Një operacion i madh i policisë italianë ka shkatërruar një grup kriminal, duke kapur plot 5 tonë marijuanë që vinte nga Shqipëria.
Ndërkohë, në pranga janë vënë 25 persona, mes tyre 3 drejtues të bandës, pas punës së bërë në bashkëpunim të Guardia di Finanza të njësisë policore ekonomiko-financiare Catanzaro, me Shërbimin Qendror të Hetimeve Kriminale në Romë.
Nuk dihet nëse ka shqiptarë të arrestuar, ndërsa detaje të operacionit do të jepen gjatë një konference për shtyp e cila është planifikuar të mbahet në orën 09:45, nga zëvendës prokurori Giovanni Bombardieri.
Ky operacion i finalizuar me kapjen e 5 tonë marijuane vjen vetëm një ditë pasi në portin e Durrësit u kapën 613 kg kokainë, që vinte nga Kolumbia.