Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 25 Nëntor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 25 Nëntor?

25 Nëntor 1973 –Ushtria greke rrëzon qeverinë e juntës së kolonelëve, pas disa javësh trazira

Pati shumë pak rezistencë, kur tanket vërshuan rrugëve të Athinës, dhe kur trupat ushtarake morën pozicione përrreth ndërtesave qeveritare, që në orët e para të mëngjesit. Grushti i shtetit, u orkestrua nga shefi i frikshëm i policisë ushtarake, Demetrios Ioannidis. Ai ndodhi pas disa javësh trazirash në të gjithë vendin, dhe vetëm 8 ditë pas protestave të dhunshme studentore, ku gjetën vdekjen 13 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Ish-presidenti i vetë-emëruar në atë detyrë pas grushtit të shtetit të kolonelëve të vitit 1967, George Papadopoulos, u vu nën arrest në vilën e tij në bregdet, vetëm 32 km larg kryeqytetit. Në gjashtë vitet e sundimit të tij, vendi përjetoi një shtypje dhe brutalitet të paparë. Ioannidis restauroi pjesërisht qeverisjen civile, por ruajti një masë të madhe të pushtetit.

Por rregjimi i tij zgjati vetëm disa muaj, duke u rrëzuar në vitin 1974, pas provokimit të një përpjekjeje të pasuksesshme të një grushti shteti në Qipro, çka çoi në pushtimin turk të ishullit. Ai u akuzua për tradhëti, dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Ish kryeministri i mërguar, Konstantin Karamanlis, u ftua të rrikthehet për të kryesuar qeverinë e re.

Një referendum hodhi poshtë rivendosjen e monarkisë, dhe në vend të kësaj u themelua republika parlamentare. Karamanlis mbajti për 6 vjet postin e kryeministrit, dhe pastaj u zgjodh president. Atij i njihet merita e rrikthimit të vendit në demokraci, dhe anëtarësimin e Greqisë në Bashkësinë Ekonomike Evropiane më 1980-ën.

Pas rivendosjes së demokracisë, George Papadopoulos, u dënua më vdekje për tradhëti, ndërsa më vonë vendimi iu kthye në burgim të përjetshëm. Një vendim i qeverisë për ta liruar atë në në dhjetor të vitit 1990 për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, u anulua pas një proteste të madhe publike. Ai i kaloi 3 vitet e fundit të dënimit të tij në një spital të burgut, para se të ndërronte jetë në qershor 1999.

25 Nëntor 1998 – Në Turqi, parlamenti voton pro rrëzimit të qeverisë së kryeministrit Mesut Yilmaz

Qeveria turke u rrëzua pas humbjes së një mocioni mosbesimi, për shkak të akuzave të shumta për korrupsion. Asambleja turke votoi me shumicë absolute – 314 vota pro dhe 214 kundër – në favor të një mocioni të opozitës për mosbesim ndaj qeverisë së koalicionit të kryeministrit Mesut Yilmaz.

Yilmaz akuzohej për mashtrim në privatizimin e një banke shtetërore në shumën 600 milionë dollarë, si dhe për lidhje me mafian turke. Ai i hodhi poshtë këto akuza, duke pretenduar se po rrëzohej nga pushteti pikërisht nga mafia, ndërsa paralajmëroi se ekonomia por dhe politika e jashtme e vendit, do të vuanin pasojat e këtij akti. Yilmaz u ngjit në pushtet rreth 17 muaj më parë, pasi qeveria e parë pro-islamike e Turqisë u detyrua të largohej nga pushteti nga ushtria.

25 Nëntor 1844 – Lind Karl Friedrich Benz, arkitekti i motorit me djeshme të brendshme

Karl Friedrich Benz lindi në Karlsruhe të Gjermanisë. Ai ishte një inxhinier motorësh dhe  automobilash, i cilësuar përgjithësisht si shpikësi i automjetit me benzinë dhe themelues i automjetit të famshmëm, Mercedes-Benz. Bashkëkohësit e tjerë gjermanë, Gottlieb Daimler dhe Wilhelm Maybach bashkëpunuan me të, ndërsa pa dijeninë e njëri-tjetrit punonin mbi lloje të ngjashme shpikjesh, por ishte pikërisht Benz ai që mori patentën për punën e tij të pare, dhe pas kësaj, patentoi të gjitha proceset që bënë të mundur përdorimin e morotëve me djegie të brendshme tek automobilat.

25 Nëntor 885 – Trupat Vikinge lundrojnë në lumin Senë me një flotë prej 300 anijesh të vogla të shpejta, duke rrethuar Parisin.

25 Nëntor 1343 – Një cunami, i shkaktuar nga një tërmet i fortë në Detin Tirren, shkatërron Napolin dhe Republikën Detare të Amalfit.

25 Nëntor 1491 – Traktati i Granadës, i jep fund rrethimit të qytetit, që ishte fortesa e fundit e maorëve në Spanjë.

25 Nëntor 1667 – Një tërmet vdekjeprurës trondit rajonin Shemakha në Kaukaz, duke vrarë mbi 80.000 njerëz.

25 Nëntor 1759 – Një tërmet i fortë godet rajonin e Mesdheut, duke rrënuar Beirutin dhe Damaskun, dhe duke vrarë 30-40 mijë njerëz.

25 Nëntor 1839 – Një ciklon i madh godet Indinë, duke shkatërruar plotësisht qytetin port të Koringas, që nuk arrit të rindërtohej kurrë plotësisht. Stuhia shkaktoi futjen e detit në brendësi të tokës, duke marrë me vete 20.000 anije dhe mijëra njerëz. Dëshmitë e kohës flasin, për mbi 300 mijë të vdekur nga kjo.katastrofë natyrore.

25 Nëntor 1915 – Albert Einstein, prezanton në Akademinë Prusiane të Shkencave, ekuacionet që lidhen me teorinë e relativitetit.

25 Nëntor 1918 – Vojvodina, dikur territor i perandorisë Austro-Hungareze, shpall shkëputjen e saj për t’iu bashkuar Mbretërisë Serbe.

25 Nëntor 1936 – Në Berlin, Gjermania dhe Japonia nënshkruan Paktin Anti-Komintern, duke rënë dakord të konsultohen për masat që do të ndërmarrin “në mbrojtje të interesave të tyre të përbashkëta”, në rastin e një sulmi të papritur nga ana e Bashkimit Sovjetik.

25 Nëntor 1963 – Nëpërmjet një ceremonie shtetërore, presidenti amerikan John Kennedy, i vrarë 3 dië më parë në Dallas, varroset në varrezat e Uashingtonit.

25 Nëntor 1977 – Ish-senatori filipinas Benigno Aquino, shpallet fajtor nga Komisioni Ushtarak dhe dënohet me vdekje. Ai arratiset nga vendit, por do të vritet në vitin 1983, sapo u rrikthye në Manila.

25 Nëntor 1992 – Asambleja Federale e Çekosllovakisë, voton pro ndarjes së vendit në Republikën Çeke dhe Sllovaki. Vendimi hyri në fuqi më 1 janar 1993.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 25 Nëntor?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 25 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 25 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 25 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 25 nëntor 2017

“O Zot, nga Viti i Ri do jem në Britani”, shqiptarët postojnë foto të fshehur në kamionë

“O Zot, nga Viti i Ri do jem në Britani”, shqiptarët postojnë foto të fshehur në kamionë







JU REKOMANDOJMË

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025




TË FUNDIT

BE: Sulmet ndaj ONM të papranueshme, Vettingu të përfundojë para qershorit 2026
Politikë

BE: Sulmet ndaj ONM të papranueshme, Vettingu të përfundojë para qershorit 2026

by mirseda
18:44 | 29/10/2025
0

Ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato i ka cilësuar sulmet dhe dezinformimin ndaj Operacionit...

Të premten në SPAK, por sot Belinda Balluku drejtoi mbledhjen e qeverisë

Të premten në SPAK, por sot Belinda Balluku drejtoi mbledhjen e qeverisë

18:41 | 29/10/2025
Uragani “Melissa” lë 20 të vdekur e 10 të zhdukur, mes tyre 10 fëmijë

Uragani “Melissa” lë 20 të vdekur e 10 të zhdukur, mes tyre 10 fëmijë

18:38 | 29/10/2025
Konsumoi një sasi tabletash, transportohet me helikopter drejt Tiranës 12 vjeçarja nga Delvina

Konsumoi një sasi tabletash, transportohet me helikopter drejt Tiranës 12 vjeçarja nga Delvina

17:28 | 29/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com