Protagonisti negativ i Liverpoolit në finalen e Champions League, Loris Karius vazhdon të përsërisë gabimet trashanike. Ai tashmë luan tek skuadra turke e Besiktas dhe në përballjen me Malmo të Europa League ka pësuar sërish një gol qesharak.
Ndeshja ishte e barabartë deri në minutën e 55’-të kur një harkim nga e djathtë do të fluturonte në ajër dhe mbi kokën e portierit gjerman për t’u ndalur në rrjetë. U mendua si blofi i radhës i portierit gjerman por pas pamjeve të ngadalësuara duket se topi është devijuar nga mbrojtësi Caner Erkin. Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-0 për suedezët e Malmo.