Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 17 Janar?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 17 Janar?

17 Janar 1706- Lind një nga arkitektët e pavarësisë së SHBA-së, Benjamin Franklin

Benjamin Franklin lindi në Boston, por pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Filadelfia, qyteti më i madh në Amerikën e shekullit XVIII-të. Arritjet e tij të shumta si botues, shkencëtar dhe burrë shteti janë veçanërisht të shquara, kur merren parasysh në kontekstin e Amerikës koloniale të Veriut.

Ai iu kushtua përmirësimit të jetës së përditshme për shumë njerëz dhe duke vepruar kështu, la një shenjë të pashlyeshme tek kombi që po lindte. Megjithëse Franklin kishte pak arsimim formal, ai qe një lexues i zhdërvjellët, dhe më vonë edhe shkrimtar. I pesëmbëdhjeti nga shtatëmbëdhjetë fëmijët e familjes Franklin, në moshën 12-vjeçare merret në punë si shtypës nga vëllai i tij më i madh James, i cili botonte një gazetë të përjavshme, të quajtur “The New England Courant”.

Në moshën 17-vjeçare u largua për në Filadelfia, ku që në ditën e parë u njoh me gruan e tij të ardhshme, Deborah Read. Ai shpejt gjeti punë, dhe arriti të ngrinte shtypshkonjën e tij në vitin 1728. Shumë shpejt, nisi botimin e almanakëve dhe gazetave, si dhe merrte porosi nga të tjerët.

Në 1737 emërohet drejtues i postës në Filadelfias, një pozicion që e ndihmoi në mbledhjen e lajmeve për gazetën e tij. Franklin, ishte një nga etërit themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si shkencëtar, qe një figurë e rëndësishme e Iluminizmit, ndërsa la jo pak gjurmë në fushën e fizikës me zbulimet dhe teoritë e tij lidhur me energjinë elektrike.

Ndërkohë, Franklin themeloi bibliotekën e parë publike në Amerikë, dhe departamentin e parë të zjarrfikësve në Pensilvani.  Ai ishte një përkrahës i hershëm i unitetit kolonial, dhe si shkrimtar dhe aktivist politik, mbështeti idenë e një kombi amerikan. Në rolin e diplomatit, gjatë Revolucionit Amerikan ai siguroi aleancën me Francën, e cila ndihmoi në arritjen e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Kontributi i Franklin vlerësohet si themelor për rrënjët e vlerave dhe karakterit amerikan, si vlerat praktike dhe demokratike të pastërtisë, të punuarit fort, arsimimit, frymës së komunitetit, institucioneve vetëqeverisëse, si dhe kundërshtimin e autoritarizmit politik dhe fetar, me vlerat shkencore dhe tolerante të Iluminizmit.

17 Janar 1994 – Një tërmet i fortë shkund Los Anxhelosin

Pesëdhjetë e katër të vdekur, dhe miliarda dollarë dëme në infrastrukturë, ishte bilanci i tërmetit Northridge (i emërtuar sipas zonës pranë luginës San Fernando, ku ishte edhe epiqendra), një nga më të rëndët në historinë e SHBA-së.

Ishte ora 4:31 e mëngjesit, kur tërmeti më magnitudë 6.7 ballë i shkallës Rihter, goditi Luginën San Fernando, një zonë me popullsi të dendur, që ndodhet 20 kilometra në verilindje të qytetit.

Me një epiqendër 18 km nën sipërfaqen e tokës, tërmeti shkaktoi shembjen e disa godinave të banimit. Në kompleksin Northridge Meadoës, gjetën vdekjen 16 persona që banonin në katin e parë.

Duke pasur parasysh forcën dhe vendndodhjen e tërmetit, ishte një fat që numri i të vdekurve nuk qe shumë më i lartë. Disa autostrada pësuan gjithashtu dëme të mëdha, por vetëm një oficer policie vdiq, kur automjeti i tij u rrëzua nga një mbikalim. Në total, tërmeti shkaktoi 20 miliardë dollarë dëme materiale.

17 Janar 1945 – Ushtria e Kuqe çliron kryeqytetin polak Varshavë

Varshava ishte një fushëbetejë që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore në Evropë. Gjermania i shpalli luftë Polonisë, duke ndërmarrë një fushatë ajrore bombardimesh që më 1 shtator 1939, e cila pak javë më vonë u pasua një nga rrethim që i mori jetën dhjetëra mijëra civilëve polakë, ndërsa shkatërroi qindra monumente historike.

Pa energji elektrike, ujë dhe ushqim, dhe me 25 përqind të shtëpive të qytetit të shkatërruara, Varshava iu dorëzua gjermanëve më 27 shtator 1939. Bashkimi Sovjetik, kishte pushtuar një pjesë të Polonisë lindore, si pjesë e paktit të gushtit Molotov-Ribbentrop (i njohur edhe si Pakti Hitler-Stalin), por shumë shpejt u gjend në luftë me “aleaten” e saj.

Në gushtin e vitit 1944, sovjetikët filluan të dëbojnë gjermanët drejt perëndimit, duke përparuar në Varshavë. Ushtria Polake, duke pasur frikë se sovjetikët do të hynin në Varshavë për të mos u larguar më kurrë prej andej, nisën një kryengritje kundër pushtuesve gjermanë.

Polakët shpresonin se nëse do t’i mundnin vetë gjermanët, aleatët do të ndihmonin në instalimin pas luftës të qeverisë antikomuniste polake, e cila ndodhej në mërgim. Mjerisht, sovjetikët, në vend se ta ndihmonin kryengritjen polake, të cilën ata e inkurajuan zyrtarisht në emër të mposhtjes së armikut të tyre të përbashkët, qëndruan pasivë , dhe panë sesi gjermanët masakruan mijëra polakë të tjerë, duke i dërguar të mbijetuarit në kampet e përqendrimit.

Kjo shkatërroi çdo lloj rezistence polake ndaj një qeverisjeje komuniste pro-sovjetike, një pjesë thelbësore e planeve territoriale të Stalinit pas luftës. Pasi Stalini mobilizoi 180 divizione kundër gjermanëve në Poloni dhe Prusinë Lindore, trupat e gjeneralit Georgi Zhukov çanë frontin në veri dhe jug të kryeqytetit polak, duke e çliruar qytetin nga gjermanët dhe e pushtuar atë në emër të BRSS. Në atë kohe, popullsia e Varshavës qe para luftës përbëhej prej rreth 1.3 milionë banorësh, u reduktua në vetëm 153.000.

17 Janar 1377 – Papa Gregori XI, rrikthen selinë e Papatit në Romë nga Avignoni në Francë, ku qëndroi për disa dekada.

17 Janar 1595 – Gjatë luftërave fetare franceze, Henri IV i Francës i shpall luftë Spanjës.

17 Janar 1773 – Kapiteni britanik James Cook, urdhëron ekspeditën e parë në jug të Rrethit të Antarktidës.

17 Janar 1917 – Shtetet e Bashkuara të Amëikës, i paguajnë Danimarkës 25 milionë dollarë për blerjen e Ishujve Virxhin.

17 Janar 1945 – Nazistët fillojnë të largohen nga kampi i përqëndrimit në Aushvic, teksa forcat sovjetike janë shumë pranë.

17 Janar 1950 –Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, miraton Rezolutën nr.79 lidhur me kontrollin e armëve.

17 Janar 1992 – Gjatë një vizite në Korenë e Jugut, kryeministri japonez Kishi Mijazava kërkon publikisht ndjesë për shndërrimin e mijëra grave koreano-jugore në skllave seksuale nga trupat japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përshtati për Tirana Today Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 17 Janar?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 17 janar 2018

Shtypi nga bota, 17 janar 2018

Shtypi i ditës, 17 janar 2018

Shtypi i ditës, 17 janar 2018

Parashikimi i motit për datën 17 Janar 2018

Parashikimi i motit për datën 17 Janar 2018

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com