Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Keni parë shumë ëndrra të çuditshme kohët e fundit? Çfarë thonë shkencëtarët

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Keni parë shumë ëndrra të çuditshme kohët e fundit? Çfarë thonë shkencëtarët

“Natën e kaluar, unë pashë ëndrrën më të çuditshme të jetës time!”. Nëse kjo është fjalia e  përsëritur më shpesh gjatë pandemisë së koronavirusit, shkencëtarët e kanë një shpjegim për këtë. Sipas tyre ëndrrat e çuditshme, mund të jenë thelbësore për t’i ndihmuar njerëzit t’i përballojnë kohërat e vështira në jetë.

Studiuesit nga Universiteti Tafts në SHBA, thonë se vizionet e çuditshme gjatë gjumit na ndihmojnë në fakt që të përballojmë streset dhe tensionet e jetës kur jemi zgjuar. Ëndrrat e pazakonta, e bëjnë botën të duket më të ndërlikuar.

”Është çuditshmëria e tyre, ajo që u jep atyre funksionin e tyre biologjik”- shpjegon autori kryesor i studimit dr.Erik Hoel, asistent profesor i neuroshkencës në Universitetin Tafts. Zbulimi i këtij studimi, i shtohet provave në rritje se ne duhet të mos shqetësohemi edhe aq shumë kur përjetojmë makthe në gjumë, të cilat janë shtuar në fakt gjatë krizës shëndetësore aktuale.

Besohet se këto ëndrra përfaqësojnë nën-vetëdijen, dhe zbehin frikën në lidhje me bllokimet apo sëmurjen nga Covid-19. “Nuk ka asnjë dyshim se ekziston një numër i madh teorish se përse ëndërrojmë. Por unë doja të sillja në vëmendje një teori të ëndrrave që e merr shumë seriozisht ëndërrimin, dhe që thotë se përvoja e ëndrrave, është arsyeja se pse po ëndërrojmë”-thotë Hoel.

Ai e ka quajtur këtë dukuri “hipoteza e trurit të mbingarkuar”. Ajo është e ngjashme me teknikat e inteligjencës artificiale, që përdoren për të trajnuar rrjete të thella nervore. Truri ynë, ashtu si kompjuterët, familjarizohet shumë me gjërat e jetës sonë të përditshme.

Dhe për ta kundërshtuar këtë familjaritet, krijon një imazh të çmendur të botës në ëndrrat që sheh.

“Nëse shihni teknikat që përdorin njerëzit në rregullimin e të mësuarit të thellë, ndodh shpesh që ato të kenë disa ngjashmëri të jashtëzakonshme me ëndrrat”-thotë ai. Tashmë është vërtetuar se mënyra më e mirë për të nxitur ëndrrat në lidhje me jetën reale, është të kryeni në mënyrë të përsëritur një detyrë të re.

Kur stërviteni shumë, shkaktohet pikërisht ky fenomeni, dhe truri juaj përpiqet të përgjithësohet duke krijuar ëndrra. Hoel argumenton se mund të provohet, se kjo është vërtet arsyeja së përse ne ëndërrojmë, me testet e sjelljes dhe privimin nga gjumi.

Në fillim të këtij viti, një studim me më shumë se 500 mjekë dhe infermierë në qytetin kinez të Vuhanit – epiqendra e pandemisë – zbuloi se mbi një e katërta kishin makthe të shpeshta gjatë gjumit. Makthet u shtuan edhe midis qytetarëve gjatë bllokimeve kombëtare, dhe ndesheshin më shpesh tek të rinjtë, gratë dhe ata që vuanin nga ankthi apo depresioni.

Ëndrrat e gjalla na ndihmojnë të përpunojmë emocionet e një dite më parë, thonë psikologët. Gjatë gjumit, ne organizojmë dhe skedojmë kujtimet e një dite më parë dhe u japim paksa riorganizim kujtimeve tona më të vjetra.

Këto lloj ëndrrash ndodhin kryesisht gjatë fazës REM  të gjumit, pak para se të zgjohemi, apo teksa ruajmë kujtimet tona më të fuqishme. Këto kujtime me ngarkesë emocionale, bëhen temë e ëndrrave tona.

Burimi i lajmit: https://www.studyfinds.org/why-do-we-have-weird-dreams/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: endrraShkencëtarëte cuditshme

TË LIDHURA

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës
Bota

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Bota

SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

19:46 | 07/02/2026
Milano proteston kundër Olimpiadës 2026: Fonde pa përfitim ekonomik
Bota

Milano proteston kundër Olimpiadës 2026: Fonde pa përfitim ekonomik

19:38 | 07/02/2026
Next Post
Rama takohet me Kurtin në Bruksel, ja për çfarë diskutuan

Rama takohet me Kurtin në Bruksel, ja për çfarë diskutuan

Nesho: Zyrtari shqiptar “non grata” nga SHBA, por u ul pranë motrës së Bush

Nesho: Zyrtari shqiptar “non grata” nga SHBA, por u ul pranë motrës së Bush

Video/ Juventus triumfon për herë të 14-të në Kupën e Italisë

Video/ Juventus triumfon për herë të 14-të në Kupën e Italisë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Komisioni Europian:Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut
Aktualitet

Komisioni Europian:Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut

by mirseda
15:20 | 09/02/2026
0

Bashkimi Europian ka dalë me një deklaratë të fortë lidhur me mbrojtjen që po i bën mazhoranca...

Nesër protesta kombëtare e PD, policia njofton planin e masave: Kufizim i qarkullimit në këto akse

Nesër protesta kombëtare e PD, policia njofton planin e masave: Kufizim i qarkullimit në këto akse

14:55 | 09/02/2026
Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

14:21 | 09/02/2026
Apeli i GJKKO konfirmon vendimin, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet me 1 vit burg

Apeli i GJKKO konfirmon vendimin, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet me 1 vit burg

13:47 | 09/02/2026
Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji

13:01 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com