Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 13 Shkurt?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 13 Shkurt?

13 Shkurt 1633 – Galileo Galilei mbërrin në Romë për t’iu nënshtruar inkuizicionit

Filozofi, astronomi dhe matematikani Italian, u përball me akuzën e herezisë për shkak të mbështetjes së Teorisë Kopernikane, e cila pohon se Toka rrotullohet rreth Diellit. Galilei u përball zyrarisht me inkuizicionin e kishës në prill të po atij viti, dhe në fund ra dakord të pranojë fajin, në këmbim të një dënimi më të lehtë.

I vendosur nën arrest shtëpiak për një kohë të pacaktuar nga Papa Urbani VIII, Galilei e kaloi pjesën tjetër të jetës në shtëpinë e tij në Arçetri, pranë Firences, para se të vdiste më 8 janar 1642. Galileo Galilei, biri i një muzikanti, lindi më 15 shkurt 1564, në Piza.

Ai nisi studimet në Universitetin e Pizës për mjekësi, por shpejt e zhvendosi vëmendjen tek filozofia dhe matematika. Në vitin 1589, nisi të jepte mësim si pedagog në Piza për disa vjet, periudhë kur vërtetoi se shpejtësia e rënies së një objekti, nuk është proporcionale me peshën e tij, siç kishte besuar dikur Aristoteli.

Sipas disa raporteve, Galilei i kreu studimet e tij duke hedhur objekte të peshave të ndryshme nga Kulla e pjerrët e Pizës. Gjatë viteve 1592-1630, Galileo u angazhua si profesor i matematikës në Universitetin e Padovës, ku ndërtoi një teleskop që i dha mundësinë të vëzhgonte malet dhe krateret e Hënës, katër satelitët më të mëdhenj të Jupiterit, dhe fazat e lëvizjes së këtij të fundit.

Ai gjithashtu zbuloi se Rruga e Qumështit, ishte e përbërë nga yje. Pas botimit të studimit të tij më vitin 1610, Galilei u bë i famshëm, dhe u emërua matematikan i oborrit mbretëror në Firence. Hulumtimet, i dhanë mundësi të bëhej mbështetës i punës së astronomit polak Nikolla Koperniku (1473-1573).

Megjithatë, Teoria Kopernikane e një sistemi diellor të përqëndruar tek Dielli, binte ndesh me mësimet e Kishës Katolike, që në thelb e sundonte Italinë në atë kohë. Mësimet e Kishës pretendonin se Toka, dhe jo Dielli, ishte në qendër të universit. Kështu më 1633, Galileo u nxorr para Inkuizicionit Romak, një sistemi gjyqësor të krijuar nga Papati më 1542, për të mbrojtur doktrinën e kishës.

Ai përfshinte ndalimin e librave, që binin ndesh me mësimet e Kishës. Inkuizicioni i kishte rrënjët e tij në Inkuizicionin e Mesjetës, qëllimi i të cilit ishte të kërkonte dhe të ndiqte penalisht heretikët, që konsideroheshin armiqtë e shtetit. Sot, Galileo njihet për kontributet e mëdha në studimin e lëvizjes së objekteve dhe astronomisë. Puna e tij ndikoi më vonë tek shkencëtarë të tillë si matematikani dhe fizikanti anglez Isak Njuton, i cili zhvilloi ligjin e gravitacionit universal. Në vitin 1992, Vatikani e pranoi zyrtarisht gabimin e dënimit të Galileos.

13 Shkurt 1945 –Aleatët bombardojnë rëndë qytetin gjerman të Drezdenit

Mbrëmjen e 13 shkurtit 1945, forcat ajrore aleate nisën një seri sulmesh kundër qytetit gjerman të Drezdenit, duke e katandisur “Firencen e Elbës” në rrënoja, dhe shkaktuar vrasjen e rreth 135.000 njerëzve. Ishte bombardimi më shkatërrues i Luftës së Dytë Botërore, duke përfshirë Hiroshiman dhe Nagasakin. Ky sulm pa dallim mbi civilët, arriti pak gjë në aspektin e luftës, meqenëse gjermanët qenë tashmë në prag të dorëzimit.

Ndër përfundimet e arritura në Konferencën e Jaltës, të përfunduar pak ditë më parë, ishte ajo sipas të ciëls aleatët do të angazhoheshin në kryerjen e bombardimeve strategjike kundër qyteteve gjermane, të njohura për prodhimin e armëve dhe municioneve, në një përpjekje për ta paralizuar makinerinë naziste të luftës.

Ironia tragjike e bombardimit të Drezdenit, një qytet mesjetar i njohur për thesaret e tij të pasura artistike dhe arkitektonike, është se gjatë luftës nuk kishte qenë kurrë një vend i prodhimit të armëve. Si aleatët ashtu edhe gjermanët, ishin në një mendje mbi qëllimin e vërtetë të bombardimeve.

Arsyetimi “zyrtar” i kuptueshëm ishte se Drezsdeni, qe një qendër e madhe e komunikimit, dhe bombardimi do të pengonte aftësinë e gjermanëve për t’i përcjellë mesazhe ushtrisë në front, që po luftonte në atë kohë kryesisht me forcat sovjetike. Por shkalla e shkatërrimit ishte për shumë njerëz, joproporcionale me qëllimin e shpallur strategjik.

Shumë njerëz, besojnë se sulmi ishte thjesht një përpjekje për të ndëshkuar gjermanët, dhe për të dobësuar moralin e tyre. Më shumë se 3.400 tonë eksploziv u hodhën mbi qytet atë natë nga 800 avionë amerikanë dhe britanikë. Stuhia e zjarreve të shkaktuara, bëri që qyteti të digjej në flakë për shumë ditë më rradhë, duke shkaktuar dhjetëra  mijëra viktima, përfshirë edhe shumë fëmijë.

13 Shkurt 1983 – Zjarri në një kinema në Torino të Italisë, i merr jetën dhjetëra personave

Shtatëdhjetë e katër vetë gjejnë vdekjen nga një zjarr që bie në një kinema në Torino të Italisë. “Statuto”, kishte një kapacitet prej pak më shumë se 1.000 personash, në një sallë me dy kate.

Zjarri nisi befas në katin e poshtëm, duke përfshirë disa ndenjëse. Tymi nga plastika e djegur, shkaktoi panik tek shikuesit që nisën të vraponin për të dalë nga salla.

Rrëmuja e madhe dhe shtypja e njerëzve, shkaktoi një tragjedi të vërtetë. Zjarrfikësit erdhën shpejt, por zbuluan se daljet e pasme të emergjencës ishin të bllokuara. Kur i hapën me forcë, gjetën menjëherë trupat e disa njerëzve që kishin vdekur në përpjekje për të shpëtuar. Në katin e parë, ata gjetën 37 njerëz të pajetë të vrarë nga djegiet, asfiksia apo shtypja nga turma.

Edhe në katin e dytë gjetën 37 persona të tjerë, shumica prej tyre në një banjo, që kishin humbur jetën si pasojë e tymit toksik. Një hetim i mëvonshëm, zbuloi disa shkaqe të mundshme për zjarrin:një cigare e ndezur, instalime e gabuara elektrike apo një fishekzjarr. Hetuesit zbuluan gjithashtu se menaxherët e kinemasë, kishin mbyllur dyert e pasme për të parandaluar që njerëzit të hynin pa paguar.

13 Shkurt 1913 – Dalai Lama i 13-të, shpalli pavarësinë e Tibetit pas një periudhe dominimit nga dinastia Qing, duke shënuar një periudhë prej gati 4 dekadash pavarësie.

13 Shkurt 1914 – Në Nju Jork, themelohet Shoqëria Amerikane e Kompozitorëve, Autorëve dhe Botuesve për të mbrojtur të drejtën e autorit.

13 Shkurt 1945 – Lufta e Dytë Botërore:Rrethimi i Budapestit, përfundon me dorëzimin e pakushtëzuar të forcave gjermane dhe hungareze ndaj Ushtrisë së Kuqe.

13 Shkurt 1960 – Me suksesin e një prove bërthamore, të koduar me emrin “Gerboise Bleue”, Franca bëhet vendi i katërt që zotëron armë bërthamore.

13 Shkurt 2017 – Vëllai i udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong-Nam, vritet në një atentat në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuala Lumpurit. Besohet se pas këtij akti qëndron pikërisht Kim Jong Un.

Tags: 13 Shkurtçfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post

Shtypi nga bota, 13 shkurt 2018

Shtypi i ditës, 13 shkurt 2018

Shtypi i ditës, 13 shkurt 2018

Sherr në klubin e seksit për një femër, shqiptari vret me thikë një kosovar. Ja sa dënohet

Sherr në klubin e seksit për një femër, shqiptari vret me thikë një kosovar. Ja sa dënohet

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Vaksinimi i fëmijëve në rënie! Studimi zbulon përkeqësim pas pandemisë Covid 19
shendetesi

Vaksinimi i fëmijëve në rënie! Studimi zbulon përkeqësim pas pandemisë Covid 19

by mirseda
14:34 | 25/06/2025
0

Progresi në vaksinimin e fëmijëve ka ngecur sipas nje studimi te ri dhe miliona të vegjël mbeten...

Gjendet trupi i pajetë i një 60-vjeçari në Mamurras, dyshohet se…

Gjendet trupi i pajetë i një 60-vjeçari në Mamurras, dyshohet se…

14:32 | 25/06/2025
Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës, i dënuar për plagosje të rëndë

Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës, i dënuar për plagosje të rëndë

14:29 | 25/06/2025
Drejtori Administrativ i FSHF-së: Do të vazhdojmë konsolidimin e Final Four

Drejtori Administrativ i FSHF-së: Do të vazhdojmë konsolidimin e Final Four

13:47 | 25/06/2025
Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën në lidhje me dosjen e “Sterilizimit”.

Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën në lidhje me dosjen e “Sterilizimit”.

13:36 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com