Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 9 Maj?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 9 Maj?

9 Maj 1950 – Robert Schuman, paraqet projektin që hodhi bazat për themelimin e Bashkimin Europian

Ministri i Jashtëm francez, propozoi vendosjen e prodhuesve francezë dhe gjermanë të qymyrit dhe çelikut, nën një Autoritet të Lartë të përbashkët. Sipas tij, kjo organizatë do të ishte e hapur për pjesëmarrjen e vendeve të tjera të Europës Perëndimore.

Ky bashkëpunim, duhej të krijohej në mënyrë të tillë, që të krijonte interesa të përbashkëta midis vendeve europiane, të cilat do të çonin në një integrim gradual politik, një kusht paqëtimin e marrëdhënieve mes tyre. ”Europa nuk do të ndërtohet menjëherë, apo sipas një një plani të vetëm. Ajo do të ndërtohet nëpërmjet arritjeve konkrete, që më së pari krijojnë një solidaritet mes tyre. Bashkimi i kombeve të Europës, kërkon eleminimin e rivalitetit të vjetër mes Francës dhe Gjermanisë”- deklaroi Schuman.

Fjalimi i shefit të diplomacisë francez, nuk ra në vesh të shurdhër. Kancelari i Gjermanisë Perëndimore, Conrad Adenauer u përgjigj shumë shpejt pozitivisht, sikurse bënë qeveritë e Holandës, Belgjikës, Italisë dhe Luksemburgut. Brenda një viti, më 18 prill 1951, 6 anëtarët themelues nënshkruan Traktatin e Parisit, që krijoi Komunitetin Europian të Qymyrit dhe Çelikut – Komunitetin e parë mbi-kombëtar të Europës.

Kjo organizatë, i hapi rrugën krijimit të Komunitetin Ekonomik Europian, dhe më pas Bashkimin Europian. Megjithatë, përpjekjet e Schuman nuk u ndalën me kaq. Ai u bë një përkrahës i madh

i integrimit të mëtejshëm, nëpërmjet një Komuniteti Europian të Mbrojtjes, dhe në vitin 1958

u bë presidenti i parë i Parlamentit Europian.

Kur u largua nga detyra, PE i dha atij titullin “Babai i Evropës”. Për shkak të rëndësisë së “Deklaratës Schuman”, 9 maji i vitit 1950 është përcaktuar si “Dita e Europës”. Lufta e re

e Ftohtë, e ndau Evropën midis dy sferave të ndikimit (të dyja anët e Perdes së Hekurt).

Me dëshirën për të mos përsëritur katastrofën e Lyftës së Dytë Botërore, pati një vrull të fortë drejt bashkëpunimit evropian. Winston Churchill, duke qëndruar pranë Robert Schuman, pati kërkuar pajtimin franko-gjerman në një Europë të bashkuar, në një fjalim në Metz më 14 korrik 1946. Më vonë në Zyrih, Churchill bëri thirrje për  krijimin e ”Shteteve të Bashkuara të Evropës” si dhe për formimin e një “Këshilli të Europës”.

Duke dashur të shihte një integrim më të madh ekonomik europian, në mënyrë që të mund të formohej një bllok kundër Bashkimit Sovjetik, SHBA-të e përdorën Planin Marshall për të imponuar miratimin e tregjeve më të hapura, si një parakusht për të marrë ndihmë.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik Evropian u themelua në vitin 1948, për të ndihmuar në koordinimin e Planit Marshall. Në fjalimet e tij para Kombeve të Bashkuara, Robert Schuman njoftoi se një Gjermani e rimëkëmbur, duhet të vendoset brenda një demokracie evropiane. Krijimi i Komunitetin Europian të Qymyrit dhe Çelikut, ishte hapi i parë në këtë drejtim.

9 Maj 1945 – Udhëheqësi nazist Herman Goering kapet nga ushtria amerikane

Herman Goering, komandanti kryesor i flotës ajrore gjermane, Luftëaffe, kryetari i Rajhshtagut, shefi i Gestapos, kryeministri i Prusisë dhe pasardhësi i caktuar i Hitlerit, u kap nga ushtria e shtatë e SHBA-së në Bavari. Goering, ishte një anëtar i hershëm i Partisë Naziste, dhe mbeti i plagosur në Puçin e dështuar të Birrarisë së Mynihut në vitin 1923.

Ajo plagë do të kishte pasoja afatgjata, pasi Goering u bë gjithnjë më i varur nga qetësuesit.

Jo shumë kohë pas ngjitjes së Hitlerit në pushtet, Goering ishte nismëtari i ndërtimit të kampeve të përqendrimit për armiqtë politikë. Ishte po Goering, ai që urdhëroi dëbimin e hebrenjve nga Gjermania, pas sulmit të Kristallnacht në vitin 1938, duke filluar politikën e “arianizmit’, që konfiskoi pronat dhe bizneset e hebrenjve.

Kur Goering u kap nga amerikanët pas dorëzimit të Gjermanisë, kishte me vete disa pilula cianidi. Ai u gjykua në Nuremberg, dhe u akuzua për krime të ndryshme kundër njerëzimit. Përkundër një përpjekjeje të fuqishme për t’u shfajësuar, ai u shpall dhe u dënua me vdekje me varje në litar, por para se të ekzekutohej, kreu vetëvrasje duke gëlltitur një tabletë cianidi që e mbante fshehur në trup.

9 Maj 2001 – Trazirat që shpërthyen gjatë një ndeshjeje futbolli në stadiumin e Akras në Gana, dhe përplasjes mes policisë dhe tifozëve të irrituar, shkaktojnë vdekjen e 126 personave. Skuadra Hearts of Oak, po luante në stadiumin e saj ndaj rivalëve të vjetër të Asante Kotoko, kur tifozët e kësaj të fundit nisën të shkulin ndenjëset dhe t’i flakin ato në fushë.

Policia reagoi duke hedhur gaz lotsjellës në turmë. Turma, e vlerësuar në disa mijëra mbi kapacitetin e deklaruar të stadiumit prej 45.000 vendesh u zhvendos drejt portave të daljes, por ato ishin të mbyllura, ndërsa njerëzit në dalje u shtypën deri në vdekje.

9 Maj 1386 – Anglia dhe Portugalia, ratifikojnë zyrtarisht aleancën e tyre me nënshkrimin e Traktatit të Uindsor, duke e bërë atë aleancën më të vjetër diplomatike në botë, që është ende sot në fuqi.

9 Maj 1671 – Thomas Blood, i maskuar si klerik, përpiqet të vjedhë kurorën me xhevairë të mbretit të Anglisë në Kullën e Londrës.

9 maj 1877 – Mihail Kogalniceanu, lexon në Dhomën e Deputetëve Deklaratën e Pavarësisë së Rumanisë. Kjo ditë u bë edhe Dita e Pavarësisë së vendit.

9 Maj 1911 – Veprat e shkrimtarit të njohur italian Gabriele D’Anuncio, vendosen në Indeksin e Librave të Ndaluar nga Vatikani.

9 Maj 1936 – Italia, anekson zyrtarisht Etiopinë, pas pushtimit të kryeqytetit Adis Abeba më 5 maj.

9 Maj 1946 – Mbreti italian Viktor Emmanueli III, abdikon nga froni dhe pasohet nga Umberto II.

9 Maj 1955 – Lufta e Ftohtë:Gjermania Perëndimore i bashkohet NATO-s .

9 Maj 1977 – Një zjarr i madh shkrumbon Hotel Polen në Amsterdam të Holandës, duke shkaktuar 33 të vdekur dhe 21 të plagosur.

9 Maj 1979 – Biznesmeni iranian me origjinë hebreje, Habib Elghanian, ekzekutohet me vdekje në Teheran nga autoritetet e reja revolucionare, duke nxitur eksodin masiv të 100 mijë hebrenjve nga Irani.

9 Maj 2002 – Ngujimi 38-ditor në Kishën e Lindjes në Betlehem përfundon, kur palestinezët bien dakord të pranojnë në mesin e tyre 13 persona të dyshuar si terroristë, të deportuar në disa vende të ndryshme të botës.

Tags: çfarëhistorikkalendarmë 9 Majndodhur

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Video/ Bushpepa drithëron Lisbonën, çon Shqipërinë në finale

Video/ Bushpepa drithëron Lisbonën, çon Shqipërinë në finale

Dështon samiti i Sofjes për shkak të Kosovës?

Dështon samiti i Sofjes për shkak të Kosovës?

Foto/Kush janë pedagogët e Elbasanit që u arrestuan në mesnatë

Foto/Kush janë pedagogët e Elbasanit që u arrestuan në mesnatë

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Jetojnë në çadër që nga tërmeti, “Tak Fak” dhe “Fundjavë Ndryshe” ndihmojnë familjen Reçi
Aktualitet

Jetojnë në çadër që nga tërmeti, “Tak Fak” dhe “Fundjavë Ndryshe” ndihmojnë familjen Reçi

by mirseda
20:49 | 16/06/2025
0

Familja Reçi nga fshati i thellë malor Brret, vetëm 3 kilometra larg Krujës, vijon të jetojë në...

Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Delvinë: Makina del nga rruga dhe bie nga ura

Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Delvinë: Makina del nga rruga dhe bie nga ura

20:45 | 16/06/2025
Dëmtimi e pengon, mesfushori i Juventusit do të mungojë ndaj Al-Ain

Dëmtimi e pengon, mesfushori i Juventusit do të mungojë ndaj Al-Ain

20:34 | 16/06/2025
Probleme teknike në avionin e Air India, ulet në Hong Kong urgjentisht pas ngritjes

Probleme teknike në avionin e Air India, ulet në Hong Kong urgjentisht pas ngritjes

19:59 | 16/06/2025
Lufta Iran-Izrael, Benjamin Netanyahu: Nuk e përjashtoj eliminimin e Ajatollah Ali Khameneit

Lufta Iran-Izrael, Benjamin Netanyahu: Nuk e përjashtoj eliminimin e Ajatollah Ali Khameneit

19:57 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com