Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 7 Prill:  

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 7 Prill:   

 

7 Prill 1994 – Shpërthen lufta civile në Ruandë

 

Forcat e Armatosura të Ruandës vrasin 10 oficerë paqeruajtës belgë, në një përpjekje të suksesshme për të shkurajuar ndërhyrjen ndërkombëtare në gjenocidin, që kishte filluar vetëm disa orë më parë. Në rreth 3 muaj, ekstremistët Hutu që kontrolluan Ruandën, vranë brutalisht rreth 500.000 -1 milionë njerëz të komunitetit Tutsi por edhe Hutu të moderuar, në episodin 

më të rëndë të gjenocidit etnik që nga Lufta e Dytë Botërore.

Rrënjët e atij gjenocidi nisin në fillim të viteve 1990, kur Presidenti Juvenal Habyarimana, një pjesëtar i komunitetit Hutu, filloi të përdorte retorikën anti-Tutsi për të konsoliduar pushtetin e tij midis etnisë së tij. Duke filluar nga tetori 1990, pati disa masakra të qindra banorëve të komunitetit Tutsi. 

Megjithëse dy grupet etnike ishin shumë të ngjashme, për shekuj ndanin të njëjtën gjuhë dhe kulturë, ligji kërkonte regjistrimin në bazë të përkatësisë etnike. Qeveria dhe ushtria filluan të krijojnë grupimet Interahamëe (që do të thotë “ata që sulmojnë së bashku”), dhe u përgatitën për eliminimin e plotë të Tutsi, duke armatosur Hutu-të me armë dhe hanxharë. 

Në janarin e vitit 1994, forcat e Kombeve të Bashkuara në Ruandë, paralajmëruan nisjen e masakrave të mëdha. Më 6 prill 1994, presidenti Habyarimana u vra kur avioni i tij u rrëzua. Nuk dihet nëse sulmi ishte kryer nga Fronti Patriotik i Ruandës(RPF), një organizatë ushtarake Tutsi e vendosur jashtë vendit në atë kohë, apo nga ekstremistët Hutu që u përpoqën të gjetin një justifikim për të nxitur fillimin e vrasjeve masive. 

Sidoqoftë, ekstremistët Hutu në ushtri, të udhëhequr nga koloneli Theoneste Bagosora, hynë menjëherë në veprim, duke vrarë Tutsi dhe Hutu e moderuar brenda pak orësh nga rrëzimi i avionit. Paqeruajtësit belgë u vranë të nesërmen, një faktor kyç në tërheqjen e forcave të OKB-së nga Ruanda. 

Menjëherë pas kësaj, stacionet e radios në Ruandë transmetonin thirrje publike ndaj shumicës Hutu, për të vrarë të gjithë Tutsit që ndodheshin në vend. Ushtria dhe policia kombëtare drejtuan masakrën, ndonjëherë duke kërcënuar civilët Hutu, kur këta të fundit nuk bindeshin të vepronin. 

Mijëra njerëz të pafajshëm u sulmuan për vdekje me hanxharë nga fqinjët e tyre. 

Pavarësisht nga krimet e tmerrshme, bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara, hezituan të reagojnë. Ata e përshkruanin gabimisht gjenocidin si një kaos në mesin e një lufte fisnore. Presidenti Bill Clinton, përmendi dështimin e Amerikës për të bërë ndonjë gjë për të ndaluar gjenocidin, si “keqardhjen më të madhe” të administratës së tij.

Gjithçka u la në dorën e RPF, të udhëhequr nga Paul Kagame, për të filluar një fushatë ushtarake përfundimtare të suksesshme për kontrollin e Ruandës. Deri në verë, RPF arriti të mposhtë forcat Hutu dhe i dëboi ato nga vendi dhe në disa vende fqinje. Megjithatë, deri në atë kohë, rreth 75 përqind e Tutsive që jetonin në Ruandë ishin vrarë.

 

7 Pril 2017 – Një sulm terrorist trondit Suedinë

 

Në qendët të Stokholmit, kryeqytetit të Suedisë, një person nis nisi të shtypë me një kamion të grabitur turmën e njerëzve përgjatë Drottninggatan (Rrugës së Mbretëreshës), para se të përplasej në cepin e një dyqani në Ahlens. Pesë persona gjetën vdekjen, dhe 14 të tjerë u plagosën rëndë. Policia e konsideroi sulmin një akt terrorist. 

Rakhmat Akilov, një 39-vjeçar nga Uzbekistani të cilit i ishte refuzuar kërkesa për azil, u arrestua po atë ditë, si i dyshuar për krimin e tmerrshëm. Policia suedeze bëri përgjegjës organizatat ekstremiste, midis tyre ISIS-in, ndërsa edhe autoritetet uzbeke thanë se Akilov dyshohet se i ishte bashkuar Shtetit Islamik pak para përpara sulmit. 

Sipas kryeprokurorit, Akilov i ishte betuar për besnikëri ISIS-it në një video të vetë-realizuar një ditë para sulmit. Akilov pranoi autorësinë e sulmit, në një seancë dëgjimore para-gjyqësore më 11 prill. 

 

7 Prill 1948- Themelohet Organizata Botërore e Shëndetësisë 

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë është një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara, që ka të bëjë me shëndetin publik ndërkombëtar. “Kushtetuta” e Organizatës Botërore të Shëndetësisë u nënshkrua nga 61 vende më 7 prill 1948, me mbledhjen e parë të Asamblesë së OBSH që u zhvillua më 24 korrik 1948. 

Që nga krijimi i saj, organizata ka luajtur një rol udhëheqës në çrrënjosjen e sëmundjes infektive lisë. Prioritetet e saj aktuale përfshijnë sëmundjet ngjitëse, në veçanti HIV/AIDS, Ebolën, malarien dhe tuberkulozin; zbutjen e efekteve të sëmundjeve jo të transmetueshme; seksuale dhe riprodhuese, zhvillimit dhe plakjes; të ushqyerit, sigurinë e ushqimit dhe ushqimin e shëndetshëm; shëndetin në punë; abuzimin me substancat narkotike etj. 

 

7 Prill 1906 – Mali vullkanik i Vezuvit shpërthen dhe shkatërron pjesë të mëdha të Napolit.

 

7 Prill 1978 – Bibla e Gutenbergut, e botuar në shekullin XV, shitet për 2 milionë dollarë gjatë një ankandi në Nju Jork.

 

7 Prill 1983 – Në Egjipt, zbulohet skeleti më i vjetër i njeriut, 80 mijë vjeçar.

 

7 Prill 1933 – SHBA-ja shfuqizon ligjin që ndalonte konsumin e birrës, që përmbante jo më shumë se 3.2 për qind alkool sipas peshës, 8 muaj para ratifikimit të amendamentit XXI . Sot kremtohet si Dita Kombëtare e Birrës. 

 

7 Prill 1943 – Holokausti në Ukrainë:Në Terebovlia, gjermanët urdhërojnë 1.100 hebrenj të zhvishen dhe të marshojnë drejt fshatit Plebanivka, ku qëllohen dhe varrosur nëpër kanale.

 

7 Prill 1943 –Ioannis Rallis, bëhet kryeministri i qeverisë kukull greke gjatë pushtimit gjerman.

 

17 Prill 976 – Anëtari i parlamentit dhe spiuni i dyshuar John Stonehouse, jep dorëheqjen nga Partia Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u arrestua për falsifikimin e vdekjes së tij .

 

7 Prill 1977 – Prokurori federal gjerman Siegfried Buback dhe shoferi i tij qëllohen për vdekje nga dy anëtarë të Fraksionit të Ushtrisë së Kuqe.

 

7 Prill 1990 – Një zjarr shpërthen në një traget pasagjerësh në Skandinavi, duke shkaktuar vdekjen e 159 njerëzve.

 

7 Prill 2003 – Trupat amerikane pushtojnë Bagdatin. Regjimi i Sadam Huseinit bie dy ditë më vonë.

Tags: 7 prillçfarëhistorikkakalendarmendodhur

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Flet një nga gylenistët e deportuar: Shumë zyrtarë në Kosovë e Shqipëri, të financuar nga FETO

Flet një nga gylenistët e deportuar: Shumë zyrtarë në Kosovë e Shqipëri, të financuar nga FETO

Gara me 185 km/h në Tiranë, Policia: 6 shoferë në pranga dhe 40 leje drejtimi të pezulluara

Gara me 185 km/h në Tiranë, Policia: 6 shoferë në pranga dhe 40 leje drejtimi të pezulluara

Dhunoi barbarisht shqiptarin, i theu hundën, greku: Ishte vetëm një tërheqje veshi

Dhunoi barbarisht shqiptarin, i theu hundën, greku: Ishte vetëm një tërheqje veshi







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com