Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Katalonja, a ka Madridi një plan për parandalimin e pavarësisë?

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, TT
Katalonja, a ka Madridi një plan për parandalimin e pavarësisë?

Madrid – I gjendur përballë dilemës mes rrezikut të etiketimit si një diktator, apo përqeshjes nëse nuk vepron, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, zgjodhi qasjen e mëparshme ndaj referendumit të paligjshëm mbi pavarësinë e rajonit të Katalonjës, të planifikuar për më 1 tetor.

Ndërsa udhëheqësi konservator spanjoll, ka ligjin në anën e tij – referendumi s’ka mbështetje ligjore, pasi që të gjitha masat e ndërmarra nga qeveria dhe parlamenti lokal katalanas pro pavarësisë, janë pezulluar nga Gjykata Kushtetuese – ai rrezikon ndezjen e mëtejshme të ndjenjave nacionaliste në Katalonjë, dhe zhvendosjen e diskursit politik nga institucionet kombëtare dhe rajonale në rrugë.

Imazhet televizive të së mërkurës me Gardën e armatosur Civile që bastiste zyrat e qeverisë rajonale katalanase  dhe objekteve të tjera të lidhura me referendumin, duke arrestuar më shumë se një duzinë zyrtarësh, dhe konfiskuar gati 10 milionë fletëvotimi, nxitën protestat në formën e një lëvizje për pavarësi, që deri më tani ishin kryesisht paqësore.

Të enjten, Gjykata Kushtetuese vendosi gjoba ditore deri në 12.000 euro për anëtarët e bordit elektoral katalanas. Liderët separatistë dhe organizatat në terren, i nxorën shpejt katalanasit në rrugë për të mbrojtur institucionet e rajonit të tyre, dhe pasi demonstratat vazhduan deri në orët e vona të natës në të gjithë rajonin, protestuesit ishin të enjten të vendosur për një seri protestash më të gjata kundër autoriteteve spanjolle.

Mijëra protestues u mblodhën para gjykatave në Barcelonë, që po trajtojnë rastet kundër zyrtarëve katalanas. Dallimet midis Rajoy dhe presidentit rajonal katalan Carles Puigdemont, tanimë duket të jenë të pakapërcyeshme. “Referendumi nuk mund të mbahet më. Nuk ka qenë asnjëherë ligjor apo legjitim…tani është thjesht një fantazi e pamundur”- tha kryeministri të mërkurën.

Ai u kërkoi udhëheqësve separatistë katalanas të braktisin planet e tyre, duke paralajmëruar: “Hiqni dorë nga përshkallëzimi i radikalizmit dhe mosbindjes. Jeni ende në kohë për të parandaluar më të keqen!”. Përgjigja e Puigdemont ndaj arrestimeve, qe po aq sfiduese. “Më 1 tetor”- tha ai, “ne do të largohemi nga shtëpia, do të zhvillojmë një referendum, dhe vendosim vetë për fatin tonë”.

Udhëheqësi rajonal, tha se Spanja “ka pezulluar de facto vetëqeverisjen e Katalonjës, si dhe ka vënë në zbatim një gjendje të jashtëzakonshme”, në një kohë që ka denoncuar “qëndrimin totalitar dhe jodemokratik të shtetit spanjoll”.

Rreziku i përshkallëzimit të situatës

Si qeveria spanjolle dhe ajo rajonale katalanase, po lundrojnë në ujëra të panjohura, në mesin e një dinamike të rrezikshme, ku ato duket se po reagojnë në mënyrë instiktive ndaj veprimeve

të kundërshtarit të tyre, sesa sipas një plani të saktë veprimesh. Çështja kryesore do të jetë nëse Puigdemont do të shpallë pavarësinë e njëanshme të Katalonjës pas referendumit të 1 tetorit, dhe nëse ecën përpara më këtë plan, qoftë në rastin kur separatistët fitojnë, apo edhe nëse nuk do të mundin ta mbajnë dot referendumin- një skenar që zyrtarët spanjollët e përshkruajnë si të mundshëm, por që s’ka gjasa të ndodhë në realitet.

Një veprim i tillë, do ta detyronte kryeministrin Rajoy të marrë masa më të ashpra, duke forcuar më tej paqëndrueshmërinë e situatës. Zyrtarët spanjollë, që kanë shumëfishuar përpjekjet e fushatës së tyre mediatike ditët e fundit, duket se janë të shqetësuar se përplasja e ashpër me autoriteteve lokale, mund të shkaktojë një mobilizim të mbështetjes së pavarësinë së Katalonjës.

Në zgjedhjet rajonale të vitit 2015, forcat politike pro pavarësisë morën 48 për qind të votave, ndonëse sondazhet e fundit të opinionit, flasin për një rënie të lehtë të kësaj mbështetje. Megjithatë, qeveria spanjolle duket e gatshme ta marrë në sy atë rrezik.

Vendosmëria e Rajoy, për të shmangur referendumin ka mbështetje në nivelin kombëtar jo vetëm të Partisë së tij Popullore, por edhe socialistëve, si forca kryesore e opozitës, si dhe të liberalëve të “Ciudadanos”. Së bashku, këto forca përbëjnë tre të katërtat e Kongresit spanjoll.

Në mesin e publikut më të gjerë spanjoll, ka pak oreks për një referendum. Në sondazhin më të fundit të Qendrës për Hulumtime Sociologjike, vetëm 10 për qind e të anketuarve mbështetën idenë e lejimit të shkëputjes së rajonit, gjë që do të kërkonte ndryshime në Kushtetutë.

Lëvizja protestuese e ekstremit të majtë “Podemos”, dhe aleatët e saj në Katalonjë, të udhëhequr nga kryebashkiakja e Barcelonës Ada Colau, kanë denoncuar “represionin” e shtetit spanjoll ndaj autoriteteve katalanase, dhe kanë mbrojtur organizimin e një plebishiti për vetëvendosje, si e vetmja rrugëdalje nga kriza.

Ky pozicion, mund të flasë në favor të separatistëve në Katalonje. Megjithatë, zyrtarët spanjollë shpresojnë se ajo që ata e përshkruajnë si radikalizëm të lëvizjes për pavarësi, do të distancojë njerëzit e moderuar të klasës së mesme në këtë rajon. “Ajo çka nisi si një revolucion borgjez, po kthehet në një revolucion Bolshevik!”- tha një zyrtar i udhëheqjes së Partisë Popullore, duke argumentuar se mjaft njerëz në rajonin e pasur, kanë shumë për të humbur nëse gjërat do të dalin jashtë kontrollit.

Madridi filloi të joshë këtë segment të popullatës këtë javë, me zotin Rajoy që tha të mërkurën se është i hapur për dialog, nëse separatistët e moderojnë pozicionin e tyre, dhe madje mund të jetë i gatshëm të diskutojë mbi çështjen e “financimit” të rajonit. Ministri spanjoll i Ekonomisë, Luis de Guindos, u tha më herët gazetarëve, se prodhimi ekonomik katalanas do të pësonte një rënie prej 30 për qind, në rast se do të arrihej pavarësia.

Kriza aktuale, i ka rrënjët e saj tek marrëveshjet e bashkëfinancimit ndërmjet Madridit dhe Barcelonës. Në vitin 2012, paraardhësi i Puigdemont, Artur Mas, po përballej me skenarin e një kolapsi ekonomik, trazirave sociale dhe një peizazhi politik kaotik (sikurse ishte edhe vetë Rajoy). Ai kërkoi që Madridi të jepte më shumë fonde për rajonin, dhe refuzimi i qeverisë qëndrore, bëri që Mas të mbështeste fushatën për pavarësi.

Shmangia e katastrofës

Në biseda private, anëtarët e kabinetit qeveritar të Rajoy, përsërisin në mënyrë të përsëritur shembullin e rajonit bask, ku partitë nacionaliste që mbështesin të drejtën e vetëvendosjes, arrinin shpesh mbështetjen e më shumë se gjysmës së popullsisë, dhe megjithatë thirrjet për pavarësi hidheshin në fund poshtë, pa as edhe kompromisin më të vogël, nga ana e Madridit.

“Njëzet e pesë vjet më parë, ne të gjithë menduam se situata në rajonin bask nuk mund të zgjidhej”- tha një anëtar i kabinetit. Megjithatë, ky mund të jetë një shembull i rrezikshëm për nxjerrjen e leksioneve. Në rajonin Bask, Spanja po luftonte një organizatë terroriste, e cila vrau më shumë se 800 persona gjatë 5 dekadave të luftës ushtarake.

Gjakderdhja dëmtoi mbështetjen ndërkombëtare për kauzën baske, dhe nxiti shumicën e spanjollëve – duke përfshirë edhe vetë baskët kundër dhunës – të bëhen bashkë kundër grupit separatist. Ky nuk është rasti i Katalonjës, ku shumica e mbështetësve të pavarësisë, e kanë mbrojtur çështjen e tyre në një mënyrë strikte paqësore.

Qeveria lokale katalanase, po i përqendron përpjekjet e saj në kërkimin e mbështetjes ndërkombëtare. Deri më tani, Puigdemont, s’ka arritur të fitojë ndonjë përkrahje të jashtëzakonshme për kauzën e pavarësisë, por në Madrid po bien kambanat e alarmit, për shkak të rritjes së interesit të medias ndërkombëtare mbi atë që po ndodh në Katalonjë.

Të mërkurën, Miquel Iceta, kreu i socialistëve katalanas, i kërkoi Puigdemont të heqë dorë nga planet e tij për referendumin, dhe kërkoi si nga Madridi ashtu edhe Barcelona “të ndalojnë një përshkallëzim të situatës, që do të na çonte të gjithë drejt katastrofës”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Katalonjamadridiparandaliminpavarësisëplan

TË LIDHURA

Prej disa ditësh në reanimacion, ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
Kryesore

Prej disa ditësh në reanimacion, ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

12:48 | 20/10/2025
Mandati i Altin Dumanit drejt përfundimit, KLP miraton listën me katër kandidatë për kreun e ri SPAK
Aktualitet

Mandati i Altin Dumanit drejt përfundimit, KLP miraton listën me katër kandidatë për kreun e ri SPAK

10:57 | 20/10/2025
Panik në ajër, merr flakë bagazhi, avioni “Air China” bën ulje emergjente
Bota

Panik në ajër, merr flakë bagazhi, avioni “Air China” bën ulje emergjente

09:53 | 20/10/2025
Next Post
Vllaznia U-19/ Shpuza me akuza të rënda drejt trajnerit Zmijani

Vllaznia U-19/ Shpuza me akuza të rënda drejt trajnerit Zmijani

Rama nga SHBA: Shkoza s’përfaqëson asgjë. Banorët nuk e meritojnë të dëmshpërblehen (VIDEO)

Rama nga SHBA: Shkoza s’përfaqëson asgjë. Banorët nuk e meritojnë të dëmshpërblehen (VIDEO)

“Doktorin” nuk e ndalon këmba, zbret në Aragon

“Doktorin” nuk e ndalon këmba, zbret në Aragon







JU REKOMANDOJMË

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Arrestimi në Abu Dhabi i trafikantit shqiptar, Corriere: Altin Sinomati i përfshirë në atentat
Aktualitet

Arrestimi në Abu Dhabi i trafikantit shqiptar, Corriere: Altin Sinomati i përfshirë në atentat

by mirseda
14:07 | 20/10/2025
0

Altin Sinomati, shqiptar i shumëkërkuar nga autoritetet italiane, është arrestuar dhjetë ditë më parë në Abu Dhabi,...

Përjashtimi i Bardhit me 15 ditë nga punimet në Kuvend/ “Qëllimi, t’i mbyllin gojën opozitës”

Përjashtimi i Bardhit me 15 ditë nga punimet në Kuvend/ “Qëllimi, t’i mbyllin gojën opozitës”

13:23 | 20/10/2025
Dhunuan Klea Prengën, Gjykata e Tiranës shpall vendimin për motrat Berisha

Dhunuan Klea Prengën, Gjykata e Tiranës shpall vendimin për motrat Berisha

13:21 | 20/10/2025
Koçiu: Deri në 2027, qytetarët do të përdorin dokumentet në çdo vend të Evropës

Koçiu: Deri në 2027, qytetarët do të përdorin dokumentet në çdo vend të Evropës

13:11 | 20/10/2025
Pastrim parash dhe grup kriminal,GJKKO dënon vëllezërit Ramaj,ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrësit

Pastrim parash dhe grup kriminal,GJKKO dënon vëllezërit Ramaj,ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrësit

12:52 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com