Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 31 Mars

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 31 Mars

 

31 Mars 1889 – Në Paris përurohet përfundimi i ndërtimit të Kullës Eifel 

 

Kulla Eifel përurohet në kryeqytetin francez, në një ceremoni të drejtuar nga projektuesi i veprës Gustave Eiffel, dhe ku morën pjesë kryeministri francez Pierre Tirard, një grusht zyrtarësh të tjerë të lartë, dhe 200 punëtorë ndërtimi. Në vitin 1889, për nder të 100-vjetorit të Revolucionit Francez, qeveria planifikoi një ekspozitë ndërkombëtare, dhe shpalli një konkurs për projektimin e një monumenti që do të ndërtohej në Champ-de-Mars, në qendër të Parisit. 

Nga më shumë se 100 projekte të paraqitura, Komiteti i Njëqindvjetorit zgjodhi planin e Eiffel për një kullë prej çeliku, që do të ngrihej pothuajse 300 metra mbi Parisin, dhe do të ishte për kohën struktura më e lartë në botë e ndërtuar nga njeriu. Eiffel, një ndërtues i njohur i urave, ishte një mjeshtër i ndërtimit me konstruksione metalike, dhe dizejnoi edhe projektin e Statujës së Lirisë, që ishte ngritur vetëm pak kohë më parë në portin e Nju Jorkut.

Kulla e Eiffel u prit me skepticizëm nga kritikët, të cilët argumentuan se ajo nuk do të ishte strukturalisht e qëndrueshme, ndërsa shumë të tjerë u indinjuan duke menduar se kulla do të ishte një shëmti në zemër të Parisit. Me një angazhim të papërmbajtshëm, Eiffel e përfundoi kullën e tij të madhe në vetëm 2 vjet. 

Vetëm një punëtor humbi jetën aksidentalisht gjatë ndërtimit të saj, çka asokohe përbënte një rekord jashtëzakonisht pozitiv për një projekt të atyre përmasave. Struktura e lehtë, e ajrosur ishte nga të gjitha anët një çudi teknologjike, dhe brenda disa dekadave u konsiderua si një kryevepër arkitekturore.

Kulla Eifel është 325 metra e lartë, dhe përbëhet nga një kornizë hekuri e mbështetur mbi katër këmbë, që bashkohen për të formuar një kullë të vetme vertikale. Platformat, secila me një kuvertë vëzhgimi, janë në tre nivele. Ashensorët ngrihen në një lloj kurbe, dhe Eiffel kontraktoi kompaninë njohur amerikane të ashensorëve, për të dizenjuar ashensorët e njohur transparentë.

Ato nuk kishin përfunduar ende më 31 mars 1889, kështu që Gustave Eiffel u ngjit në majën e kullës nga shkallët së bashku me disa miq të guximshëm, duke ngritur atje një flamur të madh francez. Më pas nga platforma e dytë nisën shpërthimet e fishekzjarreve. 

Në fillim të majit u hap Ekspozita Ndërkombëtare e Parisit, dhe kulla shërbeu si porta hyrëse 

për panairin gjigant. Kulla Eifel mbeti struktura më e lartë në botë e ndërtuar nga njeriu deri në përfundimin e ndërtesës Chrysler në Nju Jork në vitin 1930. 

Në mënyrë të pabesueshme, Kulla Eifel rrezikoi të shembej kur skadoi qiramarrja 20-vjeçare e ekspozitës ndërkombëtare në 1909, por atë e ruajti funksioni si një antenë për transmetimin e radios. Ajo mbetet kryesisht e pandryshuar sot, dhe është një nga atraksionet turistike më të rëndësishme në botë.

 

31 Mars 1991 –Pakti i Varshavës pushon së ekzistuari

 

Pas 36 vjetësh nga themelimi, Pakti i Varshavës – aleanca ushtarake midis Bashkimit Sovjetik dhe satelitëve të saj në Europën Lindore – pushon së ekzistuari. Ky akt, ishte një shenjë tjetër se Bashkimi Sovjetik po humbiste kontrollin mbi ish-aleatët e saj, dhe se Lufta e Ftohtë po merrte fund.

Pakti i Varshavës u formua në vitin 1955, kryesisht si një kundërpërgjigje ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj europiano-perëndimorë, për të përfshirë një Gjermani të ri-armatosur në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). NATO u krijua në prillin e vitit 1949 si një aleancë ushtarake mbrojtëse midis Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe disa kombeve evropiane për të penguar zgjerimin e mundshëm sovjetik në Europën Perëndimore. 

Në vitin 1954, vendet e NATO-s, votuan për të lejuar anëtarësimin në organizatë të një Gjermanie Perëndimore të ri-armatosur. 

Sovjetikët u kundërpërgjigjën me themelimin e Paktit të Varshavës. Anëtarët kryesorë përfshinin Bashkimin Sovjetik, Gjermaninë Lindore, Poloninë, Hungarinë, Rumaninë, Bullgarinë, Çekosllovakinë dhe Shqipërinë. Edhe pse sovjetikët pretendonin se organizata ishte një aleancë mbrojtëse, shpejt u bë e qartë se qëllimi parësor i paktit, ishte përforcimi i dominimit komunist në Europën Lindore.

Megjithatë nga fundi i viteve 1980, lëvizjet anti-sovjetike dhe antikomuniste në të gjithë Europën Lindore filluan të lëkundin themelet e Paktit të Varshavës. Në vitin 1990, Gjermania Lindore e braktisi paktin në përgatitje të ribashkimit të saj me Gjermaninë Perëndimore. Polonia dhe Çekosllovakia, dëshmuan gjithashtu dëshirën e tyre të madhe për t’u tërhequr. 

Përballe kësaj situatë, duke vuajtur nga një ekonomi e lëkundur dhe nga një situatë e paqëndrueshme politike, Bashkimi Sovjetik u dorëzua para të pashmangshmes. Në marsin e vitit 1991, komandantët ushtarakë sovjetikë hoqën dorë nga kontrolli i forcave të Paktit të Varshavës. Disa muaj më vonë, Komiteti Politik Konsultativ i Paktit u takua për herë të fundit, dhe njojhu zyrtarisht atë që kishte ndodhur:Pakti i Varshavës kishte vdekur..

 

31 Mars 1492 – Mbretëresha Izabela e Kastiljes në Spanjë, firmos dekretin e Alhambrës, duke urdhëruar që 150.000 nënshtetasit e saj hebraikë dhe myslimane të konvertohen në krishtërim ose të përballen me dëbimin.

 

31 Mars 1822 – Popullata e ishullit grek të Kios, masakrohet nga ushtarët e Perandorisë Osmane pas një rebelimi, një ngjarje e përshkruar edhe nga artisti francez Eugène Delacroix .

 

31 Mars 1909 – Serbia pranon kontrollin austriak mbi Bosnje Hercegovinën.

 

31 Mars 1917 – Shtetet e Bashkuara blejnë nga Danimarka Ishujt e Indive Perëndimore për 25 milionë dollarë, dhe i riemërojnë Ishujt Virgin.

 

31 Mars 1918 – Grupe të armatosura aleate të Federatës Revolucionare Armene dhe Bolshevikëve, nisin masakrimin e azerëve etnikë. Mendohet se afro 12.000 myslimanë të Azerbajxhanit gjetën vdekjen në atë masakër.

 

31 Mars 1918 –Në SHBA, hyn për herë të parë në fuqi ligji mbi ndryshimi orës për kursimin e energjisë. (1 orë para – 1 orë prapa çdo 6 muaj)

 

31 Mars 1930 – Krijohet Kodi i etikës për prodhimin e filmave në Hollivud, duke vendosur rregulla të rrepta për trajtimin e temave të seksit, krimit, fesë dhe dhunës në filma. Ai do të qëndrojë në fuqi deri më 1968.

 

31 Mars 1994 – Evolucioni i njeriut: Revista “Nature”, njofton se antropologët kishin gjetur në Etiopi kafkën e parë të plotë të një australopiteku, një lloj homonoidi i zhdukur i ngjashëm me njeriun, mendohet të ketë jetuar 3.6 milionë vjet më parë.

 

Tags: 31 marsçfarëhistorikkakalendarmendodhur

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Next Post
Foto/ Arrestohet nga policia i shumëkërkuari nga Saranda, ja kush është 21-vjeçari

Foto/ Arrestohet nga policia i shumëkërkuari nga Saranda, ja kush është 21-vjeçari

Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë?! Alkool, shpejtësi dhe…të arrestuar!

Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë?! Alkool, shpejtësi dhe…të arrestuar!

Video/ Famijarët: Të arrestuarit janë ende në Kosovë, publikohen pamjet e largimit të 6 turqve

Video/ Famijarët: Të arrestuarit janë ende në Kosovë, publikohen pamjet e largimit të 6 turqve

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

I nxehti pushton vendin, temperaturat nesër arrijnë nivele ekstreme
Kryesore

I nxehti pushton vendin, temperaturat nesër arrijnë nivele ekstreme

by mirseda
19:35 | 02/06/2025
0

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet...

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Mesfushori largohet nga grumbullimi i Italisë, humbet ndeshjet e kombëtares

Mesfushori largohet nga grumbullimi i Italisë, humbet ndeshjet e kombëtares

19:31 | 02/06/2025
Kërkesat për apartamente bien, ndërtuesit pesimistë ngadalësojnë ritmin

Kërkesat për apartamente bien, ndërtuesit pesimistë ngadalësojnë ritmin

19:29 | 02/06/2025
Përballja Shqipëri-Serbi, nis seanca e parë stërvitore e Kombëtares shqiptare

Përballja Shqipëri-Serbi, nis seanca e parë stërvitore e Kombëtares shqiptare

18:21 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com