Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 28 Dhjetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 28 Dhjetor?

28 Dhjetor 1895 – Në Paris shfaqet filmi i parë komercial në botë

Shfaqja e parë komerciale e filmit në botë u dha në Grand Cafe në Paris. Filmi i realizuar nga Louis dhe Auguste Lumiere, dy vëllezërit francezë që zhvilluan një projektues imazhesh të quajtur kinematograf. Vëllezërit Lumiere, e zbuluan shpikjen e tyre për publikun në marsin e të vitit 1895, me një filmim të shkurtër që tregonte punëtorët që po largoheshin nga fabrika e tyre. Më 28 dhjetor, Lumiere shfaqën një seri skenash të shkurtra nga jeta e përditshme franceze. Teknologjia e filmit, i ka rrënjët e tij në fillim të viteve 1830, kur Joseph Plateau në Belgjikë dhe Simon Stampfer në Austrisë, zhvilluan në të njëjtën kohë një pajisje të quajtur fenakistoskop, nëpërmjet së cilës mund të shiheshin një seri vizatimesh, duke krijuar efektin e një imazhi të vetëm në lëvizje.

Fenakistoskopi, u pasua nga dekadat e përparimeve dhe në vitin 1890, Thomas Edison dhe ndihmësi i tij Ëilliam Dikson zhvilluan kamerën e parë lëvizëse, të quajtur kinetograf. Vitin që pasoi, Edison shpiku kinetoskopin, një pajisje që e lejoi një person të shikonte një filmim teksa

ai lëvizte pas një drite.

Në vitin 1894, Antoine Lumiere, babai i Auguste dhe Louis Lumiere, pa një demonstrim të kinetoskopit nga Edison. Ai u impresionua aq shumë sa u tha djemve të tij, të cilët drejtonin një fabrikë të suksesshme pllakash fotografike në Lion, se mund të krijonin diçka më të mirë. Kinematografi i Louis Lumiere, që u patentua në vitin 1895, ishte një aparat fotografik dhe projector, që mund të shfaqte imazhe lëvizëse në një ekran.

Ai ishte më i vogël, më i lehtë, dhe përdorte më pak film sesa pajisja e Edison. Vëllerëzit hapën teatro (të njohur si kinema) në vitin 1896 për të treguar punën e tyre, dhe dërguan ekipe kameramanësh nëpër botë, për të shfaqur filma dhe për të xhiruar materiale të reja.

Në Amerikë, industria e filmit u ngrit shpejt. Në vitin 1896, Vitascope Hall, që besohet të jetë teatri i parë në SHBA-së për shfaqjen e filmave, u hap në Nju Orlins. Në vitin 1911 u shfaq filmi i parë i filmit hollivudian dhe në vitin 1914, Charlie Chaplin bëri debutimin e tij në

ekranin të madh.

28 Dhjetor 1973 – Botohet për herë të parë në Francë “Arqipelagu Gulag” i Aleksandër Solzhenicin

“Investigimi letrar” i Aleksandër Solzhenicin, mbi sistemin shtetëror policor në Bashkimin Sovjetik, “Arqipelagu Gulag” 1918-1956, u botua fillimisht në gjuhën origjinale ruse në Paris. Ai ishte i pari nga 3 vëllime. Përshkrimi brutal dhe i pa kompromis, i represionit politik dhe terrorit sovjetik, u përkthye shpejt në shumë gjuhë, dhe u botua në Shtetet e Bashkuara vetëm disa muaj më vonë.

Puna e jashtëzakonshme dokumentare e Solzhenicinit, detajoi makinacionet e shtetit policor sovjetike që nga koha e Revolucionit Bolshevik, dhe deri në vitin 1956. Megjithatë, në parathënien e librit, ai paralajmëroi se leximi i veprës, do të ishte “shumë i rrezikshëm” për rusët në vitin 1973.

Libri ishte e rëndësishëm, për shkak të pohimit se terrori policor kishte qenë gjithmonë thelbësor për ekzistencën e shtetit sovjetik. Kjo shmangte nga narrativën standarde sovjetike, se tmerre të tilla kishin ndodhur vetëm gjatë kohës së Stalinit, dhe se praktika të tilla ishin lënë mënjanë pas vdekjes së tij në vitin 1956.

Solzhenicin e pranoi se represioni politik, u lehtësua disi gjatë viteve të pasuara nën drejtimin e  Hrushovit, kur vetë autori u lirua nga burgu politik gjatë asaj kohe. Megjithatë, ai besonte se, që nga rrëzimi i Hrushovit nga pushteti në vitin 1964, shteti sovjetik nisi të përdorte sërish kërcënimet dhe terrorin.

Zhgënjimi për shkak të trikthimit në vendin e tij të taktikave të trembjes së qytetarëve, ndikoi në vendimin e tij për të lejuar botimin e librit të tij.  Libri ishte një sukses i menjëhershëm në Perëndim, por zyrtarët sovjetikë u tërbuan. TASS, agjencia zyrtare e lajmeve në Bashkimin Sovjetik, deklaroi se vepra ishte një “shpifje e pabazë” kundër popullit rus. Më 12 shkurt 1974, Solzhenicini u arrestua, iu shoq shtetësia dhe u dëbua nga vendi.

28 Dhjetor 1908 – Mbi 100 mijë njerëz vdesin nga termeti që goditi Siçilinë

Në agimin e datës 28 dhjetor, tërmeti më shkatërrues në historinë e regjistruar evropiane, godet Ngushticën e Mesinës në Italinë jugore, duke i rrafshuar qytetet e Mesinës në ishullin e Siçilisë dhe atë të Rexhio di Kalabria në pjesën kontinentale të Italisë. Tërmeti dhe cunami që shkaktoi, i morën jetën mbi 100 mijë njerëzve.

Siçilia dhe Kalabria njihen historikisht si la ‘terra ballerina’ – ‘toka valltare’- për veprimtarinë e dendur sizmike që godet rajonin. Në vitin 1693, 60.000 njerëz u vranë në Siçilinë jugore nga një tërmet, dhe më 1783 shumica e bregut të Kalabrisë u shkatërrua nga një tërmet i fortë që vrau mbi 50.000 njerëz të tjerë.

Tërmeti i vitit 1908 ishte veçanërisht i kushtueshëm në aspektin e jetëve të humbura, pasi ndodhi në orën 5:20 të mëngjesit, pa asnjë lëkundje më të vogël paralajmëruese, duke i kapur shumicën e njerëzve në shtëpi duke fjetur. Lëkundja kryesore, që ishte e një force prej 7.5 ballë të shkallës Rihter, shkaktoi një cunami shkatërrimtar me dallgë që arritën deri në 40 metra, të cilat mbuluan lagje të tëra në qytetet dhe fshatrat bregdetarë.

Në Mesina dhe Rexho Kalabria, rreth 90 për qind e ndërtesave u shkatërruan. Linjat telegrafike u prenë dhe linjat hekurudhore u dëmtuan, duke penguar përpjekjet e ekipeve të shpëtimit. Si për t’i përkeqësuar gjërat më tej, tërmeti i madh u pasua nga qindra dridhje më të lehta gjatë ditëve të mëvonshme, duke rrëzuar shumë prej ndërtesave të mbetura të këmbë, dhe duke plagosur ose vrarë pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit.

28 Dhjetor 1836 – Spanja njeh pavarësinë e Meksikës, me nënshkrimin e Traktatit Santa María-Calatrava.

28 Dhjetor 1895 – Wilhelm Röntgen publikon një artikull që detajon zbulimin e tij të një lloji të ri rrezatimi, që më vonë do të njihet si rrezet X.

28 Dhjetor 1918 – Ndërsa ndodhej në burg, Constance Markievicz, u bë gruaja e parë që u zgjodh deputete në Dhomën e Komuneve në Britaninë e Madhe.

28 Dhjetor 1973 – Në SHBA, Kongresi miraton Aktin e Specieve të Rrezikuara.

28 Dhjetor 2006 – Ushtarët e Qeverisë Federale të përkohshme të Somalisë dhe trupat etiopiane, pushtojnë Mogadishun pa asnjë rezistencë nga forcat rebele.

28 Dhjetor 2014 – Avioni indonezian i linjës “AirAsia”, rrëzohet në ngushticën e Karimatës gjatë udhëtimit nga Surabaja në Singapor, duke vrarë të 162 njerëzit që ndodheshin në bord.

Tags: 28 Dhjetorçfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Next Post
Rama nxjerr një video prekëse, ka një ftesë për të gjithë

Rama nxjerr një video prekëse, ka një ftesë për të gjithë

SHBA dhe Koreja Jugore do të rishikojnë marrëveshjen tregtare

SHBA dhe Koreja Jugore do të rishikojnë marrëveshjen tregtare

Miqësitë e reja mes mafies italiane dhe kriminelëve shqiptarë, flet Çako: Jemi në dijeni se…

Si vendi i varfër në Ballkan u bë "Kolumbia e Evropës"







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia
Aktualitet

I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia

by mirseda
12:26 | 05/01/2026
0

Gert Bushati është lënë me masën “arrest me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër,...

Adriatik Lapaj sërish në telashe, procedohet. 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga. Akuzat

Adriatik Lapaj sërish në telashe, procedohet. 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga. Akuzat

10:06 | 05/01/2026
Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

09:44 | 05/01/2026
Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

22:07 | 03/01/2026
Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com