Ish kryeministri Sali Berisha, teksa ka folur në media ka deklaruar se ai nuk ka frikë, por nuk e konsideron veten trim. Sipas Berishës, aventura nuk duhet provokuar, por rrezikut nuk duhet ti ikësh asnjëherë, por duhet të përballesh me të.
Berisha tregon se ka patur një qëndrim të palëkundur, ndërsa kujton kur i janë hedhur bombat tek këmbët në Shkallnur, por ai ka vijuar fjalimin pa ndërprerje.
Për të treguar dhe dhënë përgjigje pyetje se : A ka frikë Sali Berisha?, ai kujton rastet kur i janë shkrepur breshëritë në Lushnjë dhe pritat e Haklajve në Tropojë, por kurrë nuk është zmbrapsur.
Berisha ka rrëfyer edhe sulmin ndaj presidencës, por thotë se ai ka qëndruar në zyrën për një kohë të gjatë, ka fjetur dhe ushqyer në presidencë.
“Unë e vlerësoj pyetjen edhe është pyetje për mendimin tim fondamentale për çdo politikan dhe për çdo njeri. Në tërësi ka dy qëndrime ndaj frikës, ndaj rrezikut, se frika vjen nga rreziku, përballja dhe ikja nga rreziku. Unë i përkas qëndrimit të parë dhe jap disa shembuj: Në Shkallnur hodhën bombën te këmbët, unë vazhdova fjalimin, në Lushnjë shkrehën breshërinë unë vazhdova, u nisa për Tropojë dolën Hakjajt bllokuan rrugën, unë vazhdova para bëra mitingun. Në presidencë, sulmuan e menduan se erdhi koha ta qërrojnë Sali Berishën, erdhën dhe mbetën në hekurat e Presidencës, qëndrova 3 ditë e tre netë duke u ushqyer dhe fjetur në Presidencë.
Në 21 Janar, qëndrova, ata që kanë ardhur ë kanë gjetur në zyrë dhe më kanë gjetur me dosje në duar. Pas disa ditësh erdhi një zyrtar amerikan i dërguar nga Klinton dhe më thotë, më kërkon a ka mundësi të mos vish nesër në zyrë? I them absolutisht, se është ditë pune, po edhe të mos ishte, do isha në zyrë.
Me tha s’bëhet nami se nuk je.I thashë të të jap mesazhin për Ramën? Po preke gjënë më të vogël do jenë 5 snajper, 4 nga te katërt anët dhe unë ne mes dhe do goditet vetëm po nuk e shpoi plumbi.Ti po thua tha Shqipëria e shek 19, më vjen keq i thashë, Shqipëria e shek 21. Unë për zjarrvënës do bëj atë që më takon me bë. I thuaj se një post policie po e prekën në mënyrë absolute s’do kthehet në Shqipëri i gjallë.
Ia kanë thënë, që po të lëvizte në atë mënyrë do qëllohej, u zhduk në 27 janar si ajo e pulës. Funksionoi. Pse kjo përballje e imja? Vjen nga fëmijëria më e hershme e imja, mund të jetë edhe kanunore. Porosia që na jepnin më të parët, mos i ik rrezikut, se rreziku të nxën. Unë e pësoja sa here kisha frike, e shihja kur isha femije, qe po te humbisja, humbisja se kisha frike dhe i thosha vetes mire t’u be, se pate frike. Sot është jashtë çdo lloj dyshimi qe unë nuk kam frike, nuk jam trim por frike nuk kam”