Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Justifikimi i diktaturës është teatër ligësie

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
A mund të besojmë te zgjedhjet kur s’ka llogaridhënie?

Nga: Agim Baçi

Kandidatja që kryeson sot listën e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, ndoshta ka ëndërruar gjatë që si deputete do ta propozonte vetë diktatori. Ose, kur është propozuar nga Edi Rama që të kryesojë listën e Tiranës, ajo mund të ketë dalluar te kryesocialisti tipare të “Atij” të cilin së fundmi e lëvdoi publikisht. Është e vështirë të imagjinosh se cilën peshore ka patur ndërmend zonja Bozo kur tha se e shihte se koha e diktatorit Hoxha “anonte nga e mira”.

Natyrisht, për gjithkënd që gjykon përmes së mirës dhe së keqes, një peshore e tillë është e ndryshkur, ose e graduar prej kohësh me atë njësi matëse ideologjike, e thuajse edhe e pandryshuar në gjithë këta vite pavarësisht se krimet e diktatorit janë të faktuara publikisht. Fatkeqësisht zonja Bozo nuk është as e para e as fundit që ka besuar se “diktatori ka bërë të mira”. Madje, një sondazh i OSBE-së, i pesë viteve më parë, nxirrte pikërisht në pah faktin se një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve kishin nostalgji apo admirim për atë kohë  denatyrimi e krimi.

Ai sondazh kaloi në heshtje, pasi mesa duket të majtëve, me në krye z. Rama u erdhi përshtat ai konstatim nostalgjikësh. Falë atij sondazhi u kryen edhe shumë operacione sociale nga qeverisja aktuale, që rikthyen në skenën politike njerëz që nuk e fshehin më admirimin për diktatorin edhe pse në atë humnerë të thellë njerëzore numërohen mbi 10 mijë të pushkatuar, mbi 30 mijë të burgosur e qindra mijëra të internuar e të poshtëruar.

Një gërshetim nostaligjikësh të llojit Bozo me “të fortët” që u panë të shoqëronin shefin e qeverisë të dielën në Elbasan, është në fakt edhe ai kombinim ideologjiko-gangsterr që e kishte për zemër edhe vetë diktatori. Duke gërshetuar nostalgjinë për autorët e krimeve makabre ndaj bashkëqytetarëve, e njëkohësisht duke zëvendësuar “njeriun e  ri” me “njeriun e dhunës” z. Rama kërkon që të konkurrojë qetësisht në rrugëtimin ideologjik që i lanë të parët e tij, për të qenë një vijues i denjë i së njëjtës logjikë pushteti – adhurim dhe frikësim!

Në fakt, gjithkush që e dëgjoi videon e zonjës Bozo, e kupton se ajo e ka bindje çështjen e të drejtës që i kishte dhënë vetes diktatori për të vrarë shqiptarët që nuk i binden, pasi ajo tashmë e justifikon me kushtetutën e asaj kohe, ku shënohej se ishte “diktaturë e proletariatit”. Është një justifikim që është pjesë e gjithë banalitetit të atyre që besuan e besojnë ende se dikush ka të drejtë që, në emër të bindjeve, të godasë e shkatërrojë këdo që ka përballë. Dhe të mendosh se të tilla ide e njerëz gradohen sot nga z. Rama, është një trishtim që duhet të na shkundë nga ajo që nuk kemi dashur të shohim me vite në shoqërinë tonë edhe pse kanë kaluar tridhjetë vjet nga ndryshimi i sistemit politik.

Akte të tilla guximi, për të mbrojtur kaq hapur diktaturën dhe diktatorin, tregojnë se ne si shoqëri  kemi dështuar në rrëfimin tonë për të shkuarën. Natyrisht, Bozo nuk është as e para e as e fundit që nuk pendohet për atë që ka besuar, por ne si shoqëri duhet të bëjmë gjithçka që ide të tilla të jenë të ndëshkueshme jo vetëm moralisht, por edhe ligjërisht, ashtu siç ka ndodhur në disa vende ish-komuniste.

Nga ajo intervistë e zonjës Bozo, dhënë në TVSH, të paktën, kemi një fakt publik që duhet marrë shumë seriozisht – kemi faktin që ata që e shfaqin simpatinë për Enver Hoxhën nuk e fshehin më, apo të bëjnë sikur janë kundër diktaturës. Sepse ne kemi patur njerëz që për disa vite janë sjellë si të dashuruar me demokracinë, ndërkohë që në fakt kanë adhuruar diktaturën. Por zonja Bozo nuk e fshehu këtë adhurim të sajin, dhe më së paku, rrëfeu se cilës anë i përket në historinë sonë të përbashkët.

Ndaj, shqiptarët tashmë nuk kanë pse të kenë ndonjë dilemë për atë që kanë përballë në zgjedhjet e 25 Prillit. Sepse kushdo nga ne duhet të dijë se neve na përfaqëson ajo që mbrojmë në jetë. Nëse ndonjëri prej nesh justifikon të keqen, të ligën e çnjerëzoren, nuk tregon veçse pjesën e tij brenda vetes, tregon atë që ka ëndërruar të jetë, që ka ëndërruar të përfaqësojë. Përballë këtij guximi, për të lëvduar kaq hapur diktatorin, ne mbetet që jo vetëm të lutemi: “Zoti e faltë zonjën Bozo!”, por edhe të luftojmë që të mos të lejojmë që rikthimi i ligësisë të bëhet realitet.

Tags: Agim Baçidiktaturaopinionteater ligesie

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
”Mund të ruhet në temperatura -2 gradë”/ AstraZeneca: Ja sa kushton vaksina

Gjermania pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Haradinaj kërkon rinumërim të votave

Haradinaj: Përgjegjësi e Kurtit dhe Osmanit t’i bëjnë votat për presidentin

Video/ Momenti kur Ernejt Shyti ndjek nga pas Behar Sofinë në anë të Lanës

Video/ Momenti kur Ernejt Shyti ndjek nga pas Behar Sofinë në anë të Lanës







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe
Bota

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe

by mirseda
22:48 | 18/03/2026
0

Hetimet lidhur me vdekjen e influenceres 32-vjeçare në Austri, kanë marrë një tjetër rrjedhë. Provat, raportet mjeko-ligjore...

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

22:48 | 18/03/2026
“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

22:40 | 18/03/2026
Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

21:57 | 18/03/2026
Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

21:51 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com