Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 7 Mars?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 7 Mars?

7 Mars 322 P.E.S- Vdes filozofi i madh i Greqisë së Lashtë, Aristoteli

Aristoteli lindi në qytetin e Stagiras në Kalkidi, në periferinë veriore të Greqisë së lashtë. Së bashku me Platonin, ai konsiderohet si “Babai i Filozofisë Perëndimore”, duke trashëguar thuajse të gjithë mësimet e tij, përfshirë problemet dhe metodat e hetimit, dhe duke ndikuar pothuajse çdo formë dijeje të njohur në botën moderne.

Babai i tij, Nikomakus, vdiq kur Aristoteli ishte ende fëmijë, dhe Proksenusi nga Atarneusi u bë kujdestari i tij. Në moshën 17 vjeçare, ai u bashkua me Akademinë e Platonit në Athinë, dhe qëndroi atje deri në moshën 37-vjeçare. Shkrimet e tij mbulojnë shumë tema – duke përfshirë fizikën, biologjinë, zoologjinë, metafizikën, logjikën, etikën, estetikën, poezinë, teatrin, muzikën, retorikën, psikologjinë, gjuhësinë, politikën dhe qeverinë – dhe përbëjnë sistemin e parë gjithëpërfshirës të filozofisë perëndimore.

Kur Platoni vdiq, Aristoteli kishte shpresuar se do të merrte drejtimin e Akademisë, dhe kur kjo iu mohua pasi nuk ishte vendas, u vetëmërgua duke udhëtuar nëpër vendet e Azisë së Vogël. Me kërkesën personale të Filipit II të Maqedonisë, Aristoteli u bë mësuesi personal i djalit të tij, Aleksandrit të Madh duke filluar nga viti 338 P.E.S.

Kur Aleksandri pushtoi Athinën, Aristoteli u rrikthye në Athinë dhe hapi një shkollë të tijën, të njohur si Liceu. Pas vdekjes së Aleksandrit, Athina ngriti krye kundër sundimit maqedonas, dhe jeta e Aristotelit u bë e pasigurtë. Për të shmangur dënimin e mundshëm me vdekje, si një përkrahës i Aleksandrit, arratiset në ishullin e Eubesë, ku edhe vdiq më 322-in.

Pikëpamjet e Aristotelit mbi shkencën fizike, formësuan dijetarët mesjetarë. Ndikimi i tyre shtrihej nga antikiteti i vonë dhe Mesjeta e Hershme deri tek Rilindja, dhe nuk u zëvendësua deri me ardhjen e Iluminizmit dhe teorive të njohura mekanika klasike.

Edhe parimet e tij mbi etikën, fituan një interes të ri, me teorinë moderne të etikës së virtytit. Të gjitha aspektet e filozofisë së Aristotelit vazhdojnë të jenë edhe sot objekt i studimeve aktive akademike. Megjithëse Aristoteli shkroi shumë traktate dhe dialogje, mendohet se vetëm një e treta e veprave të tij origjinale, kanë mbijetuar deri në ditët tona.

7 Mars 1941 – Trupat italiane në Greqi kapitullojnë, Britania dërgon trupat e veta nga Afrika e Veriut

Pas një dimri të vështirë, trupat italiane thyhen përballe atyre greke. Ndërkohë, një forcë prej 58 mijë ushtarësh britanike, zbarkojnë në Greqi nga Afrika Veriore ku ndodheshin të vendosura. Në tetorin e vitit 1940, ushtria e Musolinit, që tashmë kishte pushtuar Shqipërinë, nisi një sulm ndaj Greqisë, në atë që u dëshmua si një fushatë katastrofike ushtarake për forcat e Duçes.

Hitleri u habit nga kjo lëvizje e papritur e aleatit të tij, duke parashikuar se do të rezultonte në një gabim strategjik. Sipas Fyhrerit, Musolini duhet të përqëndrohej në Afrikën e Veriut, dhe vazhdonte përparimin në Egjipt kundër britanikëve. Sukseset e italianëve në frontin grek, zgjatën vetëm javën e parë, ndërsa 3 muajt në vazhdim ata mbetën të gozhduar në malet e kufirit greko-shqiptar.

Britanikët u vendosën kryesisht në gadishullin e Peloponezit dhe në ishullin e Kretës, por nuk do të qëndronin gjatë aty. Muajin e ardhshëm, Hitleri urdhëroi një sulm të njëkohshëm në Jugosllavi dhe Greqi. Gjermanët kapën mijëra britanikë robër në Kretë. Pas kapitullimit grek, Gjermania, Italia dhe Bullgaria e ndanë Greqinë në tri zona pushtimi. Gjermania dhe Italia, mbajtën së bashku Athinën. Në shtator 1941, vetë kryeministri britanik Churchill do të shprehej se zbarkimi i trupave aleate në Greqi, ishte një gabim strategjik.

7 Mars 1950 – Moska mohon se Klaus Fuchs ishte një spiun i sovjetikëve

Vetëm një javë pasi fizikanti britanik, Klaus Fuchs, u dënua me 14 vjet burg për rolin e tij në dhënien e informacionit mbi bombën atomike rusëve, Bashkimi Sovjetik lëshon një deklaratë zyrtare, duke mohuar çdo dijeni mbi Fuchs dhe aktivitetin e tij. Pavarësisht nga refuzimi i Kremlinit, arrestimi i Fuchs dhe bashkëpunimi i tij me drejtësinë, çoi në zbulimin e një rrjeti individësh në Shtetet e Bashkuara dhe në Britaninë e Madhe, të cilët dyshohet se ishin të angazhuar në aktivitete spiunuese për llogari të Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Fuchs punoi në zhvillimin e bombës atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore, si në Britaninë e Madhe, ashtu edhe si pjesë e projektit super-sekret ”Manhattan” në Shtetet e Bashkuara. Në shkurtin e 1950-ës, zyrtarët britanikë e arrestuan dhe e akuzuan atë për dhënien e informacionit mbi bombën atomike sovjetikëve.

7 Mars 321 – Perandori romak Konstandini i Madh shpall “Solis Invicti” (ditën e diellit, ditën e dielë) si ditë pushimi në të gjithë perandorinë.

7 Mars 1530 – Kërkesa e mbretit anglez Henri VIII për divorc nga bashkëshortja e tij, hidhet poshtë nga Papa në Vatikan. Nga ai moment Henri deklaroi se ai dhe jo Papa, është kreu suprem i Kishës Anglikane.

7 Mars 1573 – Venediku dhe Perandoria Osmane nënshkruajnë mes tyre një traktat paqeje, në bazë të të cilit Qiproja bëhet një territor osman, dhe Venediku do t’i paguante perandorisë një haraç prej 300 mijë dukatesh.

7 Mars 1876 ​​- Alekandër Graham Bell, fiton një patentë për një shpikje që e ai e quan “telefon”.

7 Mars 1936 – Adolf Hitleri shkel Traktati i Versajës, duke dërguar trupa në Rhineland.

7 Mars 1945 – Krijohet qeveria Jugosllavia e Josip Broz Titos – sipas marrëveshjes me qeverinë mbretërore jugosllave në mërgim, dhe me ndërmjetësimin britanik. Krijimi i qeverisë së Titos, ishte vonuar për shkak të kundërshtimeve të mbretit jugosllav Pjetri II.

7 Mars 1965 – E diela e përgjakshme:Një grup prej 600 marshues të të drejtave civile, sulmohet brutalisht nga policia shtetërore dhe lokale në Selma të Alabamas.

7 Mars 2009 – Ushtria e Vërtetë Republikane Irlandeze (REAL IRA) vret dy ushtarë britanikë, plagos dy të tjerë dhe dy civilë në kazermat Maserin.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 7 Mars?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 7 mars 2018

Shtypi i ditës, 7 mars 2018

Meta uron mësuesit, zgjedh dy foto të veçanta

Meta uron mësuesit, zgjedh dy foto të veçanta

Video/Ç’po ndodh me 10 shqiptarët e bandës famëkeqe? Pamje nga aksioni i kapjes së tyre

Video/Ç’po ndodh me 10 shqiptarët e bandës famëkeqe? Pamje nga aksioni i kapjes së tyre







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Fero për ndarjen me Arbenitën: “U mashtrova, le të lërë inatet.”
Showbizz

Fero për ndarjen me Arbenitën: “U mashtrova, le të lërë inatet.”

by mirseda
22:03 | 23/10/2025
0

Fero, ka folur sërish publikisht për raportin e tij të ndërlikuar me ish-bashkëshorten, modelen Arbenita Ismajli. Në...

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

20:58 | 23/10/2025
Kamberi në SHBA: Po advokojmë për çështjen e Luginës së Preshevës

Kamberi në SHBA: Po advokojmë për çështjen e Luginës së Preshevës

20:20 | 23/10/2025
Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

20:14 | 23/10/2025
Emisari Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi po avancon

Emisari Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi po avancon

20:12 | 23/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com