Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 23 Maj?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 23 Maj?

23 Maj 1992 – Mafia italiane vret prokurorin e njohur Giovanni Falcone   

Një shpëthim i fuqishëm i komanduar në distance, vret prokurorin e njohur të antimafias italiane Giovani Falcone në Kapaçi, në autostradën që lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Palermos me qytetin e Palermos. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16.30 të pasdites, teksa Falcone po udhëtonte me makinën e tij i shoqëruart nga 2 makina policie dhe disa truproja.

Atentati ishte organizuar nga organizata famëkeqe mafioze “Cosa Nostra”, e cila kishte vendosur gati 500 kg eksploziv në anë të rrugës. Kur kaloi sipër bombës, Falcone po e ngiste makinën e tij me një shpejtësi prej 160 km/orë, e megjithatë kjo e shpëtoi nga shpërthimi vdekjeprurës.

Në atentat gjetën vdekjen edhe bashkëshortja e tij Francesca Morvillo që ishte gjithashtu prokurore dhe 3 policë:Rocco di Cillo, Antonio Montinaro, Vito Schifani. Vrasja ishte porositur urdhëruar nga bosi i bosëve, Salvatore Riina, në shenjë hakmarrje për dënimet e qindra mafiozëve, për të cilat Falcone kishte dhënë një kontribut të madh gjatë “Proceseve të Mëdha” të viteve 1980.

Giovanni Falcone lindi në Palermo më 18 maj 1939. Pasi kreu gjimnazin klasik “Umberto”, pati një përvojë të shkurtër pranë Akademisë Detare të Livornos. Vendosi të kthehet në qytetin e lindjes për të vazhduar Fakultetin Juridik, ku u diplomua më 1961.

Pas kryerjes së praktikës në gjykatë, më 1964 u bë gjykatës i shkallës së parë në Lentini. Më vonë transferohet si nënprokuror në Trapani, ku qëndroi përreth 12 vjet. Në atë detyrë thellohet vazhdimisht prirja e tij drejt fushës penale. Siç e thoshte ai vetë, “ishte vlerësimi objektiv i fakteve, ai që më magjepste”.

Të nesërmen e atentatit tragjik ndaj gjykatësit Cesare Terranova, ndodhur më 25 shtator 1979, Falcone nis të punojë në Palermo pranë Zyrës së Instruksionit. Kryeinstruktori Rocco Chinnici ia beson në maj 1980 hetimet kundër Rosario Spatola-s, një proces që hetonte edhe kriminalitetin amerikan, dhe që kishte prokuror Gaetano Costa-n, vrarë qershorin e po atij viti, i penguar nga disa zëvendës të tij, në momentin kur po firmoste një numër të madh urdhrash arresti.

Pikërisht në këtë përvojë të parë Giovanni Falcone mëson se si të hetojë krimet dhe veprimtaritë e strukturave mafioze, të kryejë hetime edhe në pasuritë e tyre të mirëfillta dhe në ato të depozituara në banka (edhe përtej oqeanit), dhe duke krijuar një kuadër tërësor lidhjesh, mungesa e të cilave në të shkuarën, kishte sjellë një “varg pafajësish” për mafiozët.

Më 29 korrik 1983 kryeinstruktori Chinnici vritet bashkë me eskortën e tij në rrugën Pipitone; e zëvendëson Antonino Caponnetto, i cili synon të krijojë një siguri më të plotë për hetuesit gjatë hetimeve të krimeve të mafies. Ndërtohet kështu ai që u quajt “grupimi antimafia”, mbi modelin e ekipeve aktive të viteve 1970, kundër dukurisë së terrorizmit politik.

Hetimi i filluar në Romë në korrik 1984 në praninë e zv/prokurorëve Vincenzo Geraci e Gianni De Gennaro, të Bërthamës Operative të “Criminalpol”, dhe të “penduarit” Tommaso Buscetta, është cilësuar si një pikë kthese mbi njohjen e fakteve përcaktuese të mafies, dhe veçanërisht të strukturës organizative të “Cosa Nostra”.

Nëpërmjet këtij vargu ngjarjesh dramatike, arrihet të dënohen qindra anëtarë të Cosa Nostra-s në të parin process të madh (16 dhjetor 1987) nga Gjykata e Palermos, pas njëzet e dy muajsh seancash.

23 Maj 1934 – Policia amerikane, ekzekuton çiftin e kriminelëve Bonnie Parker dhe Clyde Barroë

Bonnie dhe Clyde, çifti i dashuruar, u zu në pritë nga oficerët e policisë në dalje të Gibsland-it, Luiziana. Të bllokuar në makinën e tyre, ata u bënë objekt sulmi i një breshërie plumbash, pas harbimit së tyre 21-mujor duke vjedhur pika karburanti, restorante, banka, dhe duke vrarë disa njerëz.

Bonnie Parker dhe Clyde Barroë, kishin tendencën të vrisnin këdo që fuste hundët në punën e tyre. Në janarin e vitit 1934, ata organizuan një arratisje nga burgu i Teksasit, që rezultoi me vdekjen e dy rojeve. Tre muaj më vonë, ata vranë dy oficerë dhe rrëmbyen një shef policie. Çifti nuk u martua kurrë. Bonnie nuk kishte lidhje me botën e krimit, por sipas historianëve ajo e zgjodhi këtë rrugë për shkak të dashurisë së saj të madhe për Clyde. Historia e tyre i ngjante një filmi, dhe më vonë u realizuan disa përshtatje kinematografike.

23 Maj 844 – Beteja e Clavijo:Apostulli i Shën Gjonit, thuhet se iu shfaq mrekullisht një force ushtarake spanjolle në Asturia, duke e ndihmuar atë të fitojë kundër forcave të Emirit të Kordobas.

23 Maj 1430 – Heroina e Francës, Zhan D’Ark kapet nga burgundasit, teksa ishte duke udhëhequr një ushtri që po përgatiste rrethimin e një fortese që mbahej nga britanikët.

23 Maj 1844 – Një tregtar nga qyteti i Shirazit në Iran, shpall se është një Profet dhe themelon një lëvizje fetare që më vonë do të shtypet brutalisht nga qeveria iraniane. Ai konsiderohet të jetë një paraardhës i Besimit Bahai.

23 Maj 1863 – Në Lajpcig, në Mbretërinë e Saksonisë, themelohet Shoqata e Përgjithshme e Punëtorëve Gjermanë, një pararendëse e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë.

23 Maj 1915 – Lufta e Parë Botërore:Italia i bashkohet aleatëve, duke përmbushur pjesën e saj të Traktatit të fshehtë të Londrës.

23 Maj 1932 – Në Brazil, 4 studentë qëllohen për vdekje gjatë një manifestimi kundër diktatorit brazilian Getulio Vargas, çka çoi në shpërthimin e revolucionit disa javë më vonë.

23 Maj 1945 – Lufta e Dytë Botërore:Heinrich Himmler, kreu i SS nazistë, kryen vetëvrasje, ndërsa ndodhej i burgosur nga aleatët.

23 Maj 1949 – Themelohet Republika Federale e Gjermanisë (Gjermania Perëndimore).

23 Maj 1998 – Marrëveshja e Premtes së Mirë, pranohet me shumicë votash në një referendum të mbajtur në Irlandën e Veriut.

23 Maj 2014 – Shtatë persona, përfshirë autorin, gjejnë vdekje dhe 14 të tjerë plagosen gjatë të shtënave pranë kampusit të Universitetit të Kalifornisë.

Tags: 23 Majçfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Next Post
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 24 Maj?

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 24 Maj?

Video/I pret rrugën makinës, vdes shqiptari në Itali

Video/I pret rrugën makinës, vdes shqiptari në Itali

Ç’pritet të ndodhë të shtunën? Berisha paralajmëron për…

Ç’pritet të ndodhë të shtunën? Berisha paralajmëron për…

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com