Kanceri i gjirit, e ka kapërcyer tashmë kancerin e mushkërive si sëmundja tumorale më e diagnostikuar në botë, dhe konsiderohet si shkaku kryesor i vdekjeve të grave në shumë vende të botës. Ndërsa gjenetika sigurisht që mund të ndikojë në rritjen e rrezikun nga kjo sëmundje, për shumicën e grave faktorët e jetesës, si alkooli dhe mbipesha, janë faktorët më përcaktues në zhvillimin e kancerit të gjirit.
Tani, dy studime të ndara, që të dyja të botuara në vitin 2020, e kanë identifikuar qumështin e lopës si një faktor tjetër të mundshëm të rrezikut për shfaqjen e kancerit të gjirit. Studimi i parë, që mori në shqyrtim 33.780 gra suedeze që nga viti 1997, zbuloi se rreth 300 mililitra qumësht lope në ditë (ekuivalenti i një kupe të madhe),e rriste me rreth 1/3 rrezikun e kancerit të gjirit, krahasuar me gratë që nuk pinin qumësht.
Studimi i dytë në SHBA, shqyrtoi rreth 52.795 gra gjatë një periudhe gati 8 vjeçare, duke zbuluar se gratë që pinin rreth 300 mililitra qumësht në ditë, kishin një rrezik 50 për qind më të lartë për t’u prekur nga kanceri i gjirit krahasuar me ato që pinin shumë pak qumësht.
Që të dyja studimet zbuluan se rreziku ishte kryesisht i kufizuar tek gratë pas menopauzës, të cilat prekeshin nga njëlloj kanceri i gjirit i stimuluar nga estrogjeni, i quajtur kancer i receptorëve të estrogjenit. Ndërkohë nuk u vu re ndonjë rritje e rrezikut të llojeve të tjera të kancerit të gjirit, që mbështeten në faktorë të tjerë të rritjes (si kanceri i gjirit HER2 pozitiv).
Por për shkak të modelit të tyre, studimet arritën në përfundimin se ekzistonte një lidhje midis konsumimit të qumështit dhe kancerit të gjirit, por ata nuk mund ta provonin nëse pirja e qumështit shkaktonte kancer.
Autorët e studimeve morën parasysh shkaqe të tjera të njohura të kancerit të gjirit që mund të kenë shpjeguar rezultatet e tyre, si mosha e gruas, kur ajo ka pasur periodat e saj të para, menopauzën, si dhe konsumimin e alkoolit. Por autorët e studimeve mund të shpërfillnin plotësisht të gjitha shpjegimet e tjera të mundshme për gjetjet e tyre.
Atëherë sa i rëndësishëm është qumështi si një shkak i këtij lloji të kancerit të gjirit?Për të kuptuar se përse qumështi i lopës mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit në receptorët estrogjen, është e rëndësishme të analizojmë disa studime biologjike, të cilat mund të na ndihmojnë të shohim se cilët mekanizma aktivizohen në trup.
Qumështi i lopës përmban natyrshëm stimulues për rritjen dhe ndarjen e qelizave. Këto stimulues veprojnë në trup duke ngritur nivelet e një faktori të rritjes të quajtur IGF1 (faktori i rritjes i ngjashëm me insulinën). Studimet tregojnë se tek njerëzit, janë këto nivele të ngritura të IGF1 që ndikojnë fuqimisht në rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit, gjë që mund të jetë arsyeja se përse pirja e qumështit lidhet me rrezik më të madh.
Interesantështë fakti që nënproduktet e qumështit (kosi dhe djathi), nuk e rrisnin rrezikun e kancerit të gjirit në asnjë prej studimeve të mëparshme. Kjo mund të shpjegohet me faktin se kosi dhe djathi nuk i rrisin nivelet e IGF1 në trup. Pra faktorët stimulues të IGF1 të pranishëm tek qumështi, humbasin gjatë prodhimit të djathit dhe kosit.
IGF1 nuk rrit në vetvete rrezikun e kancerit. Përkundrazi, aftësia e saj për të stimuluar rritjen e qelizave, zmadhohet shumë nga estrogjeni. Kjo mund të shpjegojë faktin se pse në tëdyja studimet, konsumi i lartë i qumështit e rrit rrezikun për kancerin e gjirit në receptorët të estrogjenit, por jo për llojet e tjera.
Ashtu si qumështi, ekzistojnë edhe shumë faktorë të tjerë që e shtojnë rrezikun për shfaqjen e kancer të gjirit. Obeziteti i rrit nivelet e IGF1 dhe estrogjenit tek gratë pas menopauzës. Periodat e para në adoleshencën e hershme, menopauza e vonë,dhe pirja e alkoolit, e rrisin kohëzgjatjen dhe sasinë e ekspozimit të qelizave të gjirit ndaj estrogjenit.
Ndërkohë, duhen marrë parasysh edhe shumë faktorë të tjerë. Kjo mund të ndihmojë në shpjegimin se pse për shembull Belgjika, Hol dhe Luksemburgu zënë 3 vendet kryesore në botë për rastet me kancerin të gjirit. Në Holandë, konsumi i qumështit të lopës është i lartë. Por ai nuk është veçanërisht i lartë në Belgjikë apo Luksemburg.
Dhe ndërsa normat e mbipeshës tek gratë në këto vende janë të larta, ato sigurisht që nuk janë më të lartat në botë. As konsumimi i alkoolit nuk është veçanërisht e lartë. Pra, ndoshta arsyeja është bashkimi i shumë faktorëve të rrezikut që ngre nivelet e estrogjenit dhe IGF1, dhe që kontribuon në shfaqjen veçanërisht të lartë të rasteve me kancerin e gjirit në vendet e Beneluksit.
Ndërkohë, është po aq e rëndësishme të merren parasysh faktorët mbrojtës. Aktiviteti fizik e ul rrezikun e kancerit të gjirit, dhe shton shanset e mbijetesës tek pacientët me kancerin e gjirit, dhe kjo lidhet me uljen e niveleve të IGF1. Edhe dieta mund të mbrojë gjithashtu nga nivelet e ngritura të estrogjenit dhe IGF1.
Disa ushqime përmbajnë substanca të quajtura fitoestrogjene, që bllokojnë veprimin e estrogjenit. Për shembull, vaji i ullirit ekstra i virgjër është një burim jashtëzakonisht i pasur. Kjo gjithashtu mund të shpjegojë pjesërisht arsyen pse gratë që kanë një dietë mesdhetare, që zakonisht nuk përfshin qumështin e lopës, janë më pak të rrezikuara të preken nga kanceri i gjirit.
Burimi i lajmit: https://theconversation.com/breast-cancer-is-milk-a-risk-factor-155253
Përshtatur nga TIRANA TODAY