Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Kapacitet për 120 nxënës”, Rama inspekton konviktin e ri në Dibër

1 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë

Kryeministri Edi Rama pas një bashkëbisedimi që zhvilloi me fermerët, ka kryer këtë të shtunë, më 25 prill, një inspektim në konviktin e ri të shkollës së mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në Dibër, ku do të akomodohen 120 nxënës të cilët studiojnë në profile të ndryshme si Ekonomi Biznes, Teknologji Informacioni, Hoteleri Turizëm, Gjeologji Miniera.

Në këtë vizitë, Rama ishte i shoqëruar nga zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, tha se konvikti i ri ka një kapacitet prej 120 vendesh dhe ofron kushte moderne akomodimi, duke garantuar një balancë të mirë gjinore mes nxënësve.

“Kapaciteti është 120 nxënës, 60 çuna 60 goca. Këtë balancën gjinore e kemi shumë të mire në Dibër, si gjithmonë. Edhe nga 240 nxënësit që janë në shkollë, janë 122 djem dhe 118 vajza. Besoj se është një ndër shkollat e pakta profesionale që e kemi kaq të mirë këtë balancën gjinore.”, u shpreh ajo.

Zëvendësministrja bëri të ditur gjithashtu ngritjen e një qendre të re për të rinjtë, e cila funksionon si një hapësirë inovacioni dhe punësimi në distancë.

“Kemi krijuar këtë qendër këtu, e cila është e treta pas Tropojës dhe Kukësit për punësimin e të rinjve. I gjithë trajnimi dhe punësimi realizohet online. Aktualisht kemi 15 të rinj që kanë nisur punën prej një muaji dhe synojmë ta zhvillojmë më tej si një innovation hub për startup-et e vogla,” u shpreh Manjani.

Kjo qendër është pjesë e iniciativës “Digital Roots”, e mbështetur nga Startup Albania Agency, e cila lidh drejtëpërdrejtë të rinjtë me tregun global përmes trajnimeve praktike dhe punësimit në sektorin digjital. Zyra në Dibër synon të shndërrohet në një Creative Hub rajonal, duke mbështetur sipërmarrjen, zhvillimin e bizneseve të reja dhe ofrimin e shërbimeve digjitale për tregun vendas dhe ndërkombëtar.

Kryeministri pa nga afër edhe ambientet e brendshme të konviktit, përfshirë mjediset e gatimit, si dhe hapësirat e shërbimit, dhomat e akomodimit, si dhe ambiente të dedikuara për personelin kujdestar, të pajisura më së miri, me të gjitha kushtet e nevojshme.

“Kjo është kuzhina, ka zonja që kanë nga 30-40 vite që punojnë këtu. Këtu janë pajisjet, të cilat janë shumë moderne. Këtu është infermieria, zyra, ka shumë ambiente shërbimi. Sipër do ngjitemi te dhomat e konviktit. Dhomat janë pajisura shumë mirë në të gjitha komoditetet. Këtu janë zyrat e kujdestareve, të kompletuara.”, tregoi Manjani.

Shkolla e Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti” ofron një gamë të gjerë profilesh, duke përfshirë ekonomi-biznes, teknologji informacioni dhe komunikimi, hoteleri-turizëm dhe gjeologji-miniera. Ajo bashkëpunon me 36 biznese dhe rreth 95% e nxënësve zhvillojnë praktikat profesionale pranë tyre, duke forcuar lidhjen mes arsimit dhe tregut të punës. Gjithashtu, shkolla është pjesë e sistemit dual dhe projekteve ndërkombëtare, përfshirë bashkëpunimin me partnerë zviceranë në fushën e hoteleri-turizmit, një profil me interes në rritje për të rinjtë dhe bizneset lokale.

Gjatë vizitës, Rama u interesua edhe për përfundimin e konvikteve të tjera në zonë, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të investimeve për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në arsimin profesional.

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Mes bisedimeve për paqe, Irani kërcënon SHBA-të me përgjigje ushtarake për bllokadën detare

“I dashur armik i derbit”, Tirana dhe Partizani rikthehen për të dhuruar emocione

Elbasani-Vllaznia/ Superndeshja e kreut nuk ka favoritë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com