26 Shkurt 1993 – Radikalët islamikë, bombardojnë dy kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork
Në orën 12:18 të mesditës, një autobombë shpërthen në një garazh në Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork, duke hapur një krater 60 metra të gjerë, dhe shkaktuar rrëzimin e disa ndërtesave të vogla aty pranë. Edhe pse bomba e fuqishme, dështoi të dëmtojë seriozisht strukturën mbajtëse
të dy qiellgërvishtëseve, 6 persona gjetën vdekjen dhe më shumë se 1.000 të tjerë u plagosën.
Qendra Botërore e Tregtisë, pësoi më shumë se 500 milionë dollarë dëme matariale. Pas sulmit, autoritetet evakuan mbi 50.000 njerëz nga ta dyja godinat, qindra prej të cilëve vuanin nga asfiksia.
Evakuimi zgjati gjithë pasditen. Autoritetet e qytetit dhe Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ndërmorën një kërkim masiv për të dyshuarit, dhe brenda disa ditësh u arrestuan disa fondamentalistë radikalë islamikë. Në marsin e vitit 1994, Mohammed Salameh, Ahmad Ajaj, Nidal Ayyad dhe Mahmoud Abouhalima u dënuan nga një juri federale për rolin e tyre në atë shpërthim, dhe u dënuan secili me burgim të përjetshëm.
Salameh, një palestinez, u arrestua kur shkoi të paguante shumën prej 400 dollarësh që ai kishte lënë për marrjen me qera të kamionit të përdorur në sulm. Ajaj dhe Ayyad, të cilët të luajtën një rol në ndërtimin e bombës, u arrestuan shumë shpejt pak më vonë.
Abouhalima, i cili ndihmoi në blerjen dhe përzierjen e eksplozivëve, arriti të arratiset në Arabinë Saudite, por u kap në Egjipt dy javë më vonë. Organizatori i sulmit – Ramzi Ahmed Yousef – mbeti i lirë deri në shkurtin e vitit 1995, kur u arrestua në Pakistan. Ai kishte qenë më herët në Filipine, dhe në një kompjuter personal iu gjetën plane të shumta terroriste, që përfshinin një komplot për të vrarë Papa Gjon Pali II, si dhe një plan për të hedhur në erë 15 avionë amerikanë brenda 48 orëve.
Gjatë fluturimit për në Shtetet e Bashkuara, Yousef thuhet se i pohoi një agjenti të Shërbimit Sekret, se e kishte drejtuar ai sulmin ndaj Qendrës Botërore Tregtare. Shqetësimi i tij i vetëm, sipas tij ishte se kulla 110 katëshe nuk u shemb ashtu siç ishte planifikuar – një katastrofë që do të shkaktonte mijëra të vdekur.
Pas shpërthimeve të vitit 1998 në ambasadat e SHBA-së në Kenia dhe Tanzani, hetuesit amerikanë filluan të dyshonin se Yousef kishte lidhje me sauditin e mërguar Osama bin Laden, shefin e Al-Kaedas. Nëse Bin Ladeni ishte përfshirë në sulmet mbi dy kullat binjkake në vitin 1993, kjo nuk u zbulua dot me saktësi, por më 11 shtator 2001, dy grupe terroristësh të Al-Kaedës e përfunduan punën e nisur nga Yousef, duke rrëzuar dy avionë të rrëmbyer në kullën veriore dhe jugore të Qendrës Tregtare Botërore.
Struktura prej çeliku e rrokaqiejve, nuk mundi të përballonte dot nxehtësinë e jashtëzakonshme të prodhuar nga djegia e karburantit, dhe të dyja ndërtesat u shembën brenda dy orëve pas goditjes. Afro 3000 njerëz vdiqën në Qendrën Botërore të Tregtisë dhe në afërsi të saj, duke përfshirë 343 zjarrfikës dhe 23 policë, të cilët ishin duke u përpjekur të përfunduar evakuimin e njerëzve të bllokuar në katet më të larta. Vetëm 6 njerëz të ndodhur në dyja kullat e Qendrës Botërore të Tregëtisë i mbijetuan sulmit pa asnjë dëmtim. Pothuajse 10.000 njerëz të tjerë u trajtuan për lëndime të lehta apo të rënda.
26 Shkurt 1935 – Në kundërshtim me Traktatin e Paqes, Hitleri urdhëron ngritjen e Luftwaffe
Udhëheqësi nazist, Adolf Hitler, nënshkruan një dekret të fshehtë që autorizon themelimin e Luftwaffe Reich, forcës ajrore gjermane. Në të njëjtin dekret, Hitleri e caktoi Hermann Goering, një pilot hero i Luftës së Parë Botërore dhe nazist i rangut të lartë, si komandant të forcave ajrore të Gjermanisë.
Traktati i Versajës, që i dha zyrtarisht Luftën e Parë Botërore, e ndalonte krijimin e aviacionit ushtarak në Gjermani, por një linjë ajrore gjermane – Lufthansa – u themelua në vitin 1926, dhe ofroi trajnime fluturimi për burrat, që më vonë do të bëheshin pilotë Luftwaffe.
Luftwaffe duhej të zhvullohej hap pas hapi,në mënyrë që të mos alarmonte qeveritë e huaja, dhe madhësia dhe përbërja e njësive të saj do të mbeteshin sekrete si më parë. Megjithatë, në marsin e vitit 1935, Britania njoftoi se po forcon forcën e saj ajrore (Royal Air Force, RAF) dhe Hitleri e zbuloi publikisht ekzistencën e Luftwaffes së tij, që po rritej me shpejtësi në një forcë ajrore të frikshme. Ndërsa riarmatimi gjerman eci përpara në një shkallë alarmante, Britania dhe Franca protestuan, por nuk arritën të frenojnë dot ngritjen e makinerisë ajrore gjermane.
26 Shkurt 1935 – Napoleoni Bonaparti arratiset nga Elba dhe rrikthehet në Francë.
Perandori francez ikën nga ishulli i Elbës ku ishte internuar, rrikthehet në Francë, dhe me 1.200 ushtarët të rij besnikë fillon fushatën 100-ditore, në një përpjekje për të ringritur perandorinë e tij. Ajo fushatë mori tragjikisht fund me disfatën në betejën e Vaterlosë në Belgjikë më 15 qershor.
Napoleoni hoqi dorë përsëri nga froni, dhe iu dorëzua vetë një luftanije britanike, me shpresë
se do ta lejonin të strehohej në Angli. Por anglezët e burgosën në ishullin e Shën Helenës, ku Napoleoni i kaloi vitet i vetmuar, duke shkruar kujtimet e tij. Ai vdiq më 5 maj 1821, zyrtarisht nga kanceri në stomak. Por prania e arsenikut në flokët e tij, ka krijuar dyshime se ai u helmua nga anglezët.
26 Shkurt 1616 – Galileo Galilei, ndalohet zyrtarisht nga Kisha Katolike Romake të mësojë ose mbrojë pikëpamjen se Toka rrotullohet rreth diellit.
1901 – Udhëheqësit e “Kryengritjes së boksierëve” në Kinë, Chi – hsui dhe Hsu Cheng – yu, ekzekutohen me prerje koke. Kjo lëvizje (1898-1900), u shndërrua në një lëvizje të dëshpëruar kundër ndikimit perëndimor në Kinë
26 Shkurt 1936 – Oficerët e rinj ushtarakë japonezë, përpiqen të kryejnë një grusht shteti kundër qeverisë .
26 Shkurt 1987 – Çështja Iran-Kontra:Komisioni hetimor kritikon presidentin Ronald Regan për mos-kontrollimin e stafit të tij të sigurisë kombëtare.
26 Shkurt 2004 – Presidenti maqedonas, Boris Trajkovski, gjen vdekjen në aksident ajror pranë Mostarit në Bosnje Hercegovinë.
26 Shkurt 2008 – Filarmonia e Nju Jorkut zhvillon në koncert në Phenian, Korenë e Veriut, ngjarja e parë e këtij lloji në vendin e izoluar në Korenë e Veriut.
26 Shkurt 2013 – Një balonë me ajër të nxehtë rrëzohet pranë Luksor në Egjipt , duke vrarë 19 vetë.