Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 10 Janar?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 10 Janar?

10 Janar 1920 – Themelohet Lidhja e Kombeve

Lidhja e Kombeve, nisi së funksionuari zytarisht kur Pakti i Lidhjes së Kombeve, i ratifikuar nga 42 vende të botës në vitin 1919, hyri në fuqi. Në vitin 1914, një vrasje me prapavijë politike në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës, shkaktoi një zinxhir ngjarjesh që çuan në shpërthimin e luftës më të përgjakshme që kishte ndodhur ndonjëherë.

Teksa gjithnjë e më shumë të rinj u dërguan të luftonin në llogore, zëra me ndikim në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, filluan të bëjnë thirrje për krijimin e një institucioni të përhershëm ndërkombëtar për të ruajtur paqen në botën e pasluftës. Presidenti amerikan Uilson, u bë një avokat i zëshëm i këtij koncepti, dhe në vitin 1918, e përfshiu atë në propozimin e tij të famshëm prej 14 pikash, për t’i dhënë fund luftës.

Në nëntorin e vitit 1918, Fuqitë Qëndrore ranë dakord për një armëpushim. Dy muaj më vonë, aleatët u takuan me përfaqësuesit e Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë së pushtuar në Versajë të Francës, për të arritur marrveshjen zyrtare të paqes. Presidenti amerikan Uilson, kërkoi një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, por Anglia dhe Franca nuk ranë dakord, duke i imponuar pagimin e dëmshpërblimeve të mëdha armiqve të tyre të luftës.

Megjithatë, ngritja e Lidhjes së Kombeve u miratua, dhe në verën e vitit 1919 Uilson ia paraqiti senatit për ratifikim Traktatin e Versajës dhe Konventën e Lidhjes së Kombeve. Ai pësoi një goditje në tru vjeshtën e atij viti, gjë që e pengoi në arritjen e një kompromisi.

Shumica e kongresmenëve, mendonin se traktatet reduktonin autoritetin e SHBA-së në botë. Në nëntor, Senati refuzoi t’i ratifikonte të dyja dokumentet. Lidhja e Kombeve u themelua pa pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara, duke mbajtur takimin e parë në Gjenevë më 15 nëntor 1920.

Gjatë viteve 1920, Lidhja, me seli në Gjenevë të Zvicrës, pranoi anëtarë të rinj dhe ndërmjetësoi me sukses mosmarrëveshje të vogla ndërkombëtare, por që shpesh u shpërfillën nga fuqitë kryesore.  Ndërkohë, autoriteti i Lidhjes nuk u sfidua seriozisht deri në fillim të viteve 1930, kur një sërë ngjarjesh e ekspozuan atë si një institucion të të paefektshëm.

Japonia u largua nga organizata pas pushtimit të Kinës, edhe pse e dënua nga Lidhja. Kjo e fundit, qe gjithashtu e pafuqishme për të parandaluar riarmatimin e Gjermanisë dhe Italisë pushtimin italian të Etiopisë.  

Ky organizëm praktikisht pushoi së funksonuari gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në vitin 1946, Lidhja e Kombeve u shpërbë zyrtarisht me themelimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. OKB u modelua sipas Lidhjes së Kombeve, por pati një rritje të ndjeshme të mbështetjes ndërkombëtare, për ta ndihmuar të mos përsëriste dështimet e të parës.

10 Janar 1962 – Orteku vret mijëra njerëz në Peru

Një ortek i madh në shpatet e një vullkani të shuar, vret më shumë se 4.000 njerëz në Peru. Nëntë qyteza dhe 7 fshatra të vegjël u shkatërruan tërësisht. Mali vullkanor Huaskaran në Ande ka një lartësi mbi 6500 metrash mbi nivelin e detit.  Mbrëmjen e 10 janarit, kur shumica e njerëzve ishin mbledhur nëpër shtëpitë e tyre për të darkuar, një pjesë e një akullnaje gjigande u shkëput papritur nga mali, dhe u lëshua me shpejtësi poshtë luginës.

Blloku i akullit ishte sa madhësia e dy grataçielave, dhe sipas përllogarritjeve peshonte rreth 6 milionë tonë. Orteqet nuk qenë të pazakonta për zonën, dhe zakonisht dihej se nga momenti i dëgjimit të zhurmës së shkëputjes së akullit dhe ardhja e një orteku, njerëzit kishin 20-30 minuta kohë për t’u larguar me shpejtësi në një terren më të lartë.

Megjithatë, këtë herë, orteku përshkoi 15 km në vetëm 7 minuta. Qytetet Ranrahirka dhe Huaraskuko u varrosën nën 40 metra akull, baltë, pemë, gurë dhe mbeturina të tjera.  Vetëm një numër i vogël njerëzish në çdo qytezë mbijetuan. Akullnaja u ndal në lumin Santa, ku ndaloi rrjedhën e ujit, duke shkaktuar përmbytje në zonat e afërta.

Në total, rreth 4.000 njerëz humbën jetën në atë ortek. Disa trupa u transportuan  deri në Oqeanin Paqësor, 160 km larg. Të tjerë u varrosën nën kaq shumë copëra materialesh, sa që trupat e tyre nuk u gjetën kurrë. Ndërkohë 10.000 kafshë nëpër ferma u vranë, dhe miliona dollarë të korra u shkatërruan. Tetë vjet më vonë, një tërmet shkaktoi një tjetër ortek të tmerrshëm në të njëjtën zonë.

10 Janar 1923 – Trupat amerikane largohen nga Gjermania

Katër vjet pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Presidenti Uoren Harding urdhëroi rrikthimin në atdhe të trupave amerikanë që ndodheshin në Gjermani. Më 1917, pas disa vite luftimesh të përgjakshme përgjatë frontit të perëndimit, hyrja e forcave amerikane në Luftën e Parë Botërore, shënoi një pikë kthese në konfliktin botëror.

Kur përfundoi lufta në nëntor 1918, më shumë se 2 milionë ushtarë amerikanë kishin shërbyer në fushëbetejat e Evropës Perëndimore, dhe më shumë se 50.000 prej tyre kishin humbur jetën. Si pjesë e Traktatit të Versajës, nënshkruar vitin që pasoi, trupat e SHBA-së, së bashku me forcat e tjera aleate, ishin stacionuar në vendet e mundura, për të garantuar zbatimin e marrëveshjeve të paqes.

10 Janar 49 P.E.S- Jul Çezari kalon Rubikonin, duke sinjalizuar fillimin e luftës civile.

10 Janar 1863 – Hekurudha metropolitane, hekurudha më e vjetër nëntokësore në botë, hapet midis Pedingtonit dhe Ferringdonit në Londër.

10 Janar 1920 – Hyn në fuqi Marrëveshja e Versajës, duke i dhënë fund zyrtarisht Luftës së Parë Botërore.

10 Janar 1946 – Mbahet në Londër mbledhja e parë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në të u përfaqësuan 51 shtete.

10 Janar 1966 – Nënshkruhet Deklarata e Tashkentit, një marrëveshje paqeje midis Indisë dhe Pakistanit, që i dha fund Luftës Indo-Pakistaneze të vitit 1965.

10 Janar 1984 – Vatikani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rivendosin marrëdhëniet e plota diplomatike pas gati 117 vjetësh, duke përmbysur kësisoj vendimin e Kongresit amerikan të vitit 1867 për bllokimin e financimin publik për një të dërguar diplomatik në Selinë e Shenjtë.

10 Janar 1985 – Sandinisti Daniel Ortega bëhet president i Nikaraguas, dhe zotohet të vazhdojë transformimin në socializëm dhe aleancën me Bashkimin Sovjetik dhe Kubën. Politika amerikane, vazhdoi të mbështesë Kontrat në revoltën e tyre kundër qeverisë së Nikaraguas.

10 Janar 2015 – Një helmim masiv dhe i qëllimshëm i birrës gjatë një funerali në Mozambik, shkaktoi vdekjen e 56 personavem dhe shtrimin në spital në gjendje të rëndë të mbi 200 të tjerëve.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 10 Janar?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 10 janar 2018

Shtypi i ditës, 10 janar 2018

Shtypi nga bota, 10 janar 2018

Shtypi nga bota, 10 janar 2018

Parashikimi i motit 29 Dhjetor

Parashikimi i motit për sot, kur priten reshje shiu







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori
Sport

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

by mirseda
22:32 | 11/10/2025
0

Incident në qendër të Prishtinës. Teksa po luhet ndeshja Serbi-Shqipëri, një person ka shkrepur armën në ajër....

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

22:24 | 11/10/2025
Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

22:14 | 11/10/2025
Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

21:40 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com