Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 16 Maj?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 16 Maj?

16 Maj 1929 – Mbahet ceremonia e parë çmimeve Oskar

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kinemasë, shpërdan çmimet e saj të para, gjatë një darke kur merrnin pjesë rreth 250 njerëz në Sallën Blosom të Hotel Ruzveltit në Hollivud, Kaliforni. Ideja e këtij aktiviteti ishte e Louis B.Mayer, kreu i studios së madhe kinematografike “MGM”. Akademia u themelua zyrtarisht në majin e vitit 1927 si një organizatë jofitimprurëse, e përkushtuar ndaj përparimit të industrisë së filmit.

Presidenti i saj i parë ishte aktori Douglas Fairbanks. Në kohën e ceremonisë së parë të çmimeve Oskar, zëri sapo ishte futur nëpër filma. Filmi i kompanisë “Warner Bros”, Jazz Singer, nuk u lejua të konkurronte për fotografinë më të mirë, sepse Akademia vendosi që ishte e padrejtë të lejonte konkurrimin e filmave me zë, me ata pa zë.

Fituesi i parë zyrtar i kësaj kategorie (dhe i vetmi film pa zë që fitoi çmimin e fotografisë më të mirë) ishte “Wings” me regji të William Wellman. Filmi më i shtrenjtë i kohës së tij, me një buxhet prej 2 milionë dollarësh, tregonte historinë e dy pilotëve të Luftës së Parë Botërore, që bien në dashuri me të njëjtën grua.

Një çmim i veçantë nderi iu dha aktori të mirënjohur komik Charlie Chaplin. Fillimisht kandidat për kategoritë “Aktori më i mirë”, “Skenaristi më i mire”dhe “Regjizorit më të mirë” për filmin “The Circus (Cirku), Chaplin u hoq nga këto kategori, në mënyrë që të mund të merrte çmimin special, një ndryshim që disa ia atribuan popullaritetit që gëzonte në Hollivud. Ai ishte Oskari i fundit që do të merrte nga Hollivudi, deri në vitin 1971.

Akademia nisi të përdorë zyrtarisht emërtimin Oskar për çmimet e saj në vitin 1939. Një legjendë popullore, por e pakonfirmuar, thotë se drejtoresha ekzekutive e Akademisë, Margaret Herrick, tha se statuja ngjante si bashkëshorti i saj Oskar.

16 Maj 1717 – Voltaire burgoset në Fortesën e Bastijës

Shkrimtari Francois-Marie Arouet, i njohur më mirë si Voltaire, burgoset në Bastijë. Voltaire u lind në një familje të shtresës mesme, përfundoi kolegjin në Paris, dhe më pas nisi të studionte në universitet për jurisprudencë. Megjithatë, ai e braktisi shumë shpejt fakultetin për t’u bërë dramaturg, duke arritur të bëhej i famshëm me tragjeditë klasike.

Kritikët e përgëzuan për poemën e tij “La Henriade”, por sulmi satirik mbi politikën dhe fenë e zemëruan qeverinë, dhe Volteri u arrestua më 1717. Ai kaloi pothuajse një vit në Bastijë. Por periudha e burgimit, nuk arriti të “‘thajë” penën e tij satirike.

Më 1726, ai u detyrua të largohej nga Franca drejt Anglisë. Rikthehet disa vjet më vonë,

duke vazhduar të shkruante drama. Në vitin 1734, disa ese filozofike që shkroi, kritikonin fetë tradicionale dhe institucionet politike, të cilat e detyruan të largohej sërish nga Parisi.

Ai u tërhoq në rajonin e Shampanjës, ku jetoi me bashkëshorten dhe mbrojtësen e tij, Madame du Chatelet. Në vitin 1750, transferohet në Berlin me ftesë të mbretit të Prusisë Frederick II, dhe më vonë u vendos në Zvicër, ku shkroi veprën e tij më të njohur “Kandidi”. Vdes në Paris më 1778, kur ishte kthyer për të parë vënien në skenë të njërës prej dramave të tij.

16 Maj 1975 – Japonezja Junko Tabei bëhet gruaja e parë që ngjit malin Everest

Duke ndjekur shtegun juglindor, alpinistja japoneze Junko Tabei bëhet gruaja e parë që arrin majën e Everestit, malit më të lartë në botë. I vendosur në Himalajat Qendrore në kufirin midis Kinës dhe Nepalit, Everesti është 8848 metra mbi nivelin e detit. I quajtur Chomo-Lungma, ose “Perëndesha e Tokës”, nga banorët e Tibetit, emërtimin anglisht e mori nga Sir George Everest, një ekplorues britanik i Himalajave që në fillim të shekullit XIX-të.

Në majin e vitit 1953, alpinisti dhe eksploruesi neo-zelandez Edmund Hillary dhe udhërrëfyesi nepalez Tenzing Norgay, kryen ngjitjen e parë të suksesshme të majës. Hillary u dekorua më vonë nga Mbretëresha Elizabeta II për këtë arritje. Dhjetë vjet më vonë, ishte amerikani James Ëhittaker ai që u ngjit në majën Everest, së bashku me udhërrëfyesin e tij vendas, Nawang Gombu.

16 Maj 1968 – Në Francë përshkallëzohen protestat studentore dhe ato të punëtorëve

Kriza e majit të vitit 1968 përshkallëzohet, teksa një grevë e përgjithshme e punëtorëve përhapet në fabrikat dhe industritë në të gjithë vendin, duke paralizuar shpërndarjen e gazetave, transportin ajror dhe dy hekurudhat kryesore. Deri në fund të muajit maj, miliona punëtorë ishin në hedhur në grevë, dhe Franca dukej se ndodhej në prag të një revolucioni radikal.

Kryeministri George Pompidou bisedoi me krerët e sindikatave, duke bërë një numër lëshimesh, por nuk arriti t’i japë fund grevës. Më 30 maj, presidenti Charles de Gaulle, mbajti një fjalim në radio, ku njoftoi shpërndarjen e parlamentit, dhe thirrjen e zgjedhjeve të reja

16 Maj 1527 – Fiorentinët i dëbojnë familjen Mediçi për herë të dytë, dhe Firence rikthehet të jetë një republikë.

16 Maj 1770 – Katërmbëdhjetë vjeçarja Maria Antuaneta martohet me 15-vjeçarin Luigj August, që më vonë do të bëhet mbreti i Francës, Luigji XVI.

16 Maj 1811 – Lufta Gadishullore:Spanja, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar, mposhtin francezët në Betejën e Albueras.

16 Maj 1812 – Feldmarshalli rus Mikhail Kutuzov nënshkruan Traktatin e Bukureshtit, duke i dhënë fund Luftës Ruso-Turke. Besarabia aneksohet nga Rusia perandorake.

16 Maj 1916 – Britania e Madhe dhe Franca, nënshkruajnë marrëveshjen e fshehtë Sykes-Picot, duke ndarë ish-territoret osmane si Iraku dhe Siria.

16 Maj 1920 – Në Romë, Papa Benedikti XV shpall shenjtërimin e heroinës së Francës, Zhan D’Ark.

16 Maj 1966 – Partia Komuniste e Kinës publikon “Njoftimin e 16 Majit”, duke shënuar fillimin e Revolucionit Kulturor.

16 Maj 1991 – Mbretëresha Elizabeta II e Mbretërisë së Bashkuar, mban një fjalim me Kongresin e Shteteve të Bashkuara, duke qenë monarkia e parë britanike që e bënte diçka të tillë.

Tags: çfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Fajon për vizat: BE të japë sa më shpejt vlerësimin për Kosovën

Fajon për vizat: BE të japë sa më shpejt vlerësimin për Kosovën

Video/Vuçiç elozhe Ramës: Donte të fitonte pikë, unë nuk ia prisha dëshirën!

Video/Vuçiç elozhe Ramës: Donte të fitonte pikë, unë nuk ia prisha dëshirën!

Debate në Berlin për Shqipërinë, ja çfarë u diskutua në tryezën e Bundestagut

Debate në Berlin për Shqipërinë, ja çfarë u diskutua në tryezën e Bundestagut







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Lehtësuan dënimin ndaj Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë rihap hetimet për 3 gjyqtarët
Aktualitet

Lehtësuan dënimin ndaj Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë rihap hetimet për 3 gjyqtarët

by mirseda
13:13 | 01/12/2025
0

Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit për pushimin e hetimeve ndaj tre gjyqtarëve Aleks Nikolli, Petrit...

Sulmet kibernetike, sabotimet dhe shkeljet e hapësirës ajrore, NATO mund të behet më agresive

Sulmet kibernetike, sabotimet dhe shkeljet e hapësirës ajrore, NATO mund të behet më agresive

12:32 | 01/12/2025
Berisha paralajmëron: Në 12:00 do të denoncoj skandalin e madh të Ramës dhe Ballukut

Berisha paralajmëron: Në 12:00 do të denoncoj skandalin e madh të Ramës dhe Ballukut

11:22 | 01/12/2025
Berisha: Iliri ndoshta di më shumë se unë për ’21 Janarin’. Çfarë tregoi audio-përgjimi Prifti-Meta

Berisha: Iliri ndoshta di më shumë se unë për ’21 Janarin’. Çfarë tregoi audio-përgjimi Prifti-Meta

11:14 | 01/12/2025
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 49-vjeçarja

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 49-vjeçarja

09:33 | 01/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com