Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Katër dhjetat e gjuhës dhe gjuhëtarët

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Katër dhjetat e gjuhës dhe gjuhëtarët

Nga: Ledi Shamku Shkreli

E njoh arsimin aq sa për të lexuar të dhëna krahasimtare e sidomos e njoh mirë procesin shkollor formues me gjuhë e kulturë, si këtu po edhe në Europë. Jetoj mes dy botësh shkollore, pra dij se ç’them.

Kjo maturë na dha qartas pasqyrën: 4 dhjeta në provimin e Gjuhë-Letërsisë karshi 362 dhjetave në matematikë. Dëgjova me kujdes çdo argument, çdo përdorim e shpërdorim politik, çdo hakërrim apo ankim pa analizë. (Testin e studiova, është korrekt).

Ndjesë, po e keni gabim! Të gjithë. Ky hendek mes gjuhës dhe matematikës ka vetëm një palë fajtorë: nuk është fajtore as Ministria e as Shkolla! Jo! Fajorët e vetëm jemi ne Gjuhëtarët. Pooo po! Ne! Gjuhëtarët i kanë qëndruar deri me sot krejt larg edukimit shkollor.

Me skeptrin e drejtshkrimit ne dore, të dashuruar si narcizë me granatikat e veta, shpërfillës e përbuzës ndaj çdo testimi gjuhësor në vite, kanë qëndruar, kemi qëndruar si Sfinksa hijerëndë e pa gojë në tryezat tona te studimit, pa i hedhur kurrë sytë nga shkolla, madje duke e torturuar shkollën! Jam nënë e tre nxënësve, dhe kam parë sesi Gramatika e Akademisë së Shkencave, e thjeshtuar në fare pak paragrafë, u është rrasur në tekste e programe nxënësve a thua se do të dalin të gjithë gjuhëtarë së andejmi.

Jemi shqetësuar vec a dini të shkruani me drejtshkrim, po nuk e kemi vrarë fare mendjen a e njihni dhe a e doni Shqipen. Kështu siç ua kemi bërë ne, kaq vetëm sa ju kemi lënë ne gjuhëtarët në rrugën e nxënies së Shqipes si kulturë e gjuhë, keni shumë të drejtë të mos e kuptoni e të mos e doni.

Ju kërkojmë ndjesë. Fajtorët e vetëm për këto 4 të vetme dhjeta në maturë janë gjuhëtarët.

Në emër të Institucionit tim, Akademisë së Studimeve Albanologjike, ju jap fjalën se ky është viti i fundit që gjuhëtarët e lenë shkollën vetëm. Do dimë t’ju bëjmë të dini e të doni. Keni pasionin tonë si premtim.

Shqipja? Do t’ju ndriçojë zemrat dhe mendjet. Dhe madje do të rrisë edhe më dhjetat e matematikës e të çdo lende tjetër. Gjithçka është gjuhë, edhe një formulë matematike, edhe një “Të dua”.
Shihemi shpejt me lajme të reja!

Tags: gjuhëtarëtledi shamkumaturantetprovimi

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Mozaiku antik 1700 vjeçar rikthehet në vendin e origjinës

Mozaiku antik 1700 vjeçar rikthehet në vendin e origjinës

Blinte me dollarë false, arrestohet organizatori i grupit prej katër personash (VIDEO)

Blinte me dollarë false, arrestohet organizatori i grupit prej katër personash (VIDEO)

Po të mos ishte Berisha, nuk do kishte as dilema për protestën

Po të mos ishte Berisha, nuk do kishte as dilema për protestën







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Ngjarja e pazakontë në Tiranë, gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave. Nis hetimi
Aktualitet

Ngjarja e pazakontë në Tiranë, gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave. Nis hetimi

by mirseda
13:26 | 09/04/2026
0

Një rast shqetësues është raportuar pasditen e djeshme në polici pas gjetjes në fshatin Lanabregas të 11...

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, kapet duke shitur armë! Në kërkim bashkëpunëtori

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, kapet duke shitur armë! Në kërkim bashkëpunëtori

13:24 | 09/04/2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

13:06 | 09/04/2026
Shpërndanin kokainë në zona të ndryshme, dy të arrestuar në Vlorë

Shpërndanin kokainë në zona të ndryshme, dy të arrestuar në Vlorë

13:04 | 09/04/2026
Mbledhja e Kolegjeve të Bashkuara, avokati Hasneziri: Arresti në burg duhet të jetë e fundit

Mbledhja e Kolegjeve të Bashkuara, avokati Hasneziri: Arresti në burg duhet të jetë e fundit

12:59 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com