Presidenti Ilir Meta ka komentuar ngjarjen e ndodhur në Bularat, ku RENEA ekzekutoi minoritarin Konstandinos Kacifas.
“Nuk është një ngjarje e rastësishme. Viktima ka qenë i frymëzuar për të shprehur atë akt provokues i cili çoi në atë incident.
Nuk po them që kishte në plan të vriste njerëz, pro ai kishte në plan të demonstronte atë për të cilën ishte frymëzuar. Kjo është një çështje e cila do vlerësohet nga institucionet përkatëse ligj-zbatuese. Ajo që nuk duhet të harrojmë është se segmente të caktuara provokuan tensione mes shqiptarëve dhe grekeve. Madje ata shkaktuan tensione diplomakike mes dy shteteve”, tha Meta.
Politikani shqiptar më afër grekëve, grekët të kanë xhan?
“Edhe ne i kemi xhan grekët, natyrisht ekstremitet nuk e kemi xhan dhe nuk mund të biem në lojën e tyre. Ky ishte një konflikt që trazoi marrëdhëniet tona”, tha Presidenti në studion e emisionit “Zonë e Lirë”.