Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 19 Janar?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 19 Janar?

19 Janar 1940 – Lind prokurori i famshëm i Antimafias italiane, Paolo Borsellino

Paolo Borsellino, konsiderohet së bashku me kolegun dhe mikun e tij, Giovanni Falcone, si një nga simbolet kryesore të betejës së shtetit italian kundër mafias, dhe një ndër viktimat më të njohura të Cosa Nostras. Borsellino lindi në një lagje të Palermos, në një familje të shtresës së mesme. Dy prindërit e tij ishin farmacistë.

Edhe Falcone lindi në të njëjtën lagje. Dy adoleshentët ishin shokë klase, luanin futboll bashkë, ndërsa patën shokë klase disa të rinj që më vonë u bënë mafiozë, ndërsa të dy studiuan për jurisprudence, dhe u rreshtuan në anën e ligjit dhe shtetit. Borsellino dhe Falcone, u takuan sërsh në Universitetin e Palermos.

Ndërsa Borsellino, i prirur nga e djathta, u bë anëtar i Frontit Universitar Aksini Kombëtar, një organizatë lidhur me neo-fashistët e Lëvizjes Sociale, Falcone qëndroi i distancuar në katolicizmin e tij konservativ antikomunist. Sidoqoftë, të dy nuk iu bashkuan kurrë ndonjë partie politike

Borsellino, u diplomua në Universitetin e Palermos në vitin 1962. Punoi në shumë qytete të Siçilisë, ndërsa në vitin 1975 u rrikthye në Palermo, ku u përfshi në hetimin e mafias siçiliane. Në fillim, as Borsellino dhe as Falcone nuk synonin të përfshiheshin në luftën kundër mafies. Ato u morën me disa raste që përfshinin edhe aktivitetet mafioze, dhe u tronditën nga ajo që zbuluan.

Ata panë kolegët e tyre të vriteshin në këtë betejë, ndaj për  tau bë gjithnjë e më e pamundur të ktheheshin pas. Përveç proçeseve të mëdha gjyqësore të mesit të viteve 1980, kur u arrestuan dhe gjykuan 475 mafiozë, një nga arritjet e tij përfshinte arrestimin e 6 anëtarëve të mafias në vitin 1980 duke përfshirë Leoluca Bagarella, kunatin e bosit të madha të Cosa Nostas,  Toto Riina.

Më 23 maj 1992, Falcone, gruaja e tij dhe 3 truproja u vranë nga shpërthimi i një bombë e vendosur nën një autostradë në dalje të Palermos. Ndërkohë 57 ditë më vonë u vra në të njëjtën mënyrë edhe shoku i tij Paolo Borsellino, nga një makinë-bombë në Via D’Amelio, pranë shtëpisë së nënës së tij në Palermo.

Në intervistën e tij të fundit televizive, dhënë më 21 maj 1992 për Jean Pierre Moscardo dhe Fabrizio Calvi, Borsellino foli për lidhjen e mundshme mes Cosa Nostrës dhe biznesmenëve të pasur italianë, siç ishte edhe kryeministri i ardhshëm Silvio Berlusconi.

Intervista pati pak vëmendje në televizionet italiane (gjysma e të cilave qenë në pronësi të Berlusconit, i cili kontrolloi gjithashtu televizionin shtetëror gjatë mandateve të tij si kryeministër). Që nga viti 2007, është transmetuar vetëm në një rast dhe nga një kanal satelitor RaiNeës 24 në vitin 2000, në një version të shkurtuar që është vetëm 30 minuta (është 50 minuta në formatin origjinale).

Çështja e vrasjes së Borsellinos, u rihap në vitin 2008, kur Gaspare Spatuzza, një vrasës i mafias u bë një i penduar, që pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë. Spatuza pranoi se kishte vjedhur makinën Fiat 126, të përdorur për vëndosjen e bombës në atentatin e kryer në Via D’Amelio.

Spatuzza pretendoi se bosi i tij, Giuseppe Graviano, i kishte thënë në vitin 1994 se kryeministri i ardhshëm Silvio Berluskoni ishte duke negociuar me mafian, lidhur me një marrëveshje politike-zgjedhore midis Cosa Nostrës dhe partisë së Berluskoni,t Forza Italia, në këmbim të garancive të caktuara – detyrim i institucioneve shtetërore për të moderuar goditjen e tyre kundër mafias, pas vrasjeve të prokurorëve Falcone dhe Borsellino.

Dy ish-kolegët e Borsellinos, raportuan tek hetuesit mbi një takim që kishin patur më të ndjerin pak para vdekjes së tij, gjatë së cilës ai nisi një moment të qajë duke thënë:”Një miku im më tradhtuar!”.  Një nga misteret rreth vdekjes së Borsellinos përfshin bllokun e tij të kuq, ku ai mbante të gjitha shënimet e tij.

Menjëherë pas sulmit në Via d’Amelio, ai u zhduk nga vendi i krimit, dhe nuk u gjet kurrë. “Vdekja e vëllait tim, ishte një vrasje shtetërore”- do të deklaronte më vonë vëllai i tij, Salvatore Borsellino. “Vëllai im e dinte për negociatat mes mafies dhe shtetit, dhe për këtë arsye u vra”-theksoi ai.

19 Janar 1983 – Kapet në Bolivi “Kasapi” i Lionit

Klaus Barbie, ish-shefi nazist i Gestapos në Lion të Francës gjatë pushtimit gjerman, arrestohet në Bolivi për krimet e tij kundër njerëzimit. Si shefi i policisë sekrete, Barbie dërgoi mijëra hebrenj francezë dhe anëtarë të Rezistencës Franceze në kampet e përqendrimit, ndërsa torturoi, abuzoi apo ekzekutoi shumë të tjerë.

Pas çlirimit të Francës nga aleatët, ai iku në Gjermani, ku me një identitet të ndryshuar iu bashkua ish-zyrtarëve të tjerë nazistë në formimin e një organizate të fshehtë antikomuniste, nën shërbimin e CIA-s amerikane. Më 1949-ën u dërgua fshehurazi në Bolivi, ku mori emrin e “Klaus Altmann”, dhe vazhdoi punën e tij si agjent sekret i SHBA-së.

Pikërisht në këtë kohë u gjurmua nga autoritetet franceze, por qeveria boliviane refuzoi ekstradimin. Vetëm në fillim të viteve 1980, pasi në pushtet erdhi një regjim liberal, u pranua ekstradimi, por vetëm në këmbim të ndihmës franceze ndaj kombit të varfër. Barbie u shpall fajtor për 177 krime kundër njerëzimit, dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Vdiq po në burg në 1991, në moshën 77-vjeçare.

19 Janar 1981- Merr fund kriza e pengjeve amerikanë në Iran

Pas 444 ditëve, 52 diplomatë dhe qytetarë amerikanë lirohen, pasi ishin marrë peng në ambasadën e SHBA-së në Teheran, nga një grup studentësh revolucionarë, pak muaj pas triumfit të Revolucionit Islamik në vend. Kriza përfundon me nënshkrimin e Marrëveshjes të Algjerit, sipas së cilës SHBA zotoheshin të mos ndërhynin politikisht apo ushtarakisht në punët e brendshme të Iranit.

Gjithashtu, SHBA do të pezullonte ngrirjen e aseteve iraniane në bankat amerikane, si dhe sanksionet tregtare mbi Iranin, ndërsa çështjet e tjera të mbetura pezull mes dy vendeve, do të zgjidhedhin në bazës të arbitrazhit ndërkombëtar.

19 Janar 1915 – Në Luftën e Parë Botërore, zepelinët gjermane nisin bombardimin e dy qyteteve të vogla në Mbretërinë e Bashkuar, duke vrarë të paktën 20 njerëz. Ai cilësohet si në bombardimi i parë i madh ajrore i objektivave civile.

19 Janar 1920 – Senati i Shteteve të Bashkuara, voton kundër anëtarësimit të vendit në Lidhjen e Kombeve.

19 Janar 1946 – Gjenerali amerikan, Douglas MacArthur, themelon Gjyjatën Ushtarake Ndërkombëtar për Lindjen e Largët në Tokio, për të gjykuar kriminelët japonezë të luftës.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 19 Janar?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Familja shqiptare flaket në rrugë, çështja arrin në Parlamentin francez

Familja shqiptare flaket në rrugë, çështja arrin në Parlamentin francez

Eksperti amerikan: Vrasësi i Ivanoviçit nuk do të zbulohet kurrë

Eksperti amerikan: Vrasësi i Ivanoviçit nuk do të zbulohet kurrë

Vrasja e Ivanoviç/ Gjurmët që lanë autorët, bënë lëmsh policinë

Vrasja e Ivanoviç/ Gjurmët që lanë autorët, bënë lëmsh policinë

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

Zbarkon Europa, “zhduken” qytetarët, Tirana e boshatisur
Aktualitet

Zbarkon Europa, “zhduken” qytetarët, Tirana e boshatisur

by mirseda
17:47 | 15/05/2025
0

Tirana do të jetë për dy ditë më radhë mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Europian, një...

Shkak grushtet në Kashar, KQZ merr vendimin: Asnjë vëzhgues në KZAZ nr 30

Shkak grushtet në Kashar, KQZ merr vendimin: Asnjë vëzhgues në KZAZ nr 30

17:43 | 15/05/2025
Milan/ Theo kërkon rikthimin në Spanjë, por Reali…

Milan/ Theo kërkon rikthimin në Spanjë, por Reali…

17:41 | 15/05/2025
Teuta fiton Kupën e Shqipërisë U-19, mposht Tiranën në finale

Teuta fiton Kupën e Shqipërisë U-19, mposht Tiranën në finale

17:03 | 15/05/2025
Partia Mundësia siguron mandatin e dytë në Tiranë, flet Agron Shehaj

Partia Mundësia siguron mandatin e dytë në Tiranë, flet Agron Shehaj

16:52 | 15/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com