Policia e Vlorës ka arrestuar një 26-vjeçar, të cilit i kanë gjetur në automjet 2 mina me sahat.
Në kuadër të operacionit “Packages”, Sektori për Krimet e Rënda dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP. Vlorë ka arrestuar flagrancë shtetasin Roberto Hodaj, banues në Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat policore në mjetin tip “Benz ML”, që përdorej prej tij i janë gjetur dy mina me sahat.
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës e cila përdorej prej tij, në lagjen “Rilindja”, në dhomën e gjumit iu gjetën nga policia 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 minat me sahat, lënda narkotike, mjeti dhe aparate celular.
Prej DVP.Vlorë dhe Prokurorisë Vlorë po vijon hetimi me metoda speciale dhe proaktive për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.