Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 15 Dhjetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 15 Dhjetor?

15 Dhjetor 1961 – Dënohet me vdekje arkitekti i Holokaustit nazist, Adolf Eichmann

Në Tel Aviv të Izraelit, Adolf Eichmann, oficeri i SS nazist, që organizoi “zgjidhjen përfundimtare të çështjes hebraike”, dënohet me vdekje nga një gjykatë izraelite për krimet e luftës. Eichmann u lind në Solingen të Gjermanisë në vitin 1906. Në nëntorin e vitit 1932, ai iu bashkua organizatës naziste elitë SS (Schutzstaffel), anëtarët e së cilës do të merrnin përgjegjësi të mëdha në Gjermaninë naziste, përfshirë policinë, inteligjencën dhe zbatimin e masave politikave antisemite.

Eichmann i ngjiti shpejt shkallët e karrierës, dhe me aneksimin gjerman të Austrisë në vitin 1938, u dërgua në Vienë me misionin e dëbimit të hebrejve nga qyteti. Ai krijoi një qendër efikase të deportimit të hebrejve, dhe në vitin 1939 u dërgua në Pragë për një mision të ngjashëm. Në janarin e vitit 1942, Eichmann u takua me zyrtarë të lartë nazistë me qëllim të planifikimin e një ”zgjidhjeje përfundimtare të çështjes hebraike”.

Nazistët vendosën të shfarosnin popullsinë hebraike të Evropës. Eichmann u caktua të koordinonte identifikimin, mbledhjen dhe transportimin e miliona hebrejve nga Evropa e pushtuar në kampet naziste të vdekjes, ku ata u mbytën në dhomat me gaz ose u detyruan të punonin deri në vdekje.

Në fund të luftës, Eichmann kapet nga forcat amerikane, por arriti të arratisej nga një burg në vitin 1946, pak para se të përballej me Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në Nuremberg. Jetoi për disa kohë me një identitet të rremë mes Evropës dhe Lindjes së Mesme, ndërsa në vitin 1950 shkoi në Argjentinë, një strehë e sigurtë për shumë kriminelë nazistë të luftës.

Në vitin 1957, një prokuror gjerman e njoftoi fshehurazi Izraelin se Eichmann ndodhej në Argjentinë. Agjentët e shërbimit sekret izraelit, Mossad, shkuan në Argjentinë. Duke e ditur se autoritetet argjentinase do të refuzonin ekstradimin e tij, më 11 maj 1960 ata e rrëmbyen Eichmann-in pak metra larg shtëpisë së tij.

Më 20 maj, një Eichmann i droguar u nis me avion nga Argjentina i maskuar si një pilot izraelit që kishte pësuar trauma në një aksident. Gjyqi ndaj tij nisi më 11 prill 1961 në Jeruzalem, dhe u transmetua drejtpërsëdrejti në televizion. Eichmann u përball me 15 akuza, duke përfshirë krimet kundër njerëzimit, krimet kundër popullit hebre dhe krime lufte.

Ai pretendoi se kishte zbatuar vetëm urdhrat e eprorëve të tij, por gjyqtarët e shpallën fajtor për të gjitha akuzat më 15 dhjetor, duke e dënuar me vdekje. Eichmann u ekzekutua me varje në litar më 31 maj 1962, në afërsi të Tel Avivit. Trupi i tij u dogj, dhe hiri u hodh në det.

15 Dhjetor 2001 – Rihapet Kulla e pjerrët e Pizës

Kulla e famshme u rihap për turistët dhe vizitorët pas 11 vitesh punë nga ekspertët dhe 27 milionë dollarëve të harxhuar, për të forcuar strukturën e saj delikate, por pa e eliminuar pjerrësinë që e ka bërë atë një monument historik unik. Ndërtimi i kullës që do të përbmante një këmbanë në majën e saj nisi në shekullin XII, në funksion të katedrales së Pizës, një qytet që ishte edhe njëherazi një qendër e madhe tregtare buzë lumit Arno në Italinë perëndimore, rreth 50 kilometra larg Firences.

Ndërsa ndërtimi ishte ende në zhvillim e sipër, themeli i kullës filloi të zhytet nën tokë si pasojë e terrenit të lagësht dhe të kripur, duke e bërë atë të pjerret në njërën anë. Ndërtuesit u përpoqën të kompensonin këtë, duke i bërë muret e anës tjetër me matariale më të rënda për të balancuar peshën, por kjo vetëm sa e anoi më shumë kullën.

Ndonëse vetë katedralja u anua pak, ishte Kulla e Pizës, ajo që u shndërrua në objektin tërheqës më të famshme turistik të qytetit. Në shekullin XX, kulla e bardhë prej mermeri, 60 metra e lartë ishte përkulur në mënyrën dramatike gati 5 metra nga pozicioni i saj natyral.

Një vit para mbylljes së saj në vitin 1990, 1 milionë njerëz e vizitonin çdo vit kullën e vjetër, duke ngjitur shkallët 293 deri në majë, dhe duke parë përtej fushës së gjelbër të Campo dei Miracoli (Fusha e Mrekullive). Duke pasur frikë se do të rrëzohej, zyrtarët e qytetit caktuan një grup prej 14 arkeologësh, arkitektësh dhe ekspertësh, për të kuptuar se si të shmangin një pjesë të animit të famshëm.

Pas një tentativë fillestare në vitin 1994 kur kulla thuajse u shemb, inxhinierët mundën më në mund të reduktonin pjerrësinë me gati gjysmë metri, duke e zhvendosur dheun poshtë themeleve. Kur kulla u rihap më 15 dhjetor 2001, inxhinierët parashikuan se do të duhet 300 vjet që ajo të rrikthehet në pozicionin e saj të vitit 1990. Megjithëse hyrja në kullë tanimë është e kufizuar në bazë të udhëzimeve të ekspertëve, një numër i madh i turistëve lejohen të qëndrojnë para saj, duke bërë foto.

15 Dhjetor 1978 – Shtetet e Bashkuara deklarojnë se do ta njohin Kinën komuniste

Presidenti Jimmy Carter, u shpreh se nga 1 janari 1979, Shtetet e Bashkuara do të njohin zyrtarisht Republikën Popullore të Kinës, dhe do të shkëpusin marrëdhëniet me Tajvanin. Pas revolucionit të suksesshëm të Mao Ce Dunit në Kinë në vitin 1949, Shtetet e Bashkuara refuzuan të njohin regjimin e ri komunist.

Në vend të kësaj, Amerika vazhdoi të njohë dhe të furnizojë me ndihma qeverinë nacionaliste kineze, që ishte themeluar nga Chiang Kai-shek në ishullin e Tajvanit. Por situata ndryshoi në vitet 1970, sidomos pas vdekjes së Maos, kur Uashingtoni arsyetoi se marrëdhëniet më të ngushta me Pekinin, do të sillnin përfitime ekonomike dhe politike për të dyja vendet.

15 Dhjetor 1999- Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave të shkaktuara nga shirat e shumtë shkatojnë vdekjen e 20-25 mijë njerëzve në Venezuelë. Mbi 350.000 të tjerë, kryesisht të varfër, mbetën të pastrehë nga stuhia e tmerrshme. Orteqet e baltës dhe gruëve deri në 20 metra të lartë, rrodhën përgjatë kodrave në periferinë e kryeqytetit Karakas, duke shkatërruar lagje të tëra

15 Dhjetor 1914 – Ushtria serbe rimerr Beogradin pas një betejë të ashpër me ushtrinë austro-hungareze gjatë Luftës së Parë Botërore.

15 Dhjetor 1917 – Rusia dhe Fuqitë Qëndrore, Gjermania dhe Austro-Hungaria, nënshkuajnë një marrëveshje për armëpushim midis tyre.

15 Dhjetor 1933 – Në SHBA, shfuqizohet Amendamenti i Tetëmbëdhjetë që ndalonte shitjen, prodhimin dhe transportimin e pijeve alkoolike.

15 Dhjetor 1945 – Gjenerali amerikan, Douglas MacArthur, urdhëron që Shinto të mos jetë më feja shtetërore e Japonisë.

15 Dhjetor 1960 – Në SHBA policia arreston Richard Pavlick, i akuzuar për planifikimin e vrasjes së presidentin të porsazgjedhur, John F. Kennedy.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 15 Dhjetor?Kalendar historik

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 15 dhjetor 2017

Shtypi i ditës, 15 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 15 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 15 dhjetor 2017

Zbardhet ekspertiza e Mjekësisë Ligjore, zbulohet shkaku i vdekjes së Adelajdës

Zbardhet ekspertiza e Mjekësisë Ligjore, zbulohet shkaku i vdekjes së Adelajdës

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Pengmarrje dhe 200 mijë € në shtëpinë e një zyrtareje të KPP-së
Aktualitet

Pengmarrje dhe 200 mijë € në shtëpinë e një zyrtareje të KPP-së

by mirseda
16:40 | 16/07/2025
0

SPAK zbulon rast të rëndë gjatë hetimit të një dosjeje tjetër për tendera publikë. Në skenë del...

Hapësirat publike/ Aksion edhe në Fier, shembet një objekt te kryqëzimi i Grecallisë

Hapësirat publike/ Aksion edhe në Fier, shembet një objekt te kryqëzimi i Grecallisë

16:12 | 16/07/2025
Aksident i rëndë në vend, dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën

Aksident i rëndë në vend, dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën

16:05 | 16/07/2025
Vodhi automjetin në parkingun e portit të Durrësit/ Arrestohet 34-vjeçari nga Çekia

Vodhi automjetin në parkingun e portit të Durrësit/ Arrestohet 34-vjeçari nga Çekia

15:50 | 16/07/2025
Kartoni i Asllanit 20 milion Euro, ja klubi qe po interesohet per mesfushorin kuqezi

Kartoni i Asllanit 20 milion Euro, ja klubi qe po interesohet per mesfushorin kuqezi

15:04 | 16/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com