Një gjyshe shqiptare, 64-vjeçare, është arrestuar nga policia italiane me akuzën e trafikut të drogës.
“Nona” me iniciale V.H., kishte ndërtuar një laborator droge në dhomën e saj, ndërsa nga hetimet e para ajo konsiderohet si një nga kryesoret e trafikut të drogës në sheshin Jesi. As policët italianë nuk e kanë fshehur befasinë lidhur me aktivitetin e shqiptares.
Ata sekuestruan në dhomën e shqiptares më shumë se 60 gramë kokainë, me një vlerë prej 7 mijë euro në treg.
E moshuara kishte përdorur dhomën e saj për të fshehur aktivitetin që kryente, ndërsa kokaina iu gjet në doza të vogla e fshehur nën jastëk dhe e gatshme për t’u shitur.
64-vjeçarja jetonte me vajzën dhe dy nipërit e saj në Porte Vale, ndërsa shtëpia ishte gjatë gjithë kohës e frekuentuar.
Ajo ishte e ve, si dhe kishte marrë nënshtetësinë italiane prej vitesh.
Policia italiane ka njoftuar se gruaja ishte prej kohësh nën vëzhgimin e karabinierëve, ndërsa vajza dhe dy nipërit e saj nuk kishin lidhje me aktivitetin e saj.