Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 30 Mars?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 30 Mars?

30 Mars 1981 – Presidenti amerikan, Ronald Regan, mbetet i plagosur gjatë një atentati

Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe 3 anëtare të stafit të tij dhe të sigurisë, qëllohen dhe plagosen nga Xhon Hinkli Xhunior në Uashington, teksa po largoheshin nga një aktivitet në hotelin “Ëashington Hilton”. Regan u godit nga një plumb i vetëm që i theu një brinjë, depërtoi në mushkëri dhe shkaktoi një hemoragji të madhe të brendshme.

Por fatmirësisht presidenti i mbijetoi atentatit. Nuk pati asnjë nevojë për zëvendësimin e përkohshëm të presidentit, edhe pse Sekretari i Shtetit Aleksandër Hejg tha se situata “ishte nën kontroll”, ndërsa zëvendëspresidenti Xhorxh H.Ë Bush u rrikthye në Uashington.

Përveç Reganit, në sulmin me armë u plagos zëdhënësi i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Xhejms Bredi, agjenti sekret Tim Mekarthi, dhe oficeri i policisë Tomas Delahanti. Të tre mbijetuan, por Bradi pësoi dëmtime të rënda në tru dhe mbeti invalid. Madje vdekja e tij më 2014-ën, u konsiderua vrasje, pasi ishte shkaktuar pikërisht nga ajo plagosje.

Atentatori Xhon Hinkli vuante nga erotomania, dhe motivimi i tij për sulmin lindi nga fiksimi i tij ndaj aktores amerikane Xhudi Foster. Kur jetonte në Hollivud në fund të viteve 1970, ai e pa ” të paktën 15 herë filmin “Shofer i taksisë”, duke u identifikuar shumë me protagonistin Trevis Bikëll, një rol i luajtur nga Robert De Niro. Filmi flet mbi përpjekjet e Bikëll për të nxjerrë nga rrjeti i prostitucionit një vajzë 12-vjeçare, të luajtur nga Foster.

Në fund të filmit, Bikëll përpiqet të vrasë një senator amerikan që po garonte për president. Gjatë viteve që pasuan, Hinkli e përndoqi Fosterin në të gjithë vendin, duke shkuar aq larg sa të regjistrohej enkas në një kurs në Universitetin e Jeilit në vitin 1980, pasi lexoi në revistën “People” se ajo ishte regjistruar atje si studente.

Ai i shkroi asaj shumë letra në fund të vitit 1980. Hinkli u padit dy herë në gjykatë për përndjekje por refuzoi të heqë dorë, edhe kur Foster tha se nuk kishte asnjë interes për të. Hinkli ishte i bindur Foster do të lidhej me të. vetëm nëse ai do të bëhej një figurë e njohur në rang

kombëtar.

Prandaj, ai vendosi të imitonte Trevis Bikëll, dhe filloi të përgatiste atentatin ndaj presidentit Xhimi Karter. Ai ishte i habitur se sa lehtë ishte t’i afroheshe presidentit. Në një rast, ishte vetëm pak hapa larg tij, por u arrestua në tetorin e vitit 1980 në Aeroportin Ndërkombëtar të Neshvilit, për zotërim të paligjshëm të armëve të zjarrit. Për shkak të paqëndrueshmërisë mendore, Hinkli nuk u dënua, por u shtrua në një spital psikiatrik. Më 10 shtator 2016, ai doli nga spitali për të jetuar me nënën e tij në Uilliamsburg.

30 Mars 1980 – Qindra naftëtarë humbin jetën në Detin e Veriut

Një platformë lundruese, në të cilin banonin naftëtarët në Detin e Veriut fundoset, duke shkaktuar vdekjen e 123 personave. Platforma “Alexander Kielland”, strehonte 208 burra të cilët punonin në platformën e nxjerrës së naftës pranë Edda në zonën Ekofisk, 235 milje në lindje të Dandit, Skoci.

Shumica e naftëtarëve ishin nga Norvegjia, ndërsa kishte disa amerikanë dhe britanikë. Platforma që lundronte mbi ujë kishte dhoma gjumi, kuzhinë, kafene, dhe ambjente argëtuese. Rreth orës 6:30 të pasdites së 30 marsit, shumica e naftëtarëve ndodheshin në sallën e vogël të kinemasë duke parë një film.

Megjithëse mbrëmjen e një nate më parë Deti i Veriut ishte i trazuar, askush nuk priste që një dallgë e madhe të godiste dhe përmbyste platformën. Fundosja ndodhi shumë shpejt, dhe shumë nga punonjësit nuk ishin në gjendje të vishnin jelekët e shpëtimit. Forcat Mbretërore të Britanisë së Madhe dhe ushtria norvegjeze, dërguan menjëherë helikopterë shpëtimi, por moti i keq e bëri të pamundur dhënien e ndihmës.

123 persona u mbytën. Një hetim i mëvonshëm, zbuloi se një e çarë e pa zbuluar në një nga këmbët kryesore të platformës, shkaktoi shembjen e strukturës. Tetë vjet më vonë, një zjarr dhe shpërthim i fortë në platformën e naftës “Piper Alpha” po në Detin e Veriut, shkaktoi vdekjen e 167 naftëtarëve.

30 Mars 1814 – Aleatët pushtojnë Parisin

Forcat evropiane aleate kundër Francës së Napoleon Bonapartit, marshojnë triumfalisht në Paris, duke i dhënë fund nje dekade dominimi francez në kontinent. Napoleoni, një nga strategët më të mëdhenj ushtarakë në histori, mori kontrollin e shtetit francez në 1800, dhe më 1804 u kurorëzua Perandor.

Duke nisur nga viti 1807, ai kontrollonte një perandori që shtrihej thuajse në të gjithë Evropën. Megjithatë më 1812, ai filloi të përballet me humbjet e para të rëndësishme të karrierës së tij ushtarake, duke e vuajtur shumë fushatën ushtarake katastrofike në Rusi, duke e humbur Spanjën, si dhe duke pësuar një disfatë tjetër kundër forcave të bashkuara aleate më 1814-ën.

Nga ishulli i Elbës ku u internua për gati 1 vit, ai u rrikthye në Francë në fillim të vitit 1815, dhe ngriti me shpejtësi një ushtri të re të madhe që pati një sukses të përkohshëm, para humbjes përfundimtare në Vaterlo. Napoleoni u internua në ishullin e Shën Helenës, ku dhe vdiq 6 vjet më pas.

30 Mars 1282 – Në Palermo të Italisë shpërthen një kryengritje për pavarësi. Ajo u përhap në mbarë Siçilinë. Populli ngriti krye kundër mbretit anzhuin Sharli I, duke masakruar thuajse të gjithë banorët francezë në ishull.

30 Mars 1842 – Eteri, përdoret për here të parë në kirurgji si një si anestezi, nga një mjek amerikan.

30 Mars 1856 – Nënshkruhet Traktati i Parisit që detyron Rusinë të njohë gadishullin e Krimesë si një rajon neutral. Me mënjanimin e Rusisë, Britania mbetet fuqia kryesore në lindje të Mesdheut, dhe Franca e vetmja fuqi mbizotëruese në Europë.

30 Mars 1867 – Amerika blen gadishullin e Alaskës nga Rusia për 7 milionë e 200 mijë dollarë ( 4.19 $ për 1 km/katror). Pa njohur vlerat e Alaskës, disa anëtarë të Kongresit dhe gazetarë u shprehën me cinizëm se “Amerika kishte paguar 7 milionë dollarë për një frigorifer”. Po aktualisht, ekonomia e Alaskës e mbizotëruar nga burimet e mëdha të naftës, gazit natyror,

dhe industrisë së peshkimit, jep një pjesë të rëndësishme të PBB-së së SHBA-së.

30 Mars 1945 – Lufta e Dytë Botërore:Trupat e Bashkimit Sovjetik pushtojnë Austrinë dhe vënë nën kontroll Vjenën; forcat polake dhe sovjetike çlirojnë Gdanskun në Poloni.

30 Mars 1949 – Lufta e Ftohtë:Në sheshin kryesor të Rejkjavikut shpërthejnë trazirat, kur u njoftua se Islanda ishte bërë anetare e NATO-s.

Tags: 30 Marsçfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Shtypi nga vendi, 30 mars 2018

Shtypi nga vendi, 30 mars 2018

Horoskopi, ja ç’parashikon 2018-a për 12 shenjat e zodiakut

Horoskopi për ditën e sotme, 30 mars 2018

Shtypi nga bota, 30 mars 2018

Shtypi nga bota, 30 mars 2018







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com