Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kartëmonedha 10 mijë lekëshe do të hidhet në qarkullim brenda qershorit

5 vjet ago
in Aktualitet
Kartëmonedha 10 mijë lekëshe do të hidhet në qarkullim brenda qershorit

Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim brenda gjysmës së parë të këtij viti kartëmonedhën e re të prerjes 10 000 lekë.

Në raportimin vjetor për Kuvendin e Shqipërisë, banka qendrore bën të ditur se po vazhdon procesin e rinovimit dhe përmirësimit të cilësisë së kartëmonedhave. Në këtë proces, risia kryesore është padyshim hedhja për herë të parë në qarkullim e prerjes 10 000 Lekë. Kjo është prerja më e madhe e parasë e përdorur ndonjëherë për monedhën shqiptare.

Banka e Shqipërisë e pati shpallur vendimin për të hedhur në qarkullim një prerje të tillë vitin e kaluar, ndërsa në informacionin e fundit zyrtar bën të ditur se kjo kartëmonedhë është prodhuar dhe pritet ardhja e saj në Shqipëri, së bashku edhe me serinë e re të prerjes 1000 Lekë. Deri tani, Banka e Shqipërisë nuk i ka bërë ende publikë elementët vizualë që do të jenë pjesë e kësaj prerjeje. Paralelisht, banka qendrore ka përfunduar procedurat e tenderimit dhe BSH-ja është në fazën e nënshkrimit të kontratave me kompanitë fituese për prodhimin e kartëmonedhave të prerjeve 500 lekë dhe 2000 lekë, të cilat mendohen të hidhen në qarkullim në fund të vitit 2021.

Në fund të vitit 2020, numri i kartëmonedhave në qarkullim ishte rreth 156 milionë, për një vlerë totale afërsisht 350 miliardë lekë. Në krahasim me vitin 2019, numri i kartëmonedhave në qarkullim është rritur me rreth 10.3%, ndërsa vlera e kartëmonedhave është rritur me pothuajse 15%. Struktura e parasë në qarkullim kryesohet nga kartëmonedhat me vlerë nominale 5000 Lekë dhe 2000 Lekë, që përbëjnë secila rreth 26% të totalit, të ndjekura nga prerja 1000 Lekë, me rreth 24% të numrit të përgjithshëm të tyre.

Vitin e kaluar Banka e Shqipërisë nisi përmirësimin e serive të kartëmonedhave, me qëllim forcimin e elementeve të sigurisë dhe dizajnit, praktikë e zakonshme për bankat qendrore, që përgjithësisht zbatohet çdo 15 deri në 20 vjet. Të gjitha prerjet e serisë aktuale të kartëmonedhave dhe monedhave shqiptare, përveç asaj 2000 Lekë janë miratuar në vitin 1995 dhe janë hedhur në qarkullim në vitin 1996. Ndërkohë, në vitin 2008, serisë iu shtua kartëmonedha 2000 Lekë.

Banka e Shqipërisë argumenton se në këto 20 vite kanë ndodhur ndryshime të vazhdueshme në teknologji, si për sa i përket elementeve të sigurisë që mund të dallohen nga publiku i gjerë pa përdorimin e makinerive të posaçme, ashtu edhe për sa i përket atyre që njihen nga makineritë e përpunimit dhe numërimit të kartëmonedhave./monitor/

Tags: Banka e ShqipërisëKartëmonedhamonedha

TË LIDHURA

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku

17:07 | 31/01/2026
Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi
Aktualitet

Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

17:03 | 31/01/2026
“Durrës/ Dhunë ndaj çiftit 55-vjeçar, nën hetim 44-vjeçari, 2 në kërkim”
Aktualitet

“Durrës/ Dhunë ndaj çiftit 55-vjeçar, nën hetim 44-vjeçari, 2 në kërkim”

16:31 | 31/01/2026
Next Post
Meta denoncon: Ka skenar për ndërhyrje në votimin elektronik në Tiranë

Meta: 25 prilli referendum kundër fuks-shtetit!

Biden: Brenda 3 javësh do të vaksinohen 90% e popullsisë në SHBA

A do të funksionojë “loja me 2 porta” e Xho Bajdenit ndaj Rusisë dhe Kinës?

Gjendje e rëndë mendore në Ministrinë e Arsimit

Artan Fuga: Ja kurthi më i madh për ne votuesit gjatë këtyre zgjedhjeve







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com