Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

A ka Shqipëria një problem amerikan?

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
A ka Shqipëria një problem amerikan?

Nga Belen Fernandez, “Middle East Eye”

Ndër tiparet më të çuditshme të peizazhit shqiptar, janë rreth 700.000 bunkerë të shpërndarë nëpër fermat, malet, plazhet dhe qendrat e qyteteve – një testament i qëndrueshëm i historinë së Luftës së Ftohtë në Shqipërinë e vetë-izoluar, nën sundimin stalinist të Enver Hoxhës, i cili përveç zbulimit të armiqve të kudondodhur, ndaloi edhe praktikimin  e besimit fetar dhe pasjen e makinave private.

Pas shembjes së komunizmit në fillim të viteve 1990, disa armiq ndërkombëtarë të Shqipërisë u rehabilituan shumë shpejt – mjafton të kemi parasysh ekzistencën sot të një rruge me emrin “George W Bush” në kryeqytetin e Tiranës, një statujë të ish-presidentit amerikan në Fushë-Krujë, dhe një tjetër (ndoshta të ngritur para kohe) të Hilari Klintonit në Sarandë.

Në librin e tij “Shqipëria moderne: Nga diktatura në demokraci dhe Evropë”, Fred Abrahams, një këshilltar special i organizatës “Human Rights Watch”, e përshkruan kështu skenën e pritjes së sekretarit amerikan të Shtetit, James Baker, në Tiranë në vitin 1991: “Një turmë në ekstazë e rrethoi makinën, duke shpresuar ta shihte nga afër të ftuarin nga Perëndimi. Burrat hidhnin lule, puthnin xhamat, dhe u përpoqën ta mbanin në qytet limuzinën e Baker”.

I njëjti entuziazëm u shfaq edhe gjatë vizitës në vendin me shumicë myslimane të presidentit amerikan Bush në vitin 2007, kur, siç thotë Abraham, Posta Shqiptare emetoi “një seri pullash që e përkujtonin atë ngjarje”. Unë mund të raportoj me siguri se Shqipëria është vendi i vetëm nga 60 e ca vende që kam vizituar deri tani, ku pohimi se jam amerikane u pasua nga reagimi entuziast “fantastike!”.

Gjatë qëndrimit tim këtë verë në një qytet të vogël bregdetar në jugun e Shqipërinë, një banor i qytetit e pa të nevojshme të hidhte fishekzjarrë në 4 korrik ditën e pavarësisë së SHBA-së. Natyrisht, Shtetet e Bashkuara kanë marrë jashtë marrëveshjeve, më shumë se vetëm një koleksion pullash. Tek e fundit, përkushtimi ndërkombëtar është i pakuptimtë, në rast se nuk mund të shfrytëzohet për përfitime politiko-ekonomike.

Favore dhe shërbime

Si pjesë e aleancës së sapokrijuar pas vitit 1990, qeveria shqiptare jo vetëm që tregoi një mikpritje të konsiderueshme ndaj amerikanëve, por ka qenë pjesë e operacioneve të fshehta antiterror. Natyrisht, interpretimi u bë edhe më emocionues pas fillimit zyrtar të luftës kundër terrorizmit – një “qerre” në të cilën Shqipëria hipi dhe shkoi me të deri në Irak dhe Afganistan.

Në një rast në vitin 2004, një shtetas gjerman me prejardhje libaneze, Khaled El-Masri, u dërgua në Shqipëri kur CIA nuk po dinte se çfarë të bënte me të, pasi e rrëmbeu gabimisht nga Maqedonia në Afganistan. Gjatë trajektores së tij ndër-kontinentale, El-Masri iu nënshtrua torturave nga agjentët e CIA-s, sipas një vendimi të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Taktika e diversionit

Tani, në një epokë në të cilën Shtetet e Bashkuara janë duke nxitur dhe njëherazi luftuar terrorin, një program me emrin “Kundërshtimi i Ekstremizmit të Dhunshëm” (CVE) po i imponohet botës, si një mjet për të tërhequr vëmendjen nga fakti se shumë nga ato që bën vetë SHBA-ja, janë jashtëzakonisht të dhunshme.

U zbulua se gjatë presidencës së Barak Obamës, rezultati i CVE-së ishte se myslimanët janë të prirur ndaj radikalizimit, për arsye që nuk kanë të bëjnë fare as me luftërat amerikane mbi ta, apo me aktivitete të tjera të ngjashme, sikurse është shpërdorimi vjetor i Izraelit në miliarda dollar, për t’ua bërë jetën palestinezëve një ferr të vërtetë.

Natyrisht as Shqipëria, nuk është kursyer nga epidemia e CVE; tetorin e kaluar, OSBE ndihmoi në organizimin e një konference mbi këtë temë në qytetin e Elbasanit. Muajin që pasoi, policia shqiptare pretendoi se kishte sabotuar një sulm të Shtetit Islamik në Shqipëri ndaj ekipit kombëtar izraelit të futbollit, në kuadër të një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës.

Planifikuesi i këtij sulmi u tha se kishte lindur në Kosovë, Lavdrim Muhaxheri, i përshkruar nga britanikja “The Independent” si “komandanti i vetëshpallur i shqiptarëve në Siri dhe Irak”, i cili u vra këtë qershor gjatë një sulmi ajror të koalicionit amerikan në Siri, një lajm i konfirmuar zyrtarisht këtë muaj. Ndërkohë më herët gjatë këtij viti, pati raportime se Shqipëria do të rivendoste trupat e saj në Irak për të ndihmuar në luftën kundër ISIS – duke marrë kësisoj pjesë tek më shumë zgjidhje jo-globale ‘Made in USA’.

Fati i botës

Por cila është në fund elementi qëndruar në kryqëzimin midis politikës së jashtme të SHBA-së, dhe një kombi të panjohur, që përgjithësisht konsiderohet si i parëndësishëm për çështjet botërore? Qëllimi sigurisht nuk është që të shtojë mbulimin sensacional të Ballkanit si një “zone e nxehtë”, e rrezikuar nga rreziku i radikalizmit islamik, apo të sugjerojë se historia shqiptare para marrëdhënies së dashurisë me SHBA-në nuk ka pasur ndikim në dinamikën aktuale, dhe se gjithçka është përsosmërisht krejtësisht bardh e zi.

Përkundrazi, qëllimi është të tërheqë vëmendjen mbi mënyrat destruktive në të cilat fuqia shpërndahet në mbarë tokën – ku, vlen të theksohet, se shumica dërrmuese e vendeve ndodhen në të njëjtën varkë si Shqipëria, në aspektin e perceptimit të parëndësisë territoriale.

Duke rikujtuar vizitën e Bushit në Shqipëri në vitin 2007, Abrahams citon reagimin e Edi Ramës, asokohe kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe tanimë kryeministër i vendit: “SHBA-ja është një aktore vërtet vendimtare për fatin e botës”. Mjerisht, fati ka ndikuar në dhënien e shtetësisë së nderit askujt tjetër përveçse Donald Trampit nga kryebashkiaku i një qyteti në periferi të Tiranës. Le të shpresojmë se ka mjaftueshëm hapësirë për ne të gjithë në ato bunkerë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: amerikanfavore dhe sherbimepresidenti bushproblemshqiperia

TË LIDHURA

Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i të rrezikshmëve nga Durrësi në Fier
Aktualitet

Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i të rrezikshmëve nga Durrësi në Fier

20:51 | 14/01/2026
SHBA pezullon vizat e emigracionit për Shqipërinë, refuzimi nis më 21 janar dhe pa afat
Aktualitet

SHBA pezullon vizat e emigracionit për Shqipërinë, refuzimi nis më 21 janar dhe pa afat

18:43 | 14/01/2026
Tregu te ‘5 Maji’ shkrumb e hi, shitësit dhe qytetarët: Duhen kushte sigurie
Aktualitet

Tregu te ‘5 Maji’ shkrumb e hi, shitësit dhe qytetarët: Duhen kushte sigurie

18:18 | 14/01/2026
Next Post
Universitetet në Shqipëri, ja sa janë rritur tarifat e shkollimit në vitet 2011-2016

Universitetet në Shqipëri, ja sa janë rritur tarifat e shkollimit në vitet 2011-2016

Punësime për vota në Ujësjellës, Mandija dërgon në Prokurori rastet dyshuese

Abuzimi me punësimet gjatë fushatës zgjedhore, Mandija dërgon raportin në prokurori

Raporti i ministrave teknikë, Rama: Prishën gjithçka ishte ndërtuar për zgjedhjet

Raporti i ministrave teknikë, Rama: Prishën gjithçka ishte ndërtuar për zgjedhjet







JU REKOMANDOJMË

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Stine pas largimit nga BBVA 5: Vendim për familjen dhe veten
Showbizz

Stine pas largimit nga BBVA 5: Vendim për familjen dhe veten

by mirseda
22:55 | 14/01/2026
0

Stine ka dhënë së fundmi një intervistë në “Big Brother Radio” me Elona Duron, ku ka folur...

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

22:18 | 14/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Zelensky do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë në Ukrainë

Zelensky do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë në Ukrainë

21:58 | 14/01/2026
Vendet perëndimore këshillojnë largimin e qytetarëve nga Irani për shkak të tensioneve

Vendet perëndimore këshillojnë largimin e qytetarëve nga Irani për shkak të tensioneve

21:15 | 14/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com