Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kardhiqi, tepsia dhe prioritetet e qeverisë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kardhiqi, tepsia dhe prioritetet e qeverisë

Nga: Klodian Tomorri

Politikat e zhvillimit ekonomik shenuan nje kulm te ri kete te premte teksa ministrja e Infrastrukturës deklaroi se qeveria po anulon prioritetet strategjike për t’i çuar paratë për prioritete momentale. Kjo është një risi e padëgjuar me pare ne fushën e politikave publike te zhvillimit. Por si gjithmonë Shqipëria është vendi i çudirave.

Ne gjashte vitet e saj ne pushtet, qeveria e Edi Rames ka financuar vetëm një investim te ri ne infrastrukturën rrugore, me paratë e buxhetit. Ai është aksi Kardhiq- Delvine. Te gjitha projektet e tjera kane qene investime te hapura nga qeveria e Sali Berishes, disa me financime te mbyllura, disa thuajse te përfunduara dhe te tjerat pjesërisht te përfunduara.

Rruga Kardhiq-Delvinë, është një aks strategjik për ekonominë dhe turizmin, jo vetem per zonen e bregut jugor te vendit, por për te gjithe ekonomine kombetare. Per kete arsye ky projekt ka qene gjithmonë i listuar si një nga investimet me strategjike te transportit rrugor, por deri dy vjet me pare i mbetur vetëm ne letër.

Ne vitin 2017, qeveria tentoi fillimisht ta perfshinte ne paketen e programit 1 miliarde euro te koncesioneve. Por me vone, ndryshoi mendim duke vendosur qe rrugen ta ndertoje me parate e buxhetit. Puna ne disa lote te rrugës nisi vitin e kaluar. Por pjesa me e rendesishme e segmentit, loti 7 për shkak edhe te veshtiresise me te madhe u la te prokurohej kete vit.

Tenderi u zhvillua ne qershor dhe ne te u paraqiten 6 oferta. Autoriteti Rrugor shpalli fituese oferten me çmimin me te larte dhe kjo ishte zanafilla e nje procesi me perplasje ligjore por edhe dyshime te forta. Vendimi i ARRSH-se u përmbys nga Komisioni i Prokurimit Publik, i cili shpalli fituese oferten me te ulet me 4 milione euro me pak se sa ajo e përzgjedhur nga ARSH.

Por edhe vendimi i Komisionit te Prokurimeve u hodh poshte. Kete here nga Ministria e Infrastruktures, e cila e anulloi tenderin. Sipas ministres Belinda Balluku tenderi është anuluar pasi qeverise i kane ndryshuar prioritetet dhe paratë do te përdoren ne një prioritet tjetër momental, por pa e zbuluar projektin misterioz.

Ne fakt i gjithë ky proces ngre jo pak pikëpyetje. Dy muaj me pare, saktësisht ne 29 qershor ministrja Belinda Balluku inspektoi personalisht punimet ne aksin Kardhiq Delvinë, ku konfirmoi mbështetjen e qeverise per kete projekt strategjik e madje u shpreh e bindur se ai do te përfundoje përpara afatit qe ishte viti 2021.

Në atë kohë fitues i tenderit 19 milionë euro te lotit 7 ishte ende ai qe kishte kishte përzgjedhur ARRSH. Por gjerat ndryshuan pak dite me vone kur KPP e përmbysi fituesin e tenderit. Me sa duket ketu nisen te ndryshojnë edhe prioritetet e Ministrisë se Infrastrukturës. Vetem dy muaj pasi premtoi perfundimin e saj para afatit, Ministria e Infrastruktures e anulloi tenderin duke bere qe rruga Kardhiq-Delvin, aksi qe shkurton distancen mes Tiranes dhe Sarandës me tre ore, te mbetet rrugëve.

Qytetet në jug, por edhe ekonomia kombëtare po paguajnë per kulisat dhe pazaret qe luhen ne zyrat e shtetit. Tepsia e madhe tashme në një dore ka sjelle luftën brenda llojit se kush do marr llokmën me te madhe. Dikur Edi Rama akuzonte Sali Berishen se i kishte lëne rrugët rrugëve. Por edhe një rruge te vetme qe nisi ne 6 vite vite ne pushtet nuk e bitisi dot.

Tags: Kardhiqiklodian tomorritepsia

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Next Post
Po punonte në ndërtim/ Ndërron jetë shqiptari në Itali

Po punonte në ndërtim/ Ndërron jetë shqiptari në Itali

“Fëmijët kërkojnë bukë”/ Merr fund skamja, “Fundjavë Ndryshe” strehon jetimët Poka (video)

"Fëmijët kërkojnë bukë"/ Merr fund skamja, "Fundjavë Ndryshe" strehon jetimët Poka (video)

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës

Basha në fatin e vetë







JU REKOMANDOJMË

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025




TË FUNDIT

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët
Politikë

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

by mirseda
22:54 | 09/10/2025
0

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj deklaroi se nuk përfaqëson opozitën në zgjedhje, por qytetarët dhe...

Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

22:43 | 09/10/2025
Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për bombardimin e një barke në Karaibe

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për bombardimin e një barke në Karaibe

22:28 | 09/10/2025
“Ende më komentojnë për Luizin!”/ Efi Dhedhes flet pas tre vitesh për Big Brother VIP

“Ende më komentojnë për Luizin!”/ Efi Dhedhes flet pas tre vitesh për Big Brother VIP

22:13 | 09/10/2025
Plan i Izraelit: çdo peng i liruar do të marrë shtëpi dhe 16 mijë euro

Plan i Izraelit: çdo peng i liruar do të marrë shtëpi dhe 16 mijë euro

22:09 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com