Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

KAS i dha goditjen e fortë Bashës e Kryemadhit/ Meta: Asgjë nuk ka përfunduar!

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë
Meta thyen heshtjen zgjedhore: Të zbardhet vrasja në Elbasan, provat ishin aty

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka kërkuar transparencë me denoncimet për parregullsi në procesin zgjedhor të 25 prillit 2021. Reagimi i tij pason në kohën kur KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së PD-së dhe LSI-së për Gjirokastrën, për rivotim. Ankimimi i PD-LSI për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës ka nisur që prej 1 jave, kur partitë ankuese paraqitën argumentet dhe pretendimet e tyre. Në një qëndrim publik të shpërndarë në rrjetet sociale, presidenti Meta shprehet i shqetësuar, ndërsa pohon se një mori kallëzimesh penale janë tashmë të administruara në organet e Prokurorisë dhe të Policisë së Shtetit. Ai ka kërkuar që të gjitha këto denoncime për krime zgjedhore të zbardhen. Po sipas tij, të gjithë ata zyrtarë, të çdo niveli, të cilët kanë konsumuar krime zgjedhore, të përgjigjen përpara ligjit. Kreu i Shtetit, ripërsërit thirrjen që çdo votë të numërohet e rinumërohet me transparencë deri në fund, sipas Kodit Zgjedhor.

Statusi

Të dashur qytetarë të Republikës,
Më 25 prill 2021, të gjithë ju drejtuam kutive të votimit, për të zgjedhur, se cilët do të jenë përfaqësuesit tanë në Kuvendin e ri të Shqipërisë.

Përpos kësaj dite, që fatmirësisht shkoi e qetë dhe pa problematika serioze, të gjithë ne u bëmë dëshmitarë dhe përditë po shtohen dëshmitë publike dhe provat se, ky proces zgjedhor, ka patur problematika. Numri i krimeve zgjedhore u rrit ndjeshëm; ku blerja e votës u kthye në fenomen masiv; ku administrata, fondet publike, dhe asetet shtetërore u keqpërdorën nga pushtetmbajtësit për të favorizuar veten e tyre.

Një mori kallëzimesh penale, janë tashmë të administruara në organet e Prokurorisë dhe të Policisë së Shtetit, përpara, gjatë, por dhe aktualisht, pas ditës së votimit.
Të gjitha këto denoncime për krime zgjedhore duhet të zbardhen, pa vonesë dhe të gjithë ata zyrtarë, të çdo niveli, të cilët kanë konsumuar krime zgjedhore, apo vepra të tjera penale, që kanë cenuar standardet e procesit të 25 prillit dhe kanë shtrembëruar vullnetin e zgjedhësit, duhet të përgjigjen përpara ligjit.

Të gjithë qytetarët, duhet të vijojnë dhe t’i përgjigjen organeve të drejtësisë, me të dhëna, dëshmi dhe fakte, në mënyrë që drejtësia të funksionojë shpejt, për të zbardhur të vërtetën.
Kushdo, që ka konsumuar veprime të paligjshme, për të përfituar një mandat, duhet të ndëshkohet dhe nuk e meriton mandatin për në Kuvendin e Shqipërisë.
Çdo kandidat, që ka përfituar mandat përmes krimeve zgjedhore, nuk ka të drejtë të ulet në Kuvend dhe të përfaqësojë popullin shqiptar.
Procesi zgjedhor, konsiderohet i mbyllur vetëm atëherë kur edhe ankesa e fundit, të jetë shqyrtuar.

Më datë 4 maj 2021, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, miratoi me vendim, tabelat përmbledhëse për rezultatin e votimit për çdo zonë zgjedhore, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021.
Sipas Kodit Zgjedhor, këto rezultate nuk janë përfundimtare nëse subjektet zgjedhore paraqesin ankim kundër tyre.
Tashmë ndaj rezultatit të shpallur shumë subjekte zgjedhore kanë paraqitur dhe po ndjekin procedurat ankimore në organet respektive administrative në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ dhe ato gjyqësore, ndërkohë që, çështjet penale të hapura si rezultat i denoncimeve për krimet zgjedhore të konsumuara nga administrata publike dhe funksionarët e lartë drejtues, politikë ose jo, po ndiqen në organet respektive nga subjektet denoncuese të tyre.

Si Presidenti i Republikës, u bëj thirrje të gjitha institucioneve administrative dhe gjyqësore, që të shqyrtojnë me përgjegjshmëri dhe objektivitet të gjitha ankesat e parashtruara, pasi integriteti i këtij procesi ankimor, është po aq i rëndësishëm, sa dhe vet rezultati i shqyrtimit të këtyre ankesave.
Është tepër e rëndësishme, që çdo votë të numërohet e rinumërohet me transparencë deri në fund, sipas Kodit Zgjedhor.
Është e rëndësishme, që çdo fakt, e dhënë, material zgjedhor, të kqyret e verifikohet, me objektivitet dhe paanënësi.

Asgjë nuk ka përfunduar!
Kodi Zgjedhor, në nenin 167 të tij, e përcakton shumë qartë se KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, vetëm pasi të kenë përfunduar procedurat e ankimit, sipas këtij Kodi.
Deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar, jemi ende në periudhë zgjedhore dhe subjektet politike, përfaqësuesit e tyre duhet të dëshmojnë maturi dhe qetësi dhe të ndjekin nga afër proceset, që ata kanë ngritur.
Ky është një moment shumë i rëndësishëm, që organet e ngarkuara nga ligji duhet të përmbushin detyrat e tyre, në mënyrë të pandikuar, në respekt të Kushtetutës dhe të ligjit.
Ndërkohë, organet e drejtësisë penale, duhet t`i paraprijnë këtij procesi me rezultate konkrete, pasi në të kundërt, çfarë vlere do të kishte nëse ata lejojnë, që në ndenjëset e Kuvendit të ulen deputetë të zgjedhur, me vota të blera apo përmes një procesi të manipuluar!

Drejtësia duhet të funksionojë tani, për t’i shërbyer rivendosjes së besimit të shqiptarëve tek proceset zgjedhore!
Kjo është e rëndësishme për të gjithë ne!
Kjo është e rëndësishme për të ardhmen europiane të vendit!
Çdokush, që mbështet teorinë e faktit të kryer, duke shpërqëndruar vëmendjen nga proceset ankimore dhe hetimore penale në proces, është bashkëfajtor në cenimin e klimës së besimit ndërmjet palëve, në cenimin e standardeve të këtij procesi zgjedhor, para, gjatë dhe aktualisht!

Tags: KASlsiMetaPD

TË LIDHURA

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet
Aktualitet

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

22:13 | 04/06/2025
Fituesit për vilat qeveritare: Vlora luksoze, Velipoja me traditë
Aktualitet

Fituesit për vilat qeveritare: Vlora luksoze, Velipoja me traditë

21:33 | 04/06/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ KAS vendos nesër për Kukësin
Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ KAS vendos nesër për Kukësin

21:29 | 04/06/2025
Next Post
Shpërthim i fuqishëm në Tiranë/Gazetarja: Dritaret dhe dyert u drodhën

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë/Gazetarja: Dritaret dhe dyert u drodhën

Jordania kërcënon të dëbojë ambasadorin izraelit

Jordania kërcënon të dëbojë ambasadorin izraelit

Berisha: Rama e ka kthyer policinë në bandë, në 21 janar qëlloi garda

Sali Berisha shpallet “non grata” nga SHBA

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë
Bota

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë

by mirseda
23:00 | 04/06/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një...

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

22:56 | 04/06/2025
Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

22:34 | 04/06/2025
Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

22:32 | 04/06/2025
Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

22:13 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com