Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 30 Janar?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 30 Janar?

30 Janar 1948 – Vritet udhëheqësi i lëvizjes për pavarësinë e Indisë, Mohandas Gandhi

Mohandas Karamchand Gandhi, udhëheqësi politik dhe shpirtëror i lëvizjes së pavarësisë indiane, qëllohet për vdekje në Nju Delhi nga një fanatic i besimit hindu. I lindur si djali i një zyrtari indian në vitin 1869, nëna e Gandhit,Vaisnava, ishte thellësisht besimtare e xhainizmit, një fe indiane me moral të rreptë, dhe që mbështeste mospërdorimin e dhunës.

Studioi për jurisprudencë në Angli, dhe pasi nuk gjeti dot punë në Indi, ndaj pranoi në vitin 1893 një kontratë 1-vjeçare pune në Afrikën e Jugut. Gjatë qëndrimit në Natal, ai ishte subjekt i racizmit dhe ligjeve të Afrikës së Jugut, që kufizonin të drejtat e punëtorëve indianë. Ai vendosi të qëndrojë në Afrikën e Jugut, edhe pas përfundimit të kontratës, dhe nisi spontanisht një fushatë kundër legjislacionit që i privonte indianët nga e drejta e votës.

Ai formoi Kongresin Indian të Natalit, dhe tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare, mbi gjendjen e indianëve në Afrikën e Jugut. Në vitin 1906, qeveria Transvaal synoi të kufizonte më tej të drejtat e indianëve, dhe Gandi organizoi fushatën e tij të parë të “satyagrahas” ose mosbindjes civile masive. Pas 7 vjet protestash, ai negocioi një marrëveshje kompromisi me qeverinë e Afrikës së Jugut.

Në vitin 1914, Gandhi rrikthehet në vendlindje. Ai mbështeti Britaninë në Luftën e Parë Botërore, por në vitin 1919 filloi një “satyagraha” të re, në shenjë proteste për rekrutimin e detyrueshëm si ushtarë të indianëve. Një vit më vonë, ai ishte udhëheqësi kryesor i lëvizjes indiane për pavarësi.

Gandhi e riorganizoi Kongresin Kombëtar Indian si një forcë politike, dhe nisi një bojkot masiv të mallrave, shërbimeve dhe institucioneve britanike. Pastaj, në vitin 1922, ai hoqi papritmas dorë nga protestat paqësore, kur shpërtheu dhuna. Një muaj më vonë, arrestohet dhe burgoset nga autoritetet britanike për nxitjen e trazirave.

Pas lirimit në vitin 1924, mbajti një agjërim disaditor, në shenjë proteste ndaj dhunës mes hinduve dhe myslimanëve. Në vitin 1928, rrikthehet në politikë, kur kërkoi statusin e pavarësisë për Indinë, dhe në vitin 1930 nisi një protestë masive kundër taksës britanike të kripës, e cila dëmtonte të varfërit e Indisë.

Në fushatën e tij më të famshme të mosbindjes civile, Gandhi dhe pasuesit e tij marshuan deri në Detin Arabik, ku prodhuan vetë kripë, duke avulluar ujin e detit. Marshimi, që rezultoi me arrestimin e Gandit dhe 60.000 të tjerëve, fitoi respekt dhe mbështetje të re ndërkombëtare për udhëheqësin dhe lëvizjen e tij.

Me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, Gandhi bëri thirrje për bashkëpunimin e indianëve me britanikët në këmbim të pavarësisë. Britania refuzoi, dhe u përpoq ta përçante Indinë, duke mbështetur grupet konservatore hinduiste dhe myslimane. Në kundërpërgjigje, Gandhi filloi lëvizjen “India e Qetë” në vitin 1942, e cili bënte thirrje për një tërheqje të plotë të Britanisë nga vendit. Gandhi dhe udhëheqësit e tjerë nacionalistë u burgosën deri në vitin 1944.

Në vitin 1945, në Londër erdhi në pushtet një qeveri e re, që nisi negociatat për pavarësinë e Indisë. Gandhi kërkoi një Indi të bashkuar, por Lidhja Muslimane, e cila e kishte rritur ndikimin e saj gjatë luftës, nuk ra dakord. Pas bisedimeve të gjata, Britania ra dakord më 15 gusht 1947 të krijonte dy shtete të reja të pavarura, Indinë dhe Pakistanin.

Gandi ishte shumë i pikëlluar nga ndarja, dhe shumë shpejt në Indi nisi një dhunë e përgjakshme midis hinduve dhe myslimanëve. Në një përpjekje për t’i dhënë fund grindjeve fetare, Gandhi drejtoi agjërime dhe vizita në zonat e trazuara. Ai ishte duke kryer një gjë të tillë edhe në Nju Delhi, kur Nathuram Godse, një ekstremist hindu që kundërshtonte qasjen tolerante të Gandhit ndaj myslimanëve, e qëlloi me vdekje.

30 Janar 1933 – Adolf Hitleri emërohet kancelar i Gjermanisë

Presidenti Paul von Hindenburg emëron Adolf Hitlerin, udhëheqësin e Partisë Popullore Socialiste Gjermane të Punëtorëve, si kancelar të Gjermanisë. Viti 1932, shënoi ngritjen meteorike të Hitlerit në Gjermani, e nxitur kryesisht nga zhgënjimi i popullit gjerman me kushtet e këqija ekonomike, dhe plagët e mbetura ende nga humbja në Luftën e Parë Botërore, dhe kushtet e ashpra të paqes të Traktatit të Versajës.

Një drejtues karizmatik, Hitleri e kanalizoi pakënaqësinë popullore me qeverinë e Vajmarit të pasluftës, në mbështetjen ndaj Partisë Naziste. Në zgjedhjet e mbajtura në korrik 1932, nazistët fituan 230 vende; dhe së bashku me komunistët, partinë tjetër më të madhe, ata përbënin mbi gjysmën e Rajhshtagut (parlamentit gjerman). Emërimi i Hitlerit si kancelar më 30 janar 1933, shënoi një pikë kthese vendimtare për Gjermaninë dhe përfundimisht për botën.

30 Janar 1972 – Në Irlandën e Veriut, shënohet e ”diela e përgjakshme”

Në Londonderry, Irlanda e Veriut, 13 demonstrues të paarmatosur për të drejtat e njeriut, vriten nga paramilitarët e ushtrisë britanike, në një ngjarje që njihet si “E diela e përgjakshme”. Autoritetet britanike urdhëruan ndalimin e tubimit, por ushtarët gjuajtën pa dallim mbi turmën e protestuesve, duke vrarë 13 dhe plagosur 17 prej tyre.

Vrasjet tërhoqën vëmendjen në mbarë botën për krizën në Irlandën e Veriut, dhe shkaktuan protesta në të gjithë Irlandën. Në prill të atij viti, qeveria britanike publikoi ​​një raport, që i përjashtonte trupat britanike nga çdo veprim i paligjshëm gjatë protestës. Indinjata irlandeze ndaj politikave të Londrës u rrit. Më 21 korrik 1972, IRA shpërtheu 20 bomba njëkohësisht në Belfast, duke vrarë disa anëtarë të personelit ushtarak britanik, dhe një numër civilësh.

30 Janar 1607 – Rreth 200 kilometra katrorë sipërfaqe toke, përgjatë brigjeve të kanalit Bristol dhe Deltës Severn në Angli, shkatërrohen nga përmbytjet masive, që shkaktojnë mbi 2 mijë të vdekur.

30 Janar 1648 – Spanja dhe Holanda, nënshkruajnë Marrëveshjet e Mynsterit dhe Osnabrykut, duke i dhënë fund konfliktit 8-vjeçar midis tyre.

30 Janar 1649 – Mbreti Çarlsi I i Anglisëm, ekzekutohet me prerje koke për tradhëti.

30 Janar 1930 – Politbyroja Komuniste e Bashkimit Sovjetik, urdhëron shfarosjen e pronarëve të mëdhenj të tokave në vend, kulakëve.

30 Janar 1945 – Në fundin e Luftës së Dytë Botërore, anija e madhe “Vilhelm Gustlof”, e mbushur plot me refugjatë gjermanë, mbytet në Detin Baltik pasi u silurua nga një nëndetëse sovjetike, duke vrarë rreth 9.500 njerëz.

30 Janar 1956 –Para shtëpië së udhëheqësit afro-amerikan të të drejtave civile, Martin Luter King, shpërthen një bombë që shkakton vetëm dëme materiale, në shenjë hakmarrje për bojkotin e autobuzëve publikë nga zezakët në Montgomeri të Alabamës në SHBA.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 30 Janar?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Rama nxjerr videon, tregon ndryshimin e madh që u bë pas 27 vjetësh

Rama nxjerr videon, tregon ndryshimin e madh që u bë pas 27 vjetësh

Rroga marramendëse e kryeministrit Haradinaj, e jashtëligjshme

Rroga marramendëse e kryeministrit Haradinaj, e jashtëligjshme

Modeli i ri “Nokia 7” shfaqet online

Modeli i ri “Nokia 7” shfaqet online

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com