Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kadastra në kolaps, Rama u jep edhe 4.5 mln euro shtesë për paga

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kadastra në kolaps, Rama u jep edhe 4.5 mln euro shtesë për paga

Qeveria ndryshon buxhetin për agjencinë shtetërore të kadastrës për vitin 2023.

Në vendimin e botuar në Fletoren zyrtare për buxhetin e ASHK parashikohet që për periudhën janar-dhjetor 2023 totali i të ardhurave të kadastrës për periudhën janar-dhjetor 2023 të shtohen 301,2 milionë lekë, ndërsa shpenzimet të rriten 237,1 milionë lekë.

Nga totali i shpenzimeve shtesë të parashikuara për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës 489,4 milionë lekë shtohen te shpenzimet për personelin. Shpenzimet kapitale ulen rreth 79 milionë lekë dhe shpenzimet për projektin e qendrës së kadastrës dixhitale reduktohen rreth 3,9 milionë lekë.

Një nga zërat e buxhetit të shpenzimeve të ASHK-së që pëson rritjen më të larta është ajo për personelin. Konkretisht fondi ‘Për pagat e punonjësve sipas strukturës organike të propozuar’ nga 1,4 miliardë lekë që ishte parashikuar në vendimin e mëparshëm është shtuar rreth 288 milionë lekë, duke arritur në vlerën e 1,7 miliardë lekëve.

Ndërsa fondi i shpenzimeve për pagat e punonjësve me kontratë rritet 20%. Sipas zërave të detajuar të buxhetit të ASHK-së në vendimin e miratuar së fundmi fondi për pagat e punonjësve me kontrata nga 602,5 milionë lekë arrin në 722,3 milionë lekë. Ndërsa shpenzimet e kontributeve për sigurimet shoqërore për punonjësit e strukturës së organikës dhe atyre me kontratë shtohen 67,3 milionë lekë.

Ndryshimet e buxhetit për shtesë të shpenzimeve për personelin miratohen në periudhën kur pas 3 Korrikut në ASHK ka nisur zbatimin projekti për dixhitalizimin e kartelave të pasurive të paluajtshme. Dixhitalizimi i kartelave të pasurive të paluajtshme u shoqërua me vendimin për mbylljen e sporteleve fizike të shërbimeve, ku si subjektet ashtu edhe individët mund të aplikojnë për marrje shërbimesh vetëm nëpërmjet platformës e-Albania dhe zyrave noteriale. Me qëllim luftimin e korrupsionit për kthimin e përgjigjeve për aplikimet që bëjnë individët dhe bizneset po zbatohet një sistem i ri, i cili shqyrton aplikimit sipas algoritmit që përcaktohet nga njësia e quajtur ‘kulla e vrojtimit’.

Ndryshimi i sistemit për shqyrtimin e aplikimeve në një kohë kur kadastra ka ende të papërfunduar procesin e dixhitalizimit të dosjeve të pronave, sipas agjentëve imobiliarë të shitjeve po krijon bllokim në sektorin e shitje-blerjes së pasurive të paluajtshme, pasi vonon kthimi i përgjigjeve dhe në të shumtën e rasteve përgjigja është e paqartë.

Në total nga të dhënat e dhënë më herët nga ASHK dhe të dhënat e pasqyruara në vendimin e qeverisë të botuar në Fletoren Zyrtare në muajin mars 2023 për buxhetin e kadastrës rezulton se vetëm 85% e dosjeve të pronave kanë regjistrim të plotë. Reforma synon dixhitalizmin e rreth 3,187,000 pasurive dhe skanimin e 2,252,000 dosjeve. Më herët Agjencia Shtetërore e Kadastrës kur prezantoi nisjen e projektit të dixhitalizimit u shpreh se nga 4,7 milionë pasuri të paluajtshme, 2,8 milionë pasuri kanë referencë pasurore dhe vetëm 700,000 prona rezultojnë të regjistruara me dosje të plotë.

Mbyllja e plotë e sporteleve fizike të kadastrës po krijon probleme të mëdha edhe për sektorin bankar. Më herët edhe Shoqata Shqiptare e Bankave ngriti shqetësimin se moskryerja e veprimeve të bllokimit të pronave që lihen si kolateral është bërë një faktor me ndikim të rëndësishëm në frenimin e kredisë në dy muajt e fundit. Monitor.al

TË LIDHURA

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament
Politikë

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik
Aktualitet

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

20:53 | 11/03/2026
Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë
Aktualitet

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë

20:21 | 11/03/2026
Next Post
Virusi Nilit bën “kërdinë” në Greqi, shkakton 11 viktima

Virusi Nilit bën “kërdinë” në Greqi, shkakton 11 viktima

Çfarë e pengon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë? Albin Kurti flet për median greke

Çfarë e pengon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë? Albin Kurti flet për median greke

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 30 Gusht 2023







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com