Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Katër arsye pse Rama duhet të tërhiqet nga beteja e 30 qershorit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Katër arsye pse Rama duhet të tërhiqet nga beteja e 30 qershorit

Ferdinand Dervishi

Edhe për shkak të shtimit të flakëve dhe tymit të protestave të opozitës, përditë e tepër analistë apo njerëz që i kemi listuar si mendimtarë, të cilët duhen dëgjuar, apo lexuar, janë duke paralelizuar situatën aktuale me atë që çoi në ngjarjet e vitit 1997. Pas rreth 22 vitesh analize, reflektimi, nxënieje, pjekjeje… jemi duke shkuar drejt një regresi për Guinness, drejt, largqoftë, një përplasjeje civile, apo derivati të saj.

Aktualisht opozita ka djegur mandatet e deputetëve të saj dhe deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhjet vendore të 30 qershorit dhe duke vendosur një kusht të panegociueshëm, – largimin e Edi Ramës nga posti i Kryeministrit. Një kusht që nuk e zhbën as anulimi i datës së zgjedhjeve, as caktimi i një date të re.

Duke e justifikuar me kontekstin shqiptar, kreut të opozitës, Lulëzim Bashës – i cili është investim i familjes Berisha në krye të Partisë Demokratike – në prag të zgjedhjeve vendore i duhej të bënte një betejë të ngjashme. Është një betejë ekstreme, për jetë a vdekje, një betejë ku luhet me qarin, apo me të panjohurën. Kjo sepse në prag të zgjedhjeve vendore opozita nuk shihte ndonjë epërsi apo qoftë situatë në baraspeshë sa i përket shanseve për fitore. Pas 6 vitesh në pushtet Edi Rama paraqitej tepër i fortë dhe i sigurt në një fitore të radhës. Ai, jo vetëm që kishte mbajtur gjallë dhe të motivuar votuesit e majtë, të cilët, duam apo s’duam, janë më të shumtë në numër se ata të djathtë për shkak të një konteksti historik, por edhe ndihej komod, pasi kishte në duar, më shumë se të tjerët, atë mekaniznin e menaxhimit të fitores me anë të blerjes të votave, me anë të shantazhit e intimidimit, duke përdorur për këtë, qoftë administratën, qoftë të fortët apo qoftë krimin. Një mekanizëm i praktikuar në Shqipëri gjatë të paktën 5-6 zgjedhjeve të fundit për të cilin kanë përgjegjësi dhe kontribut të merituar të gjitha forcat kryesore politike shqiptare. E përmbledhur, Lulëzim Basha, drejtpërdrejt dhe në pozitat e një opozite shqiptare, i kishte të gjitha gjasat të korrte një tjetër humbje të madhe në zgjedhjet lokale. Një humbje që do ta dobësonte edhe më tepër dhe që, në zgjedhjet e përgjithshme, sigurisht do e çonte drejt një katastrofe, me gjasa edhe më të thellë. Ky do të ishte ai momenti kur këmba shkel në zgrip të greminës, ai fundi i padiskutueshëm dhe i pakthyeshëm politik, jo vetëm i Lulzim Bashës, por edhe i mbështetësve e mentorëve të tij.

E thjeshtë për tu kuptuar, kjo është në thelb situata që motivon apo edhe justifikon aksionin opozitar, që shqiptarët po shohin ti shtohen flakët e tymi ditë pas dite.

Sigurisht që në aparencë gjithçka shitet ne emër të parimeve të mëdha. Flitet për lidhjet e pushtetit me krimin, për vjedhje e blerje votash e të tjera, sikur vetë opozita nuk e njeh fare këtë historinë e vjedhjes e blerjes së votës, sikur ajo nuk është lidhur ndonjëherë me krimin, nisur nga batërdia zgjedhore e vitit 1996. Gjithsesi të djathtët kanë meritën se këtë radhë kanë bërë opozitë të fortë, madje me një stretegji të mirëmenduar. Sërish, nëse do të flasim në emër të evolucionit shoqëror dhe politik të shoqërisë shqiptare, opozita është në rregull.

Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama duket se e ndien apo vendos vetën në pozitën e një viktime që i kanë hyrë në hak. Ai mendon se opozita nuk mund të kërkojë “anulim loje” në kohën kur llogaritë e nxjerrin humbëse në zgjedhje. Po kështu atij mund ti vijë shumë inat se blerja e votës dhe përdorimi i të fortëve apo krimit në zgjedhje kapi atë me presh në duar, në një kohë që fenomeni edhe është prodhuar edhe është përdorur nga të gjithë bashkë.

Gjithsesi ai po vijon përballjen me opozitën me të gjitha bateritë e pushtetit, duke reklamuar se ka një mandat të dhënë nga populli, një pozicionim që mbështetet pothuaj njëzëri edhe nga ndërkombëtarët.

Në këtë pikë, për skenën e afërt 30 qershorit, imagjinata lartëson pamjen e dy deshëve gjigandë, të pozicionuar përballë njëri-tjetrit, për një përplasje brirësh epike e përfundimtare. Një përplasje që nuk dihet se kë do të nxjerrë fitues, pa llogaritur se në të tilla raste gjithmonë pasojat i kanë paguar shqiptarët e thjeshtë.

Por nëse opozita, edhe pse në një lojë aspak të pastër, po shkon drejt flakëve të 30 qershorit për shkak se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër për të faktorizuar veten përballë votës së qytetarëve, logjika thotë se tashmë i mbetet lojtarit tjetër, Kryeministrit Edi Rama, të gjejë me patjetër mundësinë e një zgjidhjeje politike. Përplasjen e 30 qershorit Edi Rama duhet ta shmangë për një varg shkaqesh.

Së pari, sepse ka përgjegjësinë e të zotit të shtëpisë. Historia ka treguar se në raste të konsumimit të ngjarjeve të mëdha e të dhimbshme, kopili në derë i ka mbetur të zotit të shtëpisë. Kështu, më 1997, kopili në derë i mbeti Sali Berishës, megjithë ankesat për rebelim të kuq, apo ndërhyrje të shërbimeve sekrete amerikane apo greke. Më 14 shtator 1998, pavarësisht dhunës së militantëve të Partisë Demokratike, kopili në derë i mbeti Fatos Nanos, që dha dorëheqjen. Më 21 janar 2011, pavarësisht se policët rrëzoheshin përtokë si fiq, të goditur me gurë 1 – kilogramësh, kopili në derë, apo vrasja e 4 të pafajshmëve, sërish i mbeti të zotit të shtëpisë, Sali Berishës…

Së dyti, sepse është duke rënë me të dyja këmbët në grackën e opozitës, apo saktësisht në grackën e Sali Berishës – mentorit të Lulzim Bashës. Sali Berisha u ka treguar shqiptarëve se nuk është as film me dashuri dhe as film me episode të këndshme. Sali Berisha është film me luftë. Vetëm duke e tërhequr Edi Ramën në lojën e dhunës, pra një lojë që ai e njeh dhe e bën më mirë, ka shumë të ngjarë që ai ta mundë. Tërheqja e një kundërshtari të fortë, apo edhe dominues, në një lojë që ti di ta bësh më mirë, tashmë është teori e provuar.

Së treti, sepse, përkundër opozitës, Edi Rama ka më tepër mundësi e zgjidhje. Ai edhe mund të dorëhiqet dhe më pas të menaxhojë fort situatën në postin e Kryetarit të Partisë Socialiste, të mbajë të karikuar mbështetësit dhe votuesit e majtë, të cilët historia i ka fiksuar në shumicë dhe të përgatisë një rikthim 360 gradësh, që në çdo rast do të ishte më dinjitoz.

Së fundmi, Edi Rama duhet të tërhiqet nga përplasja për t’ju treguar shqiptarëve se nuk ka asgjë të përbashkët me kolegët e tij të opozitës, të cilët “për pushtet i vënë flakën Shqipërisë”, se ai “përpara përplasjes me shumë të panjohura të 30 qershorit, po zgjedh interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

Tags: 30 qershoritbetejaduhetFerdinand Dervishikater arsyepse Ramatë tërhiqet

TË LIDHURA

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Moti/ Nesër, temperaturat në rritje

Moti/ Nesër, temperaturat në rritje

“Tahiri ka dosje komprometuese e materiale të rënda për Ramën”

"Përpara së të na vrasë të gjithëve"/ Noka thirrje për bashkim: Jemi tronditur

Atentati pranë autostradës/ Mbetet i plagosur anëtari i bandës dhe kunati i Lul Berishës

Atentati pranë autostradës/ Mbetet i plagosur anëtari i bandës dhe kunati i Lul Berishës

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025




TË FUNDIT

Cristiano Ronaldo shton një tjetër tripletë në karrierë
Sport

Cristiano Ronaldo shton një tjetër tripletë në karrierë

by mirseda
12:18 | 08/08/2025
0

Al Nassr shënoi një fitore bindëse 4-0 ndaj skuadrës portugeze Rio Ave në një ndeshje miqësore në...

Të gjitha rrugët e inceneratorit të çojnë tek Erion Veliaj

Të gjitha rrugët e inceneratorit të çojnë tek Erion Veliaj

12:15 | 08/08/2025
Starmer dënon vendimin e Izraelit: Të rishqyrtojë menjëherë planin për Gazën

Starmer dënon vendimin e Izraelit: Të rishqyrtojë menjëherë planin për Gazën

12:11 | 08/08/2025
Ilir Meta kërkoi lirinë, shtyhet për javën e ardhshme seanca, avokati: Do të lirohet

Ilir Meta kërkoi lirinë, shtyhet për javën e ardhshme seanca, avokati: Do të lirohet

11:06 | 08/08/2025
Masakër në Malin e Llogarasë, qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë. 4 prej tyre ngordhin, pjesa tjetër e frikësuar fshihet në pyll

Masakër në Malin e Llogarasë, qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë. 4 prej tyre ngordhin, pjesa tjetër e frikësuar fshihet në pyll

10:35 | 08/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com