Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kalifornia në gjendje emergjence

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kalifornia në gjendje emergjence

Zjarret në pjesën veriore të Kalifornisë kanë shkaktuar evakuimin e 180 mijë banorëve. Guvernatori Gavin Newsom ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së flakëve dhe prerjes së energjisë për miliona banorë, si masë parandalimi. Shumica e 180 mijë të evakuuarve janë nga distrikti Sonoma, në veri të San Fransiskos. Guvernatori Newsom tha të hënën se ekziston shpresa se do të fashitet era me shpejtësi tepër të larta. Rreth 3 mijë punonjës po përpiqen të fikin zjarret.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës Departamenti i Zjarrfikësve në Sonoma pati dërguar një paralajmërim për shtimin e aktivitetit të zjarreve, duke kërkuar evakuimin e menjëhershëm të banorëve nga zonat e rrezikuara. Urdhri për evakuim theksonte rrezikun e pashmangshëm për jetët e njerëzve ndaj kërkohej largimi i tyre sa më parë. Ndërkohë, miliona banorë të Kalifornisë po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa kompania shpërndarëse “Pacific Gas & Electric” vendosi të shtunën që të fillojë ndërprerjen e energjisë në një shkallë të gjerë.

Ndërprerja e energjisë ndikon afro 1 milion klientë ose 3 milion banorë, përfshi këtu qytetin San Françisko dhe rrafshnaltën Sierra. Gjatë muajit të kaluar kompania “Pacific Gas & Electric” ka ndërprerë energjinë elektrike për mijëra klientë në përpjekje për të ndaluar përhapjen e zjarreve. Kompania ndodhet drejt falimentimit për shkak të përgjegjësive lidhur me zjarret e mëdha të kohëve të fundit, përfshi atë të vitit të kaluar që shkaktoi 85 viktima në qytetin Paradise në pjesën veriore të Kalifornisë.

Parashikimet e motit flisnin për erëra të ngrohta të thata që në disa raste arrijnë deri në 112 kilometra në orë. Thuhet se erërat do të vazhdojnë deri të hënën në zonën e Gjirit të San Françiskos. Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar se erërat, që shpesh quhen Santa Ana ose Diablo, mund të arrijnë shpejtësi të mëdha.

“Situata e motit mund të jetë më e fuqishmja prej disa dekadash në Kaliforni. ‘Pacific Gas & Electric’ duhet të ndërpresë rrymën elektrike për shkaqe sigurie për disa orë para mbërritjes së erërave të rrezikshme.” Kompania shpërndarëse e energjisë tha se erërat e forta përbëjnë rrezik duke shkaktuar shkëndija tek linjat elektrike dhe përhapjen e shpejtë të zjarreve. /VOA

Tags: gjendje emergjenceguvernatoriKaliforniazjarret

TË LIDHURA

Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë
Bota

Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë

17:18 | 17/04/2026
Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit
Bota

Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

15:11 | 17/04/2026
Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve
Bota

Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve

10:46 | 17/04/2026
Next Post
“Kacifa jeton, ti na drejton”, E motra: Turp për qeverinë shqiptare!

“Kacifa jeton, ti na drejton”, E motra: Turp për qeverinë shqiptare!

Vajzë apo djalë? Fatma Methasani ndan me të gjithë lajmin e ëmbël

Vajzë apo djalë? Fatma Methasani ndan me të gjithë lajmin e ëmbël

Bëhet nostalgjike, Topalli mos jep sinjalet për rikthim në politikë?

Bëhet nostalgjike, Topalli mos jep sinjalet për rikthim në politikë?







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

E rëndë në Kosovë, 15-vjeçari rrëzohet papritur dhe humb jetën në sallën e edukimit fizik
Kosovo

E rëndë në Kosovë, 15-vjeçari rrëzohet papritur dhe humb jetën në sallën e edukimit fizik

by mirseda
18:13 | 17/04/2026
0

Një nxënës 15-vjeçar në Ferizaj ka humbur sot jetën, pasi është rrëzuar pa ndjenja në sallën e...

Protesta te Kryeministria, PD: Qytetarë nga rrethet i bashkohen tubimit, mobilizim masiv

Protesta te Kryeministria, PD: Qytetarë nga rrethet i bashkohen tubimit, mobilizim masiv

17:56 | 17/04/2026
A njihen Rogerti dhe Selin nga jashtë? E tregon bashkëshortja e banorit

A njihen Rogerti dhe Selin nga jashtë? E tregon bashkëshortja e banorit

17:54 | 17/04/2026
Greqi: I jepet lamtumira 19-vjeçares shqiptare që humbi jetën tragjikisht

Greqi: I jepet lamtumira 19-vjeçares shqiptare që humbi jetën tragjikisht

17:48 | 17/04/2026
Bllokoi rrugën për zjarrfikësen, shembet farmacia pranë pallatit që u përfshi nga flakët

Bllokoi rrugën për zjarrfikësen, shembet farmacia pranë pallatit që u përfshi nga flakët

17:45 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com