Gjermania fitoi të mërkurën në mbrëmje minimalisht në miqësoren ndaj Çekisë. Goli i vetëm u shënua nga Lukas Valdshmid, ndonëse rastet për shënim nuk munguan nga djemtë e Lëvit.
Trajneri i “Pancerave” tha dje gjatë grumbullimit të skuadrës së tij se në ndeshjet e ardhshme me Ukrainën dhe Spanjën do të shihet skuadra e vërtetë.
Lëv u ndal edhe një herë tek objektivi i madhor që ka skuadra e tij, Europiani. Për gjermanin, skuadra duhet të jetë gati në qershor për t’i shkuar sa më pranë fitimit të trofeut.
“Të gjitha ndeshjet që po luajmë tani duhet të na shërbejnë për kompeticionin madhor. Ne jemi Gjermania dhe objektivi ynë është gjithmonë të jemi protagonistë. Edhe në Botërorin e Brazilit shumë pak na shihnin si favoritë, por në fund të gjithë e panë se çfarë ndodhi”, pohoi Lëv.