Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 16 Mars?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 16 Mars?

16 Mars 1978 –Brigadat e Kuqe rrëmbejnë në Romë ish-kryeministrin italian Aldo Moro.

Dy herë kryeministri i Italisë dhe drejtuesi aktual i Partisë Demokristiane, sulmohet dhe
merret peng rrugës, teksa po shkonte në parlament për një votim vendimtar mbi një aleancë të pashembullt midis Partisë Kristian Demokrate dhe Partisë Komuniste. Mundësia e një aleance të tillë, kishte trazuar gjithë spektrin politik në Itali; duke shkaktuar pakënaqësi si në Moskë ashtu edhe Uashington.
Gjatë aksionit të mire-organizuar, mbetën të vrarë 5 truprojat e tij. Asokohe, të gjithë anëtarët themelues të Brigadave të Kuqe ndodheshin në burg; prandaj organizata e udhëhequr nga Mario Moreti që rrëmbeu Moron, thuhet se ishte ”Brigada e Dytë e Kuqe”. Në ditët e para pas rrëmbimit, sindikatat lajmëruan nisjen e një greve të përgjithshme, ndërsa forcat e sigurisë
kryen qindra bastisje në Romë, Milano, Torino dhe qytete të tjera në kërkim të vendndodhjes
së Moros.
Gjatë pengmarrjes së tij 2-mujore, Moro iu lejua t’i dërgonte letra familjes dhe politikanëve të tij. Qeveria refuzoi të negociojë, pavarësisht kërkesës së dëshpëruar të familjarëve, miqve dhe vetë Papa Palit VI. Madje, ky i fundit “ofroi veten në këmbim… të Aldo Moros”.
Gjatë hetimit të rrëmbimit të Moros, gjenerali Karlo Alberto Dala Kieza raportohet se iu përgjigj një anëtari të shërbimeve të sigurisë, që sugjeroi torturimin e një të dyshuari të Brigadave të Kuqe:”Italia mund të mbijetojë edhe pas humbjes së Aldo Moros, por jo pas futjes së praktikës torturave në burgje!”.
Ndërkohë, Brigadat e Kuqe, zhvilluan një gjyq të fshehtë ku Moro u shpall fajtor dhe u dënua me vdekje. Më pas ata i dërguan një kërkesë zyrtare autoriteteve italiane, duke deklaruar se nëse do të lironin 16 të burgosurit e Brigadave të Kuqe, Moro nuk do të vritej. Autoritetet italiane u përgjigjën me një kërkim të madh në shkallë të gjerë, por pa arritur të bien në gjurmët e pengmarrësve dhe Moros.
Kreu demokristian u shkroi disa letra kolegëve të tij kristiandemokratë. Disa prej tyre, ndonjëherë tejet kritike ndaj kryeministrit Xhulio Andreoti, u mbajtën sekret për më shumë se një dekadë, dhe u botuan vetëm në fillim të viteve 1990. Në letrat e tij, Moro shprehej se objektivi kryesor i shtetit duhet të jetë shpëtimi i jetëve njerëzore, dhe se qeveria duhet të pajtohej me kërkesat e rrëmbyesve të tij.
Por pjesa dërrmuese e lidershipit kristiandemokrat, argumentoi se letrat nuk shprehnin dëshirat e vërteta të Moros, duke pretenduar se ato ishin shkruar nën presion, dhe për këtë arsye refuzuan të gjitha negociatat. Kur Brigadat e Kuqe vendosën të vrisnin Moron, ato e vendosën atë në një makinë, duke i thanë atij të mbulonte veten me një batanije, dhe se ata do ta transportonin në një vend tjetër.
Pasi u fut në bagazhin e makinës, Moro e qëllua 10 herë. Sipas hetimeve të mëvonshme, vrasësi ishte Mario Moreti. Një telefonatë anonome njoftoi për vendndoshjen e trupit të pajetë të të ndjerit, në pjesën e pasme të një makine në qendër të Romës (në një distancë të barabartë midis selive të Partisë Komuniste dhe Kristian Demokrate).
Po atë ditë, Ministri i Brendshëm Françesko Kosiga dha dorëheqjen.Mbi atë ngjarje u zhvilluan një seri gjyqesh dhe hetimesh parlamentare. Disa anëtarë të Brigadave të Kuqe u dënuan për pjesëmarrje në rrëmbim; megjithatë, “Çështja Moro” vazhdon të rrethohet ende sot nga shumë mistere.

16 Mars 2014 – Krimea vendos në një referendum të diskutueshëm ribashkimin me Rusinë

Një referendum i diskutueshëm mbi statusin e gadishullit të Krimesë, u mbajt nga Republika Autonome e Krimesë dhe nga qeveria lokale e Sevastopolit, ku gati 97 përqind e pjesëmarrësve u shprehën në favor të integrimit në federatën ruse, duke u shkëputur në një mënyrë të njëanshme nga Ukraina.
Siç mund të pritej Republika e Krimesë u njoh po atë ditë nga Moska, që pak javë më parë kishte realizuar aneksimin de fakto të gadishullit duke dërguar fshehurazi trupat e saj, apo ndihmuar me armë separatistët pro-rusë. Faktori ndërkombëtar e dënoi ashpër këtë farsë të organizuar nga Kremlini, duke u shprehur se nuk mund të realizohej një referendum në ato kushte sigurie.
Trembëdhjetë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, votuan në favor të një rezolute që e shpallte referendumin të pavlefshëm, por Rusia vendosi veton ndaj saj, në një kohë që Kina abstenoi. Një rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u miratua më vonë, me 100 vota pro, 11 kundër me 58 abstenime, që e shpallte referendumin e pavlefshëm dhe ripohonte integritetin territorial të Ukrainës.
Ndërkohë teksa po hyn në vitin e tij të katërt, konflikti në Ukrainën Lindore, mund të konsiderohet i ngrirë, në kushtet kur nuk ka asnjë përparim domethënës në dialogun për arritjen e një armëpushimi, apo negociatave të tjera për zgjidhjen e krizës. Megjithatë luftimet sporadike vazhdojnë, dhe deri më sot llogaritet të kenë humbur jetën mbi 10 mijë njerëz.
Në fakt deri në vitin 1954, Krimea ka qenë pjesë e Rusisë, kur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov vendosi që gadishulli të kalonte nën varësinë e republikës së Ukrainës. Largimi nga orbita e Mokës dhe synimi i Kievit për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE, e alarmuan Moskën, që aktivizoi me shpejtësi rusët etnikë në Ukrainë për të shkaktuar trazira dhe kërkuan shkëputjen nga Kievi.
Lufta Civile në Siri, ISIS-i dhe terrorizmi i lidhur me radikalët islamikë, si dhe kriza e emigracionit në Europë, e kanë zhvendosur vemëndjen e Perëndimit ndaj këtij problemi, me përjashtimin e dukshëm të SHBA-së që vazhdon të furnizojë Ukrainën me armë dhe pajisje të sofistikuara ushrarake.

16 Mars 597 P.E.S– Babilonasit pushtojnë Jeruzalemin, dhe zëvendësojnë Jehojakinin me Sedekiasin si mbret.

16 Mars 1935 – Hitleri shkel marrëveshjet e Versajës, duke dhënë urdhër për ri-armatimin e Gjermanisë.

16 Mars 1968 – Lufta e Vietnamit:Trupat amerikane në Vietnam, masakrojnë 350- 500 fshatarë Vietnamese në My Lai.

16 Mars 1988 – Qyteti kurd i Halabjas në Irak, sulmohet me gaz helmues dhe agjentë nervorë sipas urdhrit të dhënë nga udhëheqësi irakian Sadam Husein, duke vrarë mbi 5000 njerëz dhe duke plagosur rreth 10.000 të tjerë.

16 Mars 1998 – Papa Gjon Pali II, i kërkon ndjesë Zotit për pasivitetin dhe heshtjen e disa katolikëve gjatë Holokaustit.

Tags: 16 Marsçfarëhistorickalendarndodhur

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 16 mars 2018

Shtypi i ditës, 16 mars 2018

Shtypi nga bota, 16 mars 2018

Shtypi nga bota, 16 mars 2018

Parashikimi i motit, 16 mars 2018

Parashikimi i motit, 16 mars 2018







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Vllaznia, Edi Martini: Fitore e merituar, e dinim se do të vuanim
Sport

Vllaznia, Edi Martini: Fitore e merituar, e dinim se do të vuanim

by mirseda
20:06 | 04/04/2026
0

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini u shpreh i lumtur pas fitores 0-2 ndaj Partizanit. “Dua t’i bëjë...

Izraeli përgatitet për sulme ndaj objekteve energjetike iraniane, pret “dritën jeshile”

Izraeli përgatitet për sulme ndaj objekteve energjetike iraniane, pret “dritën jeshile”

19:58 | 04/04/2026
Dronët iranianë shkaktojnë shkatërrim mbi Bahrein, plagosen disa persona

Dronët iranianë shkaktojnë shkatërrim mbi Bahrein, plagosen disa persona

19:50 | 04/04/2026
Përshkallëzohen tensionet! Mbyllet pika kufitare Iran-Irak pas një sulmi vdekjeprurës

Përshkallëzohen tensionet! Mbyllet pika kufitare Iran-Irak pas një sulmi vdekjeprurës

19:42 | 04/04/2026
SHBA arreston mbesat e gjeneralit iranian, Rubio: Mbështesnin terrorizmin

SHBA arreston mbesat e gjeneralit iranian, Rubio: Mbështesnin terrorizmin

19:21 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com