Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 23 Shtator

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 23 Shtator

23 Shtator 1939– Vdes “babai” i psikanalizës Sigmund Freud

Një konsumator i madh i purove, Frued tymoste mbi 20 të tilla në ditë, pavarësisht paralajmërimeve nga mjekët nga kolegët e tij. Për shkak të referencave të tij të shpeshta ndaj simbolizmit fallik, kolegët e sfiduan Freudin mbi formën “fallike” të puros. Freud supozohet të jetë përgjigjur: “Ndonjëherë një puro, është vetëm një puro”.
Ai u diagnostikua me një tumor në nufulla që në vitin 1923, dhe pavarësisht 30 operacioneve dhe komplikimeve që shkonin nga dhimbjet intensive, deri tek insektet që preknin qelizat e vdekura të lëkurës përreth tumorit, Freud vazhdoi të tymoste purot e tij derisa u nda nga jeta, pasi morfina që merrte për të lehtësuar dhimbjen, e çoi paraprakisht në një gjendje kome. Në shtatorin e vitit 1939, ai i kërkoi mjekut dhe mikut të tij Max Schur, që ta ndihmonte të vetëvritej.
Pas leximit të disa paragrafëve nga një libër i Balzakut, ai i tha, “Schur, mos harroni kontratën tonë, që të mos më lini në baltë kur të vinte koha. Tani nuk më ka mbetur gjë tjetër veç torturës”. Kur Schur pohoi se i kujtohej, Frojdi tha:”Ju faleminderit” dhe pastaj shtoi:“Bisedoni me Anën, dhe nëse ajo mendon se është e drejtë, atëherë mbaroje këtë punë”. Schur i injektoi 3 doza morfinë, dhe pas disa orësh Freud vdiq.

23 Shtator 1930 – Lindi këngëtari i famshëm Ray Charles

Ray Charles, i lindur si Ray Charles Robinson (23 shtator 1930 – 10 qershor 2004) ishte një muzikant dhe këngëtar i shquar amerikan. Ai qe pionier në zhanrin e muzikës soul gjatë viteve 1950, duke bashkuar ritmet e bluzit dhe xhazit në regjistrimet e tij të hershme për kompaninë diskografike “Atlantic Records”.  Ai gjithashtu ndihmoi në integrimin racor në vend gjatë viteve 1960, me suksesin e tij me albumet e realizuara nga “ABC Records”. Në vitin 2004, revista “Rolling Stone” e renditi Charles të 10-in në listen e saj të 100 artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

23 Shtator 1973 – Vdes shkrimtari nobelist kilian Pablo Neruda

Pasi Salvador Allende u zgjodh president, Neruda emërohet ambasador i Kilit në Francë (1970-1972). Neruda vdiq nga leuçemia në Santiago më 23 shtator të vitit 1973. Vdekja e tij ndoshta u përshpejtua nga vrasja e Allendes, dhe tragjeditë e shkaktuara nga grushti i gjeneralit Augusto Pinochet.
Pas vdekjes së Nerudës, shtëpië e tij në Valparaiso dhe Santiago u plaçkitën. Gjatë karrierës së tij të gjatë letrare, Neruda prodhoi më shumë se dyzet vëllime me poezi, përkthime dhe drama në vargje. Ai njihet si ndër poetët më të mëdhenj të shekullit të XX-të, ndërsa fitoi çmimin Nobel për letërsi në vitin 1971.
Ky vendim erdhi mes debatesh, pasi disa nga anëtarët e komisionit nuk e kishin harruar ende lavdërimin që Neruda i kishte bërë dikur diktaturës staliniste në Bashkimin Sovjetik. Por përkthyesi i tij suedez, Artur Lundkvist, bëri çmos që shkrimtari i talenduar kilian të merrte çmimin e lakmuar prej tij prej kohësh.

23 Shtator 1987– Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale

Senatori i Delauer, garoi në presidencialet e vitit 1988, por u tërhoq nga gara një vit para zhvillimit të zgjedhjeve, pas akuzave se kishte kopjuar pjesë nga fjalimet e liderit të Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe, Neil Kinnock, pa e cituar atë.
Biden synoi të rikandidonte për president në vitin 2004, por sërish u tërhoq, pasi pa se kandidatët e tjerë ishin shumë më përpara, në aspektin e organizimit dhe mbledhjes së fondeve për fushatën. Ndërkohë, 4 vjet më vonë në vitin 2008, u tërhoq nga gara pasi u rendit i pesti në garën paraprake midis demokratëve në Ajoua, që në janar të atij viti.

23 Shtator 1943- Benito Mussolini rivendos regjimin fashist, në një pjesë të Italisë veriore

Pasi u lirua nga burgu nga nazistët, Mussolini formoi një republikë të re fashiste në Italinë veriore, në një zonë të kontrolluar nga Gjermania, në Gargnano pranë liqenit të Gardës. Ai vendosi të krijonte një version të reformuar të fashizmit, që supozohet se kishte mësuar nga gabimet e kaluara, dhe që përfshinte mbajtjen e zgjedhjeve të rrgullta si dhe garantimin e
një shtypi të lirë.
“Manifesti i Veronës”, ishte projekti i tij për këtë republikë të re fashiste, që u njoh si Republika e Salosë. Në realitet, Mussolini s’kishte asgjë në dorë, dhe qe më tepër një kukull në duart e gjermanëve, duke predikuar propaganda kundër aleatëve, dhe duke kryer disa hakmarrje vetjake ndaj tradhtarëve të partisë së tij, dhe urdhëruar ekzekutimin e ish-anëtarëve të Këshillit
të Madh, përfshirë dhëndrin e tij, Kontin Ciano. Përparimi i aleatëve në Italinë veriore dhe lufta e guximshme e guerrile e partizanëve italianë, i dhanë fund kësaj republike, dhe bashkë me të edhe jetës së vetë Mussolinit.

23 Shtator 1846 – Zbulohet planeni Neptun pas një përllogaritje matematikore. Ndryshimet e papritura në orbitën e Uranit, i nxitën astronomët të konkludonin se orbita e saj ishte subjekt i trazimit gravitacional nga një planet i panjohur.

23 Shtator 1954 – Policia gjermano-lindore, arreston 400 qytetarë të dyshuar si spiunë të amerikanëve.

23 Shtator 1983 – Një avion i linjës Gulf Air Flight 771, që udhëtontë nga Karaçi i Pakistanit në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, u rrëzua pas shpërthimit të një bombe në bordin e tij, dhe të 117 pasagjerët në avion humbën jetën. Nga hetimet rezultoi se bomba ishte vendosur nga organizata “Abu Nidal”, për të bindur Arabinë Saudite të paguante një shumë parash për të shmangur sulmet në territorin e saj. Pas kësaj tragjedie, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, i paguan menjëherë paratë e kërkuara nga kjo organizatë terroriste.

23 Shtator 1992 – Ushtria e përkohshme Republikane Irlandeze (IRA), shpërthen një bombë 1.3 ton, duke shkatërruar plotësisht laboratorin e mjekësisë ligjore të Irlandës së Veriut. Nga shpërthimi pati fatmirësisht vetëm 20 persona të plagosur, ndërsa u dëmtuan mbi 700 banesa.

 

Tags: 23 shtatorçfarëkalendari historikndodhur

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 23 shtator 2017

Shtypi i ditës, 23 shtator 2017

Fier, sekuestrohen 14 kg drogë. Arrestohet 31-vjeçari, shpallet në kërkim i ati (VIDEO)

Fier, sekuestrohen 14 kg drogë. Arrestohet 31-vjeçari, shpallet në kërkim i ati (VIDEO)

Shtypi nga bota, 23 shtator 2017

Shtypi nga bota, 23 shtator 2017







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Shefi i OKB-së thirrje Izraelit dhe Hezbollahut: Ndaloni luftën
Bota

Shefi i OKB-së thirrje Izraelit dhe Hezbollahut: Ndaloni luftën

by mirseda
16:53 | 13/03/2026
0

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje Izraelit dhe Hezbollahut pro-iranian që...

Aksident në aksin Korçë–Ersekë, përplasen dy automjete, lëndohen dy persona

Aksident në aksin Korçë–Ersekë, përplasen dy automjete, lëndohen dy persona

16:36 | 13/03/2026
GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për heqjen e pezullimit nga detyra

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për heqjen e pezullimit nga detyra

16:28 | 13/03/2026
Ish-kreu i Gardës Revolucionare: Irani s’pranon armëpushim, arsenali raketor i pakufizuar

Ish-kreu i Gardës Revolucionare: Irani s’pranon armëpushim, arsenali raketor i pakufizuar

16:25 | 13/03/2026
“Xixa” me Trump, Irani: Botërori është i FIFA-s, jemi kualifikuar me meritë

“Xixa” me Trump, Irani: Botërori është i FIFA-s, jemi kualifikuar me meritë

16:21 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com