Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kategoritë që do të marrin 3 mijë lekë, datat si do të bëhet shpërndarja

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kategoritë që do të marrin 3 mijë lekë, datat si do të bëhet shpërndarja

Pensioniste duke mbajtur rradhen, per te terhequr shperblimin prej pese mije lekesh, te akorduar nga qeveria me rastin e festave te fundvitit.

Qeveria miratoi një bonus prej 3 mijë lekësh të rinj për të gjithë pensionistët me rastin e festave të fundvitit, para të cilat u morën nga kursimet e shtetit. Këtë bonus do ta përfitojnë 663 000 pensionistë, të të gjitha kategorive, përfshi edhe ata që marrin pension invaliditeti apo ata që janë jetimë, etj.

“Ndonëse ky ishte një vit jo i lehtë, duke i shtuar kësaj pasojat dhe tragjedinë e tërmetit të 26 nëntorit e cila merr energji buxhetore, ne mbajtëm zotimin tonë për solidaritet me pensionistët duke akorduar edhe këtë vit siç është bërë traditë shpërblimet e fundvitit për këtë kategori. Ky bonus do të jepet në masën 3000 lekë për çdo pensionist dhe kategori tjetër qytetarësh që trajtohet me pensione të veçanta”, u shpreh ministrja e Financave, Anila Denaj.

Ajo bëri edhe kategorizimin e personave që përfitojnë nga shpërblimi i fundvitit. “Nga ky shpërblimi i parashikuar do të përfitojnë 663.227 qytetarë të tjerë me pensione të posaçme, nga të cilët: mbi 530.364 janë pensionistë në pension pleqërie, 67.754 janë në pension invaliditeti; 49.849 janë në pension familjar; mbi 13.260 persona të tjerë janë në trajtim financiar me pension social, pension apo trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm”, u shpreh ministrja Denaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado reagoi për shpërndarjen e bonusit për pensionistët. Ai tha se shpërndarja fillon sot në sportelet e Postës Shqiptare. “Zyrat Postare të shpërndarjes së pensioneve, duke filluar nga dita e mërkurë, datë 25.12.2019, pavarësisht se kjo datë është festë zyrtare, deri më 31.12.2019 do të kryejnë pagesat e pensioneve dhe shpërndarjen e shpërblimit të fundvitit 2019, sipas grafikut të mëposhtëm.

Në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 5 dhjetor; në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 6-9 dhjetor; në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 10-13 dhjetor; në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 14-26 dhjetor”, përfundoi ai.

Tags: festat e fundvititpensionepensionistë

TË LIDHURA

Skandali me infrastrukturën,3.8 miliardë euro për rrugët në 2024-2026,fondet në rekord, por cilësia
Aktualitet

Skandali me infrastrukturën,3.8 miliardë euro për rrugët në 2024-2026,fondet në rekord, por cilësia

09:19 | 25/02/2026
Shqipëria zgjohet nën pushtetin e mjegullës, vështirësi në qarkullimin e mjeteve
Moti

Shqipëria zgjohet nën pushtetin e mjegullës, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

08:45 | 25/02/2026
E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja
Aktualitet

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

21:57 | 24/02/2026
Next Post
Refuzimi i negociatave/ Rama sqaron arsyen pse KE i tha“JO” Shqipërisë

Mesazhi i kryeministrit Rama për Krishtlindje

Kush e do Edi Ramën armik të Kosovës

“Surprizat” e motit për ditën e sotme

“Surprizat” e motit për ditën e sotme







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Skandali me infrastrukturën,3.8 miliardë euro për rrugët në 2024-2026,fondet në rekord, por cilësia
Aktualitet

Skandali me infrastrukturën,3.8 miliardë euro për rrugët në 2024-2026,fondet në rekord, por cilësia

by mirseda
09:19 | 25/02/2026
0

Shqipëria ka investuar në infrastrukturën e transportit rrugor një shumë prej 370 miliardë lekësh, gati 3.8 miliardë...

Komandanti i KFOR-it: Nuk ka vendim për reduktim të trupave amerikane në Kosovë

Komandanti i KFOR-it: Nuk ka vendim për reduktim të trupave amerikane në Kosovë

09:13 | 25/02/2026
FOTO nga Dosja Epstein/ Stephen Hawking mes dy modeleve me bikini në Francë

FOTO nga Dosja Epstein/ Stephen Hawking mes dy modeleve me bikini në Francë

09:00 | 25/02/2026
Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

08:57 | 25/02/2026
Vdekje tragjike për turistin në Brazil, bie nga 40metra lartësi në një ujëvarë tek po bënte një foto

Vdekje tragjike për turistin në Brazil, bie nga 40metra lartësi në një ujëvarë tek po bënte një foto

08:53 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com