Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kërcënimi i Brexit ndaj unitetit evropian afatgjatë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kërcënimi i Brexit ndaj unitetit evropian afatgjatë

Brexit nuk ka gjetur ende ndonjë imitues në union. Kërcënimi i vërtetë për kohezionin e BE-së, i paraqitur nga votimi i Mbretërisë së Bashkuar për t’u larguar nga BE, ka gjithmonë më shumë gjasa të vijë me kalimin e kohës dhe jo menjëherë.

Referendumi Brexit, u parapri nga një proces i gjatë i distancimit politik midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, e cila e ka origjinën e vet  në vitet 1980 dhe fillimin e viteve 1990.

I njëjti proces, është duke ndodhur tashmë në disa vende të tjera evropiane, edhe pse për arsye të ndryshme. Euroskepticizmi ka qenë në rritje në Greqi – vend nën një gjendje depresioni të përhershëm, falë menaxhimit të krizës së eurozonës – dhe Italisë, ku ekonomia ka ecur shumë dobët, që nga bashkimi me monedhën e përbashkët.

I tërë sistemi politik në Itali, tani është duke u rebeluar. Matteo Renzi, ish-kryeministër dhe sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike të qendrës së majtë, kërkon që Bashkimi Evropian  të anulojë disa nga rregullat e saj fiskale. Silvio Berlusconi, një tjetër ish-kryeministër dhe kreu aktual i Forza Italia të qendrës së djathtë, kërkon një monedhë paralele. Të tjerët, po kërkojnë një referendum mbi anëtarësimin në euro apo edhe një tërheqje të plotë.

Polonia dhe Hungaria, të dyja të drejtuara nga qeveri ultra-të djathta, po ashtu janë distancuar nga rrjedha kryesore. Bashkimi Evropian ka nisur procedurat e sanksioneve kundër Polonisë, në shenjë proteste ndaj reformave që do ta linin kryesisht nën kontrollin e qeverisë sistemin gjyqësor në vend.

Polonia dhe Hungaria, refuzojnë ndërkohë të pranojnë pjesën e tyre të refugjatëve. Kur  dëgjon kryeministrin hungarez, Viktor Orban, njeriu pyet veten se edhe për sa kohë vendi i tij do të dëshirojë të qëndrojë në BE. Kur Hungaria të pushojë së qeni një përfituese neto e fondeve të BE-së, euroskepticizmi i saj nuk mundet dot të zbutet nga konsideratat financiare.

Pasi Britania të largohet, dhe të ndalojë së kontribuuari në buxhetin e BE-së, vlerësimi i përparësive dhe disavantazheve nga anëtarësimi në BE, veçanërisht nga vendet që nuk janë pjesë e eurozonës, do të ndryshojë. Mbretëria e Bashkuar, Italia, Greqia, Polonia dhe Hungaria, mund të kenë arsye të ndryshme për t’u zhgënjyer me BE-në, por një temë unifikuese është gjeometria e ndryshueshme – një koncept që u bë popullor në vitet 1990, dhe që tregon integrimin me shpejtësi të ndryshme.

Siç rezultoi më vonë, eurozona nuk është një klub brenda një klubi, sikurse menduan disa pro-evropianë në Mbretërinë e Bashkuar. Me kalimin e kohës, interesat ndryshojnë në shumë fusha. Brenda eurozonës, lëvizja e lirë e krahut të punës është e nevojshme, si një kompensim i pjesshëm ndaj pabarazive ekonomike.

Megjithatë, ajo që dihet brenda eurozonës, është se liria e lëvizjes konsiderohet në Britani si emigracion. Konfliktet e pashmangshme midis një eurozonë dominante, dhe periferive më të dobëta dhe të pakënaqura, do të bëhen më akute. Një tjetër arsye pse nuk ka një nxitim për daljen e Londrës nga unioni, është mungesa e qartësisë mbi Brexit.  

Ne ende nuk e dimë natyrën e saktë të marrëveshjes së daljes. Dhe as nuk mund të jemi të sigurt për ndikimin e saj ekonomik. Një tranzicion i gjatë, që çon në një marrëveshje tregtie gjithëpërfshirëse – skenari më i mundshëm – do të minimizonte kostot.

Nëse bëhet e qartë, që largimi nuk imponon domosdoshmërisht një krizë ekonomike, vendet e tjera mund të ndihen më pak të frenuara. Brexit, mund të vendosë një precedent për marrëveshjet e mëtejshme të daljes nga unioni, sipas nenit 50 të traktatit të Lisbonës, pasi një dalje nga BE-ja duket të shihet si një perspektivë më pak e frikshme. Ky vlerësim, padyshim do të jetë i ndryshëm, në rast se Brexit do të çonte në turbullira ekonomike.

Gjatë viteve të ardhshme, unë pres që Bashkimi Evropian të bëjë një tjetër përpjekje për të zhvendosur pushtetin nga niveli kombëtar në qendër në një numër fushash, veçanërisht qeverisjen e eurozonës, i nxitur nga agjenda e integrimit më të thellë e presidentit francez Emmanuel Macron, sesa nga Brexit.

Kam mjaft besim se Franca dhe Gjermania do të bien dakord mbi një reformë, por që do të bazohet shumë tek idetë gjermane për një mekanizëm më të fuqishëm të stabilitetit evropian, fondin e shpëtimit të eurozonës, dhe një mbikëqyrje më të rreptë të politikave fiskale kombëtare, e zbutur vetëm nga disa lëshime ndaj Parisit.

Shumë nga ata që kanë bërë thirrje për reforma në qeverisjen e eurozonës, do të mbeten të zhgënjyer. Ndryshimet mund të sjellin më pranë Francën dhe Gjermaninë në aspektin politik, por ato mund ta largojnë më tej Italinë.

Për sa i përket vendeve jo anëtare në eurozonë, s’do të habitesha nëse do të fillonin të vinin në pikëpyetje vlerën e një unioni, që ka të ngjarë të sjellë më pak përfitime materiale financiare në të ardhmen, dhe që diktohet kryesisht nga interesi i eurozonës. BE-ja nuk është e destinuar të shpërbëhet, por do të qe marrëzi të pohohej se Brexit nënkupton të kundërtën.

 Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: afatgjatëBrexitFinancial Timeskercenimiunitetit evropianWolfgang Munchau

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Flet Basha pas fitores: Dera e PD-së, e hapur për ata që humbën rrugën

Basha: Projekti i Ramës; PS+drogë+kriminelë+korrupsion

Vuçiç: Me Kosovën bisedojmë vetëm përmes BE-së

Vuçiç: Me Kosovën bisedojmë vetëm përmes BE-së

Reshjet e shiut shtyjnë Kroaci-Kosovë, UEFA: Lojtarët po luanin në “moçal”

Reshjet e shiut shtyjnë Kroaci-Kosovë, UEFA: Lojtarët po luanin në “moçal”

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Flamur Noka del nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!
Aktualitet

Flamur Noka del nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!

by mirseda
11:43 | 27/06/2025
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka dalë sot nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Në...

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit Kinë-Shqipëri në fushën olimpike

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit Kinë-Shqipëri në fushën olimpike

10:57 | 27/06/2025
Arjan Ndoj dëshmon në Gjykatën e Posaçme: Fillimisht na kanë q*lluar nga pas

Arjan Ndoj dëshmon në Gjykatën e Posaçme: Fillimisht na kanë q*lluar nga pas

10:54 | 27/06/2025
Hyri në e-mailin e 3 prokurorëve të SPAK, lihet në burg Zamblak Gjonaj: S’mora asgjë

Hyri në e-mailin e 3 prokurorëve të SPAK, lihet në burg Zamblak Gjonaj: S’mora asgjë

10:51 | 27/06/2025
Shitet dr*gë në Vlorë, arrestohet 58-vjeçari, mbante edhe a*më pa leje

Shitet dr*gë në Vlorë, arrestohet 58-vjeçari, mbante edhe a*më pa leje

10:25 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com