Drejtuesja e Kadastrës së Vlorës, Viola Hima, e cila është komanduar në detyrë vetëm pak ditë më parë, mësohet se është dorëhequr.
Katër ditë ka zgjatur eksperienca e Himës në krye të Kadastrës së Vlorës. Hima pritet të zëvendësohet nga një tjetër drejtor. Ajo u komandua në këtë institucion 4 ditë më parë, pas largimit të Bilbil Aliaj, që u dorëhoq rreth një javë më parë.
Kjo situatë e rënduar në Kadastrën e Vlorës, ka disa vite që vijon të mbetet e njëjtë, ku problemet e pronave nuk po marrin fund. Para Himës kanë qenë dhe 8 drejtorë të tjerë që janë larguar.