Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar pasi Tom Doshi dhe partia e tij PSD paraqiti në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 25 Prillit.
Kim u shpreh se kryeministri Edi Rama i ka thënë se e ka përjashtuar Doshin nga Partia Socialiste, dhe se ai nuk do të ketë ndonjë rol në formimin e qeverisë.
“Më lejoni t’i jap fund spekulimeve: Kryeministri Edi Rama dhe unë kemi mirëkuptim se çfarë do të thotë emërimi. Në fakt, Kryeministri më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që ai formon,”- shkruan Kim në rrjetin social, Twitter.
Let me end the speculation: PM @ediramaal & I have a clear understanding of what this designation means. In fact, the PM reminded me that he had personally expelled this person from the Socialist Party. He emphasized that this person would have no role in any government he forms. https://t.co/KmfEECp0Gv
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 11, 2021
Disa ditë më parë, ambasadorja Kim kërkoi që Tom Doshi të mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, pasi është shpallur ‘non grata’ nga SHBA vitin 2018, dhe nuk i lejohet hyrja në terrtorin amerikan.
Përmes deklaratave publike, Kim u ka kërkuar partive politike që të marrin përgjegjësi dhe të ndalojnë garimin e personave me rekorde kriminale në zgjedhje.