pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24betasusjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalvevobahismatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomkulisbetpusulabetjojobet canlıbetgitbetgit girişcasinomilyonromabet girişromabetbetbey girişbetbeyholiganbet girişcasinomilyongameofbet girişholiganbetradissonbet girişgameofbetcratosroyalbet girişradissonbetgrandpashabet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalbetsalvadorromabet güncel girişbetbey güncel girişholiganbet güncel girişgameofbet güncel girişradissonbet güncel girişcratosroyalbet güncel girişgrandpashabet güncel girişimajbet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetkulisbetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetbetgitromabetbetbeyhititbetholiganbetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetCasibomikimislicratosroyalbetromabetjojobet girişjojobetcasibomJojobetgrandpashabet girişmarsbahis
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Jetoi 4 vite në një anije të braktisur, historia e marinarit Muhamed Aisha

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Më 22 prill, një marinar sirian u rikthye më në fund në shtëpinë e tij pasi kaloi 4 vite në një anije tregtare të braktisur në Gjirin e Suezit, pa energji elektrike dhe ujë të pastër, për shkak të një sërë rrethanash që nuk janë edhe aq të rralla në botën e tregtisë detare.

Anija ishte bllokuar gjatë njërit prej udhëtimeve pasi nuk po respektonte disa rregulla të sigurisë. Meqë as kapiteni i anijes dhe as pronarët e saj nuk kishin qenë në gjendje apo nuk donin ta zgjidhnin problemin, ajo u braktis në mesin e një situate të paqartë që vazhdon ende sot.

Dhe meqenëse një gjykatë e kishte caktuar atë si kujdestarin ligjor të anijes, marinari nuk mund të largohej prej saj. Situata e marinarit Muhamed Aisha, u zgjidh përfundimisht vetëm kur Federata Ndërkombëtare e Punëtorëve të Transportit, arriti të bindë autoritetet që ta  zëvendësonte.

Gjithsesi, problemi i anijeve të mëdha që braktisen duke lënë të bllokuar ekuipazhin e tyre është larg zgjidhjes. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, një agjenci e Kombeve të Bashkuara që merret me drejtësinë sociale, aktualisht janë250 raste të anijeve të braktisura me njerëz brenda në bord.

Në vitin 2020, rastet e reja – 85 në total – u dyfishuan krahasuar me vitin 2019. Në këtë rast, historia e Muhamed Aisha është shumë më e pazakontë. Ajo u raportua nga BBC gjatë ditëve kur Kanali i Suezit ishte nën vëmendjen e mediave ndërkombëtare për shkak të bllokimit të kanalit nga anija gjigante e kontejnerëve“Ever Given”.

Gjithçka filloi në Xhedah të Arabisë Saudite më 5 maj 2017, kur Aisha me origjinë nga Tartus, një qytet sirian buzëdetit Mesdhe iu bashkua ekuipazhit të anijes tregtare “MV Aman” si oficeri i parë. Vetëm 2 muaj më vonë anija u bllokua nga autoritetet egjiptiane në portin e vogël të Al Adabija, afër grykës së Kanalit të Suezit pasi kishin skaduar çertifikatat e saj të sigurisë.

Situata mund të zgjidhej lehtësisht, por pronari libanez i anijes refuzoi të paguante kostot e nevojshme të karburantit, dhe kompania me seli në Bahrein që zotëronte anijen ndodhej në vështirësi financiare. Por për autoritetet egjiptiane, ishte e nevojshme të identifikohej një person qëishte ligjërisht përgjegjës dhe që të qëndronte në bordin e anijes.

Kapiteni i anijes – një egjiptian – ishte në breg, dhe për këtë arsye u zgjodh Aisha, që ishte anëtari i ekuipazhit me pozitën më të lartë. Në fillim Aisha nuk e kuptonte se për çfarë bënte fjalë urdhri i gjykatës. Vetëm disa muaj më vonë, kur anëtarët e tjerë të ekuipazhit filluan të largoheshin, e zbuloi që nuk mund të largohej nga anija nëse ajo nuk i shitej dikujt tjetër apo nëse vendin e tij nuk e zinte dikush tjetër.

Ndërkohë, autoritetet egjiptiane i mbajtën pasaportën e tij siriane. Që nga ai moment pasuan disa vite që nuk kanë qenë të lehta për Aishan. Në gushtin e vitit 2018, ai mori lajmin e  vdekjes së nënës së tij, por nuk mundi të merrte pjesë në funeralin e saj.

Një vit më vonë marinari mbeti krejtësisht vetëm në “MV Aman”, pa karburant dhe për rrjedhojë pa energji elektrike. Askush nuk po i paguante rrogën, dhe gjendja e tij psikologjike vazhdoi të përkeqësohej. Ai i tha BBC se natën anija i dukej si një varr.

Jeta në anije ishte e pashëndetshme, pasi përveç mungesës së energjisë elektrike dhe ujit të rrjedhshëm, kishte minj, miza dhe mushkonja, që ishin të shumta në disa periudha. Një mjek që e vizitoi atë kohët e fundit tha se Aisha kishte simptoma të njerëzve që janë burgosur për vite në gjendje të keqe:ai ishte e keq-ushqyer dhe anemik, dhe kishte dhimbje në këmbë.

Me kalimin e kohës, kushtet në anijen “MV Aman” u përkeqësuan,dhe sot anija është e rrënuar. Në marsin e vitit 2020, një stuhi bëri që anija të zhvendosej për 8 kilometra, derisa u përplas disa qindra metra nga bregu, afër qytetit të Adabija.

Aisha kujton se ishte shumë i frikësuar gjatë kohës që anija po lëvizte në mënyrë kaotike, por në fund mendoi se stuhia ishte “një akt i Zotit”, pasi e afroi atë mjaftueshëm pranë bregut për t’i dhënë mundësi të notonte deri në breg për të rimbushur telefonin e tij dhe për të blerë furnizime ushqimore.

Gjithsesi zbritjet e tij në tokë mund të zgjasnin maksimumi 2 orë, pasi zona afër anijes është një zonë nën kontrollin e ushtrisë. Kompania që ka në pronësi “MV Aman”, Tylos Shipping and Marine Services, i tha BBC se ishte përpjekur përgjatë viteve ta ndihmonte Muhamedin, por nuk mund ta bënte dot këtë, pasi nuk mund t’u kërkonin autoriteteve egjiptiane që t’i hiqnin statusin e tij të kujdestarit ligjor.

Federata Ndërkombëtare e Punëtorëve të Transportit u përpoq për muaj të tërë të bindte kompaninë të zgjidhte hallin e Aishës. Tani ky i fundit ia ka dalë më në fund të rikthehet në familjen e tij,dhe pavarësisht nga përvoja e tmerrshme që ka pasur, thotë se dëshiron të rifillojë punë e tij si marinar.

Ndërkohë,25 marinarë indianë të anijes “Ever Given”, rrezikojnë të kenë një fat të ngjashëm. Anija është aktualisht në Liqenin e Madh të Hidhur, një nga zonat në zgjerim të Kanalit të Suezit. Autoritetet egjiptiane e kanë sekuestruar në pritje të një zgjidhje në favor të Egjiptit, për shkak të dëmit të shkaktuar nga bllokimi i trafikut që shkaktoi anija pak javë më parë.

Burimi i lajmit: https://www.ilpost.it/2021/04/25/marinaio-siriano-nave-abbandonata-egitto/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: marinarMuhamed Aishasirian

TË LIDHURA

Bota

Trump: Kemi marrëveshje me Iranin, Ngushtica e Hormuzit do të rihapet menjëherë

22:08 | 11/06/2026
Bota

Mediat: Trump zbut kushtet për Iranin pas ndërhyrjes së Netanyahut

21:47 | 11/06/2026
Bota

Irani: Nuk është rënë dakord për asnjë dokument për marrëveshjen me SHBA-në

21:43 | 11/06/2026
Next Post

''Muret e qelisë nuk e mbajnë dot entuziazmin tim''/ Thaçi uron Ramën

Mark Marku: PD nuk do t’i njohë kurrë këto zgjedhje

“Paqe” në aktin e parë, Reali dhe Çelsi do të zgjidhin gjithçka në Londër







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

Redi Shehu: Heqja e “non grata”-s për Berishën po e riciklon politikisht ndërkombëtarisht

12:13 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Gent Prongi publikon mesazhet, ja si po detyrohet administrata të marrë pjesë në aktivitetin e Ramës

by mirseda
09:30 | 12/06/2026
0

Aktivisti Gent Progni, ka publikuar në rrjetet sociale disa denoncime në lidhje me presionin që po u...

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026

Formimi i qeverisë në Kosovë mbetet ‘peng’ i negociatave mes partive

09:20 | 12/06/2026
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

SPAK , Policia e Shtetit aksion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, disa masa sigurie

09:02 | 12/06/2026

“Revolucion”, “Shqipëri e Re”/ Marshimi masiv në Tiranë, jehon thirrja: Rama jep dorëheqjen!

22:59 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com