Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kardhiq-Delvinë, 4 milionë pikëpyetjet e një tenderi

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kardhiq-Delvinë, 4 milionë pikëpyetjet e një tenderi

Nga: Klodian Tomorri

Si mundet një institucion publik të paracaktojë fituesin e një tenderi, duke mbajtur në këmbë një mekanizëm pervers, që kufizon konkurrencën? Rrugët janë disa. Që nga hartimi i kritereve diskriminuese e deri tek kërcënimi i kompanive që të mos garojnë. Kur as këto nuk mjaftojnë, atëherë ka gjithmonë edhe një armë të fundit. Nëse në garë nuk fiton ai që duhet, tenderi anulohet.

Në 17 qershor të këtij viti, Autoriteti Rrugor Shqiptar zhvilloi procedurën e prokurimit, për investimin më të madh rrugor të parashikuar për këtë vit, atë për ndërtimin e lotit të 7 të rrugës Kardhiq-Delvin. Fondi limit i tenderit ishte parashikuar 2.33 miliardë lekë, ose 19.4 milionë euro pa përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Në garë morën pjesë 6 bashkime shoqërish, ofertat e të cilave varionin nga 15 milionë euro deri në 19 milionë euro.

Por çfarë ndodhi? ARRSH s’kualifikoi 5 ofertat më të ulëta me pretendimin se nuk plotësonin kriteret teknike dhe shpalli fituese në tender ofertën me çmimin më të lartë, përkatësisht atë të nje konsorciumi te përbëre nga tre kompani shqiptare dhe një italiane. Ky konsorcium kishte ofruar ta ndërtonte tunelin e Kardhiqit për një çmim prej 19 milionë euro pa përfshirë TVSH-në, ose plot 4 milionë euro më shumë se sa oferta më e ulët.

Vendimi i ARRSH ishte zanafilla e një procesi përplasjesh të forta ligjore, por edhe me pikëpyetje të mëdha. Ai u ankimua menjëherë nga kompanitë e tjera pjesëmarrëse në garë në Komisionin e Prokurimit Publik. Pas një procesi gati dy javor, Komisioni, i cili është edhe organi më i lartë vendimmarrës për procedurat e prokurimeve, gjeti se ARRSH kishte vepruar në kundërshtim me ligjin.

Komisioni i Prokurimeve ndryshoi fituesin, duke ja dhëne tenderin ofertës me te ulet, e cila e ulte faturën për taksapaguesit me 4 milionë euro. Por si asnjëherë më parë, ARRSH refuzoi për një muaj rresht të zbatonte vendimin e Komisionit të Prokurimeve Publike për të ndryshuar fituesin, edhe pse ky ishte detyrim ligjor. Çfarë e shtyn një institucion publik, që në kundërshtim me ligjin të mos zbatojë vendimin e një organi më të lartë në hierarki? Arsyet mund të jenë shumë. Ndoshta 4 milionë. Por nuk mbaron me kaq.

Pas refuzimit të ARRSH për të ndryshuar fituesin, në lojë ka hyrë edhe Ministria e Infrastrukturës. Përmes një akti, edhe ky i paprecedentë, Ministria ka udhëzuar Autoritetin Rrugor që të anullojë tenderin duke e shtyrë ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë për vitet në vijim me justifikimin se paratë për këtë vepër duhet të përdoren në projekte të tjera, me ecuri më të mirë realizimi.

Prej disa kohësh ARRSH, shpall fituese në tendera kompanitë që ofrojnë çmimet më të larta. Të njëjtën gjë bëri edhe me Unazën e Re të Tiranës, ku s’kualifikoi dy ofertat më të ulëta dhe shpalli fituese ofertën e tretë. Edhe kjo çështje ka përfunduar në KPP. Por tenderi i rrugës Kardhiq-Delvin është një rast i paprecedentë për shumë arsye.

Së pari, ndërtimi i kësaj vepre është parashikuar në buxhetin e shtetit, që në dhjetor të vitit të kaluar. Po në buxhet janë parashikuar edhe financimet përkatëse për vitin korrent dhe gjithë periudhën 24 mujore të ndërtimit të kësaj rrugë. Dhe kompetencën ligjore për të ndryshuar listën e investimeve dhe rishpërndarë fondet buxhetore e ka vetëm Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Është kjo Ministri, e cila ka tagrin ligjor por edhe ekspertizën për të vendosur se si përdoren më mirë paratë e buxhetit në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit. Por deri tani Ministria e Financave nuk ka bërë asnjë rishikim për buxhetin e vitit 2019.

Së dyti, bashkë me Unazën e re të Tiranës, këto ishin dy projektet më të mëdha të investimeve në infrastrukturën rrugor për këtë vit. Deri në fillim të muajit të kaluar, si ARRSH ashtu dhe Ministria e Infrastrukturës kanë vazhduar procedurat për realizimin e projektit, ndërsa vetëm një muaj më vonë vendosin ta anulojnë.

Por përtej gjithë pikëpyetjeve, mesazhi që përcjell anulimi i investimit më të madh rrugor për vitin 2019 është i qartë. Autoriteteve kontraktore nuk u pëlqejnë asnjëherë tenderat me garë. Dhe nëse situata u del nga kontrolli, ekziston gjithmonë mekanizmi pervers i anulimit. Kjo është arsyeja se pse rruga Kardhiq-Delvinë, prej vitesh e cilësuar si një nga akset më strategjike dhe me të domosdoshme kombëtare zvarritet pafund. Ose më saktë, këto janë katër milionë arsyet. Ndërsa pasojat për qytetarët janë të rënda. Që nga dekurajimi i konkurrencën në tendera e deri tek zvarritja e investimeve publike.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tags: Kardhiq–DelvinëMinistriarruga

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Avuj ujërash – U zbulua planeti me jetë?

Avuj ujërash - U zbulua planeti me jetë?

Noka përgënjeshtron deklaratën e Kryemadhit

Flamur Noka: Mirëpresim ndërkombëtarët por Rama duhet të largohet

‘Procesi për shkarkimin e Metës krijon risi për shtetin shqiptar, erdhi në kohën e duhur’

Ngjela ‘i përvishet’ Metës: S’është profesionist, prandaj gënjen!

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

12:25 | 17/09/2025




TË FUNDIT

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

by mirseda
14:52 | 22/09/2025
0

Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë pasur një performancë pozitive gjatë këtij viti. Sipas të dhënave...

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

14:50 | 22/09/2025
“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

14:46 | 22/09/2025
Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

14:42 | 22/09/2025
Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

14:35 | 22/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com