Genoa ka ndalur marshin e fitoreve të Juventusit në javën e 9 të Serie A, pasi ka barazuar 1-1 në “Allian Stadium”. Me këtë barazim, Juve shkon në kuotën e 25 pikëve, dhe tani Napoli, Inter dhe Lazio kanë mundësi të përfitojnë duke iu afruar kampionëve.
Bardhezinjtë e nisën ndeshjen mjaft mirë duke tronditur shtyllën me Ronaldon pas një goditje me kokë. Ndërsa në minutën e 18’ ylli portugez ka dërguar topin në rrjetë për ti dhënë avantazhin Juves.
CR7 me nuhatje dhe me pak fat ka shtyrë topin në rrjetë. Juve vazhdon të insistojë për golin e dytë, por pa sukses. Pas pushimit Genoa, një nga aksionet e rrallë, arrin të barazojë rezultatin.
Në minutën e 67’ Daniele Bessa ka bëjë të heshtë Allianz Stadium me golin e tij nga pranë portës që mundi portierin Szczesny. Juventus e kishte ulur disi ritmin pas pushimit dhe nuk e kërkoi golin me aq insistim si në të parën. Minutat kalojnë dhe lojtarët e Juve-s nuk kanë vendosmërinë e duhur për të rikthyer avantazhin. Genoa mbrohet mirë dhe arrin të marë një pikë.