesville, përbëjnë një kujtesë brutale se prej një brezi, Perëndimi po përballet me një sfidë të dyfishtë.

Vendet kryesore perëndimore, po vuajnë nga mungesa e kohezionit të brendshëm, si dhe nga akumulimi i kontradiktave në politikën e jashtme.

Modeli i integrimit në vendet evropiane, ka funksionuar me sukses gjatë pjesës më të madhe të gjysmës së dytë të shekullit XX-të, me popullatat emigratore nga origjina të ndryshme, që u integruan me sukses në shoqëritë ku u vendosën.

Por pati një përjashtim të madh:ky model, nuk duket se zotëron mjetet e duhura për të integruar realisht popullatat myslimane.

Pse ndodh kështu? A mos për shkak të mungesës së një ndarje në Islam, mes politikës dhe fesë? Apo për shkak të refuzimit, që nga shekulli i XII-të, nga ana e islamikëve sunitë të të gjitha përpjekjeve për një interpretim kritik të teksteve të shenjta, pasojë e së cilës është zbatimi i rreptë i rregullave që sunduan jetën e Beduinëve të shekullit të VII-të në Gadishullin Arabik?

A po ndoshta ekzistojnë arsye të tjera? Ekzistenca e një hendeku fillestar kulturor që emigrantët duhet ta kapërcejnë, nuk është një shpjegim i kënaqshëm.

Hebrenjtë nga Perandoria Ruse, që emigruan në Francë ose në SHBA në fundin e shekullit XIX-të, qenë rritur në një qytetërim krejtësisht të ndryshëm, dhe megjithatë ata në fund u integruan në mënyrë perfekte në shoqëritë franceze dhe amerikane.

Ne i qasemi kësaj çështje, me supozimin po aq të drejtë, se emigrantët janë ata që duhet t’i përshtaten shoqërive që po u bashkohen, dhe jo anasjelltas. Ne harrojmë shpesh të marrim në konsideratë, se si u duket situata në vendet e destinacionit atyre që vijnë. Pa dyshim, shoqëritë tona evropiane bashkëkohore kanë shumë pak elementë që mund të fitojnë zemrat e myslimanëve të rinj.

Evropianët e moshuar, janë testamentet e gjalla të një qytetërimi të krishterë dikur në lulëzim, që sot mjerisht është braktisur nga gjeneratat e reja, të zhytura siç ata janë në një konsumizëm të furishëm.

Nëse je një mysliman i ri, dhe ndihesh keq në botën e qendrave tregtare, të Disney World, reality-shoë telelevizivë dhe zinxhirëve të ushqimit të shpejtë (fast-food) , dhe po kërkon një ide, çfarë mundësish ke?

Komunizmin? Ai dështoi. Krishterimin? Shumica e evropianëve e kanë braktisur atë. Ajo që mbetet, pa dyshim për ata që kanë pak njohuri kulturore, është Islami i fantazuar i Kalifëve të parë. Emigranti i ri mysliman udhëhiqet të mendojë, sikurse e shpall Vëllazëria Myslimane, se “Islami është zgjidhja”.

Zgjidhja për të gjitha problemet, të vetat dhe të shoqërisë përreth tij. Ligji i Sheriatit, shndërrohet në mënyrën e vetme të mundshme për të sunduar mbi njerëzit. Shoqëria duhet të kthehet tek zakonet e paraardhësve tanë të devotshëm (Salafët).

Makineria infernale është në lëvizje: Një xhihadist, është një salafit që vendos t’i përkushtohet përfundimin të tij logjik. Si mund ta shpjegohen ndryshe urrejtja e shfaqur në Barcelonë nga terroristët e rinj marokenë, të cilët Spanja i kishte pranuar me bujari?

Shoqërisë amerikane i mungon gjithashtu kohezioni. S’ka qenë kurrë më e përçarë nga sot. Të rinjtë e bardhë, janë duke u rebeluar hapur kundër kultit të pakicave, ekonomisë së globalizuar, institucioneve të tyre akademike dhe mediatike, që janë duke u përpjekur t’u imponohen.

Ata nuk mund të pranojnë më të jenë të përbuzur për atë që ata janë, dhe të fajësohen për atë që kanë bërë gjyshërit e tyre. Ata formojnë një bazë të tillë të fortë elektorale për Donald Trump, saqë askush nuk mund të pretendojë seriozisht se ai nuk mund të rizgjidhet dot në vitin 2020. Perëndimi po lufton betejën e gabuar.

Regjimet autoritare në mbarë botën, e shihnin dikur me indiferencë sistemin politik demokratik të Perëndimit. Tashmë ato e shohin atë me përbuzje. Nëse Xi Jinping, Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan ndajnë një mendësi, kjo për shkak se Perëndimi është i dobët, se nuk beson më në asgjë, dhe se mund të shembet në çdo moment si një shtëpi prej letre.

Në Pekin, Moskë dhe Ankara, udhëheqësit mendojnë se kohezioni evropian nuk do t’i rezistojë edhe për shumë kohë presionit të emigracionit, dhe se çështja racore po e dobëson shoqërinë amerikane në një mënyrë të pakthyeshme.

Për më tepër, përbuzja e tyre – e pajustifikuar duke pasur parasysh dobësitë e tyre – ushqen sjelljet kontradiktore perëndimore në politikën e jashtme. Kanë kaluar thuajse 16 vjet, qëkur Perëndimi dërgoi trupat e veta në Afganistan, për ta “rindërtuar” dhe “demokratizuar” atë.

Pa dobi. Në fjalimin e tij më 21 gusht, Presidenti Trump pranoi se përpjekja për “ndërtimin e kombit” afgan qe një dështim. Ai u përplas me të drejtë me Pakistanin, i cili merr me njërën dorë ndihmën e SHBA-së, ndërsa me tjetrën u ofron një strehë të sigurt Talibanëve.

Por Trump nuk tha asgjë mbi absurditetin e shikimit të amerikanëve teksa luftojnë pafundësisht kundër pashtunëve afganë, ndoshta duke respektuar të gjitha sakrificat që Perëndimi pranoi në luftën e tij në “Mbretërinë e Dyfytyrësisë”. Perëndimi u angazhua në luftra të kushtueshme në shkretëtirat e Hindu Kushit, Mesopotamisë dhe Sahelit. Luftërat që s’mund t’i fitojë kurrë, për shkak të mungesës së gatishmërisë për të përdorur nivelin e mizorisë së ekspeditave koloniale të shekullit XIX-të.
Që nga fillimi i mijëvjeçarit të ri, Perëndimi po zhvillon betejën e gabuar. Ai harroi të mbrojë popullsitë e veta kundër sulmeve të zjarrta nga jashtë, për t’u angazhuar më mirë në ekspeditat e fuqishme ushtarake në tokat e largëta, jo shumë ndryshe nga “misioni civilizues” të mbrojtur nga udhëheqësi francez i shekullit XIX-të, Jules Ferry.

Po çfarë do të thotë të mbrosh popullsinë tënde? Dy shembuj. Së pari, mbi tregtinë, Perëndimi është dëshmuar i paaftë për të bllokuar bastisjen teknologjike nga ana e Kinës. Vendet e vogla të BE-së, sapo bllokuan projektin e Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, për të frenuar investimet kineze tek kompanitë evropiane të teknologjisë së lartë.

Së dyti, mbi kulturën, Perëndimi ishte i paaftë për të ndalur depërtimin në Evropë të një ideologjie të tillë të rrezikshme si islamizmi radikal. Gabimi i madh i Perëndimit në këtë mijëvjeçar të ri, ka qenë besimi se asnjë dhunë nuk do të rezultonte nga lejimi i shumë kulturave të ndryshme dhe në të gjithë botën, duke adoptuar parimet politike të Perëndimit – ato që ai pretendon se janë “universale”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: Armiqtëbrenda dhe jashtekercenimi i dyfishtePerendimiRenaud Girard

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Veliaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve: Qendra sociale në çdo cep të Tiranës

Veliaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve: Qendra sociale në çdo cep të Tiranës

Alfred Naujocks, njeriu që filloi Luftën e Dytë Botërore

Alfred Naujocks, njeriu që filloi Luftën e Dytë Botërore

Histori të tmerrshme nga ishujt më misteriozë të botës

Histori të tmerrshme nga ishujt më misteriozë të botës

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

Miqësia Itali-Shqipëri në fokus: Takim kokë më kokë mes Melonit dhe Ramës në Tiranë
Aktualitet

Miqësia Itali-Shqipëri në fokus: Takim kokë më kokë mes Melonit dhe Ramës në Tiranë

by mirseda
23:03 | 15/05/2025
0

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, do të presë samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje që...

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Lagështira shkakton aksident, përmbyset makina në lëvizje

Lagështira shkakton aksident, përmbyset makina në lëvizje

22:36 | 15/05/2025
Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë

Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë

22:29 | 15/05/2025
Përplasja për votën e Ornaldo Rakipit, Klodiana Lala jep detaje

Përplasja për votën e Ornaldo Rakipit, Klodiana Lala jep detaje

22:27 | 15/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com