E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 27 Prill?

27 Prill 1891 – Ndahet nga jeta mendimtari i majtë italo-shqiptar Antonio Gramsci

 

Antonio Gramsci, ishte një filozof dhe politikan marksist italian. Ai ishte anëtar themelues dhe njëherazi udhëheqës i Partisë Komuniste të Italisë, ndërsa u burgos nga regjimi fashist i Benito Musolinit. Gjatë qëndrimit në burg ai shkroi shumë artikuj dhe analiza. Kujtimet e tij të burgut, konsiderohen si një kontribut shumë origjinal për teorinë politike të shekullit XX-të. 

Gramsci, është më i njohur për teorinë e tij të hegjemonisë kulturore , e cila përshkruan se si shteti dhe klasa kapitaliste në pushtet, i përdorin institucionet kulturore për të ruajtur pushtetin. Borgjezia sipas Gramscit, zhvillon një kulturë hegjemonie, duke e përdorur ideologjinë më tepër se sa dhunën, dhe forcën ekonomike se sa shtrëngimin. 

Gramsci lindi në ishullin e Sardenjës, i katërti nga shtatë fëmijët e Francesco Gramsci që ishte me prejardhje arbëreshe, edhe pse vetë Gramsci besonte se familja e të atit të tij ishte larguar nga Shqipëria në vitin 1821. Antonio mbaroi shkollën e mesme në Cagliari, ku ai banonte me vëllain e tij më të madh Gennaro, një ish-ushtar, që gjatë shërbimit ishte bërë një militant socialist. 

Në vitin 1911, Gramsci fitoi një bursë për të studiuar në Universitetin e Torinos, ku u njoh me me Palmiro Togliattin. Asokohe Torino po përjetonte bumin e industrializimit, me fabrikat Fiat dhe Lancia, që rekrutonin punëtorë nga rajonet më të varfra. U krijuan sindikatat, dhe nisën përplasjet e para me punëdhënësit.  

Gramsci frekuentonte qarqet socialiste, si dhe shoqërohej me emigrantë nga Sardenja. Pikëpamja e tij mbi botën, ishte formuar nga përvojat e tij më të hershme në ishull. Ai iu bashkua Partinë Socialiste Italiane në fundin e 1913-ës, ku më vonë do të zinte pozicionin kryesor dhe do të vëzhgonte nga Torino procesin e Revolucionit Rus.

Më 1922, Gramsci shkoi në Rusi si përfaqësues i Partisë Komuniste, periudhë që përkoi 

me ardhjen e fashizmit në Itali, dhe Gramsci u kthye me udhëzime për të nxitur një front të bashkuar të partive majtiste kundër fashizmit. Shumë shpejt, Mussolini nisi një fushatë represioni kundër partive opozitare, duke arrestuar shumicën e udhëheqjes së Partisë Komuniste Italiane. Arrestohet më 1926, dhe dënohet disa herë me burg. Pas 11 vitesh i izoluar, shëndeti iu rëndua së tepërmi, duke vdekur më 27 prill 1937, në moshën 46 vjeçare.

 

27 Prill 1521 – Eksploratori portugez Ferdinand Magelani vritet në Filipine

 

Pas udhëtimit përreth globit, lundërtari portugez Ferdinand Magelain vritet gjatë një përleshje fisnore në ishullin Maktan në Filipine. Pak ditë para vdekjes, anijet e tij kishin zbarkuar në ishullin Cebu, ku Magelani u takua me shefin e fisit lokal, i cili pas konvertimit në Krishterim i bindi evropianët ta ndihmonin në pushtimin e një fisi rival në ishullin fqinjë të Maktanit. 

Në luftimet që pasuan, Magellani u godit nga një shigjetë e helmuar, dhe u la të vdiste atje 

nga shokët e tij që po tërhiqeshin.

Magelani shkoi më 1516 në Spanjë ku u vu në shërbim të mbretit Karles I. I nxitur nga zbulimet e fundit të lundërtarëve të tjerë portugezë, Magelani i propozoi mbretit spanjoll organizimin e një ekspedite në perëndim, për të gjetur një kalim përmes dy Amerikave.

Mbreti e pranoi planin, dhe më 20 shtator 1519, Magelani u nis nga Spanja në komandën e pesë anijeve dhe 270 burrave.  Ai lundroi në Afrikën Perëndimore dhe pastaj drejt Brazilit, ku kontrolloi bregun e Amerikës Jugore për gjetjen e një ngushticë, që do ta çonte në Paqësor. 

Më 21 tetor ai zbuloi më në fund ngushticën që kishte kërkuar. Ngushtica e Magelanit, siç u bë e njohur, ndodhet pranë majës së Amerikës së Jugut, duke ndarë Tierra del Fuego nga pjesa kontinentale.  Vetëm tre anije hynë në kalim; njëra tashmë ishte shkatërruar, dhe tjetra ishte braktisur. 

U deshën 38 ditë për të lundruar në ngushticën e rrezikshme. Ai ishte eksploruesi i parë evropian që doli në Oqeanin Paqësor nga Atlantiku. Flota e tij realizoi kalimin në perëndim të oqeanit në 99 ditë, duke lundruar në ujëra çuditërisht kaq të qeta, sa që oqeani u quajt “Paqësor”, nga fjala latine pacificus, që do të thotë “i qetë”.

 

27 Prill 1865 – Mbi 1700 njerëz vdesin nga shpërthimi i një anijeve me avull në SHBA

 

Një avullore shpërthen në ujërat e lumit Misisipi pranë Memfis, duke vrarë 1700 pasagjerët, mes tyre shumë ushtarë të ushtrisë së Unionit. Anija ishte kishte një kapacitet të autorizuar prej 376 pasagjerësh, së bashkë me ekuipazhin. Më 25 prill, ajo u largua nga Nju Orlinsi me 100 pasagjerë në bord.

Gjatë një ndalese në Viksburg, për riparimin e një kaldaje, në anije hipën 2100 trupa të ushtrisë së Unionit, ose mbi 6 herë më shumë se sa kapaciteti i saj. Mbrëmjen e 26 prillit, anija u përfshi papritur nga zjarri.

Copat e metalit dhe avulli i kaldajave vranë qindra njerëz në moment, ndërsa qindra të tjerë u hodhën nga anija në ujërat e ftohta të lumit. Misisipi ishte tashmë në fazën e përmbytjeve, ndërsa anija kishte vetëm një varkë shpëtimi dhe disa kamerdare. Vetëm 600 vetë arritën të mbijetojnë nga ai aksident i tmerrshëm.

 

27 Prill 4977 P.E.S– Kjo është data kur sipas astronomit Johan  Kepler (1571 – 1630), u krijua Universi. Ndërkohë përllogaritjet në kohët moderne, pretendojnë se Universi është gati 14 miliardë vjet i vjetër. 

 

27 Prill 1945 – Partizanë italianë kapin Benito Musolinin, së bashku me të dashurën e tij Klareta Petaçi. Çifti u pushkatua, ndërsa trupat e tyre më pas u transportuan me kamion në Milano, ku u varën publikisht me kokë poshtë.

 

27 Prill 1974 – Dhjetë mijë njerëz marshojnë në Uashington, duke bërë thirrje për faljen e presidentit Richard Nixon.

 

27 Prill 1986 – Qyteti i Pripjatit në Ukrainë, si dhe zonat përreth, evakuohen për shkak të katastrofës së Çernobilit.

 

27 Prill 1992 – Shpallet Republika Federale e Jugosllavisë, e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...